Kryeministri ngushëllon familjen Konushevci

Ngushëllime

Kryeministri ngushëllon familjen Konushevci

Më: 1 dhjetor 2013 Në ora: 11:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Konushevci me rastin e shuarjes së jetës së poetit dhe studiuesit të shquar Abdullah Konushevci.

Në tekstin e telegramit thuhet:

E nderuara familje Konushevci,

Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin pë shuarjen e jetës së poetit, kritikut, studiuesit dhe letrarit të shquar, Abdullah Konushevci.

Abdullah Konushevci ishte dhe do të mbetet ndër profilet më të kultivuara intelektuale albanologjike, një nga penat më të mprehta, që me erudicion dhe saktësi lazerike ka lënë gjurmë të përjetsme në letërsinë shqipe.

Vdekja e hershme e Abdullahut është humbje e madhe e familjes dhe miqve të tij, është humbje një talenti, intelektuali dhe dijetari të përmasave kombëtare.

Në emë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju lutem pranoni ngushëllmet më të sinqerta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat