Kusari-Lila telegram ngushëllimi familjes Maliqi

Ngushëllime

Kusari-Lila telegram ngushëllimi familjes Maliqi

Më: 4 nëntor 2014 Në ora: 19:01

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Maliqi me rastin e vdekjes së Kryetarit të Shoqatës “Sofra Gjakovare”, Baki Maliqit.
Kusari-Lila e ka vlerësuar mjaftë shumë figurën e Baki Maliqit duke theksuar se ai ishte njeriu i cili mbajti gjallë kulturën dhe traditën gjakovare në trojet shqiptare në Maqedoni, por edhe më gjërë.
Ja edhe telegrami i plotë i Kusari-Lilës:
Telegram Ngushëllimi

E nderuara familja Maliqi,
Me dhembje të thellë, mora lajmin për vdekjen e Kryetarit të Shoqatës “Sofra Gjakovare”, veprimtarit dhe familjarit tuaj, z. Baki Maliqi, njeriut i cili mbajti gjallë kulturën dhe traditën gjakovare në trojet shqiptare në Maqedoni, por edhe më gjërë.
Humbja e Bakiut, është humbje për gjithë Komunën e Gjakovës, pasi që i ndjeri në vazhdimësi dha shumë për traditën e cila gjithmonë gjakovarët i bëri të veçantë kudo ku jetuan ata.
Si kryetare e Komunës së Gjakovës, por edhe më herët, kisha nderin që Bakiun ta njihja nga afër, të dëgjoja shumë herë vizionin e tij për kulturën, për mbajtjen në jetë të këngëve të vjetra gjakovare, por gjithashtu në çdo komunikim të tij reflektonte krenaria që ndjente për Gjakovën.
Në këto qaste të dhembjes dhe pikllimit, më lejoni që në emër të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës t’ju shpreh ngushëllimet më të siqerta për familjen dhe për shoqatën “Sofra Gjakovare”.
I ndjeri Baki Maliqi, gjithmonë do kujtohet si veprimtarë i denjë i kulturës dhe traditës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat