Ministëri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ngushëlluar familjen Berisha me rastin e vdekjes së Akademikut Engjëll Berisha.
“E nderuara familje Berisha,
Me shumë pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta familjarit tuaj, të akademikut Engjëll Berisha.
Vdekja e tij është një humbje shumë e madhe për ju, miqtë, kolegët dhe për kulturën e kombit tonë në përgjithësi, të cilën ai e kultivoi dhe e përcolli ndër gjenerata përmes punës edukative dhe kontributit shumë të çmuar në fushën e muzikës.
Ka qenë dhe mbetet shembulli i mësuesit dhe frymëzuesit për breza të tërë të muzicientëve. Engjëll Berisha do të kujtohet për punën e jashtëzakonshme në historinë e muzikës shqiptare.
Engjëll Berisha, emri dhe krijimtaria e tij do të mbesin një thesar i çmuar i përhershëm i yni.
Andaj, ngushëllime familjes, miqve, kolegëve e dashamirëve të tij.”
Sinqerisht,
Kujtim Shala
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit