Telegram ngushëllimi për vdekjen e dr. Idriz Bashës

Ngushëllime

Telegram ngushëllimi për vdekjen e dr. Idriz Bashës

Më: 20 shkurt 2015 Në ora: 22:03

E nderuara familje e dr. Idriz Basha, znj.Kimete, vajza, vëllezër, farefis, miq dhe kolegë, më lejoni që n’emër timin, të familjes sime dhe n ‘emër të: Shoqatës Miqtë e TMK-ës, përkatësisht Shoqatave të dala nga lufta, të Rezistencës Kombëtare Shqiptare të Kosovës “Enver Hadri” me seli në Mbretërinë e Belgjikës t’u shprehi ngushëllimet më të sinqerta për vdekjën e bashkëshortit, babait, bashkëmendimtarit të pa harruar në veprimtarinë atdhetare si shembull emblematik prej mërgimtari, në punën titanike patriotike, i cili e vazhdoi rrugën e të madhit Faik Konica, bashkëudhetar i denjë i Heriot: Enver Hadri, Ibrahim Rugova etj.

Ambasador i parë i Shqipërisë Demokratike në Belgjikë. Kryetar i parë i bashkimit të Asosacioneve në Belgjikë. Ndihem krenar që pata fatin ta njoh dhe të bashkëveproj me Të. Ishte autor i shumë artikujve, veprave me vlerë gjithëkombëtare, dhe me të vërtetë shtypi i huaj bënte pyetje: “A është ky Degolli i shqipëtarëve?” PO! Ishte përgjigjja. Jam takue me të në banesë, në lokale, në aktivitete; Pra kemi dal e nejt me të sikur t’ishim shokë të vjetër dhe si kolegë, njohës shembullor i rrethanave politiko-shoqërore që fatkeqësisht ato neja na u paskan shue, sepse pas një sëmundje të rëndë paska ndërrue jetë, por kujtimi për të do të jetë i pa harruar.

Andaj më të drejt ju themi:

Qetësohuni se Jeni krenar dhe frenojeni krenarinë tuaj. E vërteta nuk është jashtë jush, por në vetveten tuaj. Gjejeni veten në vetvete, nënshtroja vetes vetveten, frenoje veten dhe do të përjetoni pavdekshmërinë dhe të vërtetën në altarin e Lirisë. Edhe të tjerët do t'i beni të lirë dhe do të njohësh vetveten sepse jeta do të begatohet dhe ju nuk do të harroheni kurrë nga ne dhe pasardhësit tuaj krenar.

U qoftë dheu i lehtë!
Lavdi !
Përjetësi!

Halit Elshani, kryetar i Shoqatës “Miqtë e TMK-ës,
përkatësisht i Shoqatave të dala nga lufta
me seli në Bruksel
Riza Budakova, kryetar i “RKSHK”-ës “Enver Hadri”,
me seli në Mretërinë e Belgjikës, në Bruksel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat