Pacolli ngushëllon familjen Olloni

Ngushëllime

Pacolli ngushëllon familjen Olloni

Më: 7 prill 2015 Në ora: 12:53

Aleanca Kosova e Re dhe kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Olloni me rastin e vdekjes së asamblistit, Gent Olloni.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet “Me pikëllim dhe dhembje të thellë e mora lajmin për vdekjen e z.Gent Olloni, sekretar i degës dhe këshilltar i AKR-së në Komunën e Gjakovës. E nderuara familje Olloni, pranoni ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit, babait dhe djalit tuaj të dashur. Do të na mungoje të gjithëve energjia, angazhimi dhe puna e tij e palodhshme për gjithë këto vite qe ai ia përkushtoi kauzës dhe vizionit të AKR-së, në interes të të gjithë qytetarëve të Gjakovës”.
“Më vjen shumë keq që ndodhem jashtë Kosovës dhe nuk mundë të jem pranë jush në këto çaste pikëllimi, sidoqoftë edhe një herë në emrin tim personal si dhe në emër të AKR-së, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, Gentit iu prehtë shpirti në paqe dhe zoti qoftë me të dhe me ju familje e respektuar”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat