Si po e injoron kryeministri Rama ardhmërinë e vendit

Opinione

Si po e injoron kryeministri Rama ardhmërinë e vendit

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 20 dhjetor 2018 Në ora: 19:32
Edi Rama

Po bëhen dy javë nga protesta e studentëve, e kryeministri Rama akoma nuk po reflekton. Së pari u mendua disa ditë se çka duhet të ndërmerr, jo për të zgjidhur problemin, po duke kërkuar dhe gjurmuar fajtorin, se kush i organizoi. Taktizimet e tij ishin fitimi në kohë. Studentët u paraqitën me vetëm 8 kërkesa, shumë të natyrshme, që sa qel e mbyll sytë mund të plotësoheshin. Disa nga kërkesat janë : përgjysmimi i tarifës së studimeve, mbështetja e studentëve në kërkime shkencore, mbështetja e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkime shkencore, përmirësim i kushteve në konvikte, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë etj.

 Kryeministri Rama mund t`u premtonte realizimin e kërkesave, e pastaj të dialogonte dhe të shikoheshin mundësitë që t`i përkrahte dhe t`i ndihmonte edhe më shumë se kaq. Apo ndoshta ai po kërkon që së pari t`i hipnotizoj, para se tua plotësoi kërkesat, apo ta paraqes veten superior ndaj tyre. Fatkeqësisht studentët duke u treguar neutral dhe apolitik mbetën ditë e natë jashtë, në këtë kohë dimri. Është turp për një kryeministër se si e shpërfill rininë studentore në kërkesa të tilla, aq të thjeshta dhe natyrale.

 Investimi në arsim është investimi në të ardhmen, kështu kuptohet gjithkund në botën demokratike. Pa një investim permanent dhe pa reforma në arsim, për ta ngritur cilësinë e arsimit, do të mbetemi prapa vendeve të tjera e kjo do të na hakmerret në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe përparimin teknologjisë digjitale. Shtetet e zhvilluara investimin më të madh e bëjnë pikërisht në arsim, duke filluar nga kopshtet e fëmijëve, e mos të flasim më tutje.

Të nisemi nga Kina që për një kohë të shkurtër, po arrin zhvillim marramendës dhe po bëhet fuqi ekonomike botërore. Para disa vitesh Kina me vështirësi arrinte që të siguronte ushqim për popullin e vetë. Me ligje administrative ndalonte shtimin e popullsisë vetëm për ta luftuar varfërinë, kurse sot po lufton me SHBA  për ta marr primatin e shtetit më të fuqishëm në botë. Të gjitha këto i kanë arritur me reforma, punë të palodhshme dhe me investimin në arsim. Kina akuzohej për plagjiatë teknologjike dhe çka jo tjetër, po ata kishin synim përparimin dhe zhvillimin e vendit. Sot edhe perendimi po ua ka frikën  konkurrencës sepse janë duke ecur me hapa gjigant drejt majave teknologjike dhe shumë shpejt perendimin do ta lënë prapa vetes.

 Për fat të keq klasa politike në Shqipëri është polarizuar skajshmërisht. Lufta politike bëhet duke e akuzuar njëri tjetrin, e jo për t`i përmbushur detyrat ndaj popullit. Polarizimi ka përfshirë çdo segment politik dhe shoqëror. Droga, korrupsioni, krimi i organizuar edhe në strukturat shtetërore, ka bërë që të humbet besimi edhe në udhëheqësit më të lartë shtetëror, siç është edhe  kryeministri Rama. Reformat e filluara në sistemin e drejtësisë duhej me vrull të shtyhen përpara. Reformat e tilla të vazhdojnë edhe në fushat e tjera të shoqërisë. Krimi duhet të marr goditje vdekjeprurëse për ta kthyer besimin e popullit. Rinisë duhet ofruar perspektivë, sepse secili e ka në mendje, si të largohet sa ma parë nga Shqipëria. Këmbanat po bien se do të mbesim pa Rini. Kaosi i krijuar kërkon zgjidhje konkrete e jo taktizime për ta ruajtur karrigen. Reformat duhet përshpejtuar për ta nxënë kohën e humbur. Studentët kërkojnë zgjidhje pragmatike. Është koha e fundit për veprim, derisa s`është bërë vonë.

Me studentët e Shqipërisë duhet të solidarizohen të gjithë studentet e te gjitha trojeve shqiptare

 Në Shqipëri është bërë rrezik solidarizimi me studentët, sepse atë po pret krieministri Rama, që t`ua mveshë manipulimin. Do të ishte shumë njerëzore që studentët nga Kosova, Maqedonia dhe çdokund ku studiojnë, të shfaqin një solidarizim. Nëse nuk kanë mundësi që të tubohen në vende publike, para universitetit të tyre, apo në vende të ndryshme, në një pankartë mund  të shkruajnë solidarizimin e tyre me studentet në Shqipëri. Një përkrahje e tillë do të ishte, kurajo morale në përmbushjen e kërkesave.

Ishte pafytyrësia e kryeministri Rama kur i drejtohet një studenti, prej nga ke Iphone, kjo tejkalon çdo kufi. Të përpiqesh ta turpërosh një student para të gjithëve, sikur të ishin ata para prokurorit.

 Jetojmë në Evropë dhe në shekullin e 21. Refugjatët më 2015 kur vërshuan Gjermaninë askush si pyeste, keni ardhur refugjatë e posedoni Iphone. Kur dëgjohej ndonjë kritikë në atë drejtim, Partitë politike i arsyetonin, se u janë nevojitur të orientohen gjatë rrugëtimit, po askush su parashtronte pyetje të tilla. Kryeministrin Rama e kanë quajtur arrogant dhe Twitter kryeministër. Kur i fitoi zgjedhjet premtoi se do ta rilindi Shqipërinë. Çka ka mbetur nga ajo. Ai e përçau edhe më shumë Shqipërinë se sa që ishte. Nuk di a e ka cekur dikush, po kryeministri shqiptar, zoti Rama ngjason shumë  me kryetarin rus, Putinin dhe kryetarin turk, Erdoganin. Që të dy  në botën demokratike, në perëndim njihen si diktatorë dhe autokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat