Pse protestuesit, rinia studentore, nuk pranon dialog me Kryeministrin Rama

Opinione

Pse protestuesit, rinia studentore, nuk pranon dialog me Kryeministrin Rama

Nga: Skender S. Kapiti Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Skender S. Kapiti

Mospranimi i protestuesve apo refuzimi që ata  bëjnë prej më shumë se dy javësh proteste që të mos dialogojnë me Kryeministrin Rama ka shumë arsye.

Ata nuk dialogojnë me të sepse kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre të cilat janë minimumi që ata kërkojnë.

Nuk pranojnë dialog sepse ligji për Universitetin dhe kushtet e studentëve janë në gjëndje mizerabël. Por më kryesorja se përse studentët nuk e pranojnë Kryeministrin në bisedime është fakti se ata nuk kanë asnjë fije besimi më te ky kryeminister, pasi tashmë është publikisht tepër i konsumuar dhe diskredituar si arrogant, i pabesë, keqbërës, i papërgjegjshëm dhe si mashtrues publik.  

Studentët nuk dialogojnë me Kryeministrin, pra me pushtetin pasi  gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij kanë kaluar edhe caqet e fantazisë dhe kur ndodh kjo pushtetari jo vetëm se bëhet i neveritshëm por shndërrohet edhe në qesharak,  i cili vetëmashtrohet si puna e budallait të cilit i duket vetja se di shumëgjë dhe  i cili qesh me të gjithë por që nuk e sheh dhe nuk e kupton se të gjithë qeshin me të.   

Kur përveç këtyre të sipërcituara më lart si dhe këto të mëposhtërenditura  bëhen karaktere të pushtetit ai  bëhet shumë i urryer dhe duhet të vetëlargohet nga pushteti pa prittur që ta dëbohet me trazira me pasoja të paparashikueshme, që në jo pak raste kanë ndodhur në Shqipëri .

Njeriu më i urryer në shoqëri është ai individ prej të cilit shoqërisë dhe kombit i vijnë skandale,vuajtje, trauma, dëme dhe fatkeqësi.

Njeriu më i urryer dhe më i neveritshën te opinioni shoqëror në një shtet bëhet individi i cili zotëron pushtetin, dhe pikërisht  personi i cili qeveris vëndin dhe shoqërinë  dhe që  është në krye të pushtetit  por që abuzon duke spekuluar shumë rëndë me të.  

Më i urryer në shoqëri bëhet individi i cili  tregohet hipokrit, mospërfilles dhe arrogant; kur ai nga lartësia e pushtetit përbuz, tall dhe injoron vegjëlinë , rininë dhe të gjithë ata të cilët megallomania e mëndjemadhësia e tij i konsideron se janë poshtë tij, dhe si i tillë ai është një mizantrop i zhveshur nga përgjegjësia, nga dhimbshuria dhe nga ndjesia sociale.

Njeriu më i urryer në shoqëri është kryepushtetari i cili i rrëmben të gjitha, edhe sovranitetin e zgjedhësve të tij, edhe ligjin ,edhe drejtësinë si dhe  ai i cili bën punë të pista: vjedhjen, tradhëtinë dhe korrupsionin edhe me duart e të tjerëve servilë, puthadorë dhe sejmenë   të dobët nën veten e tij dhe të zgjedhur si besnikë të tij.

Njeriu më i urryer behet  tradhëtari  dhe pushtetari frikacak të cilin e bën cinik, mendjemadh  dhe trim vetëm pushteti.

Njeriu më i urryer dhe më i neveritshëm për shoqërinë është pushtetari më i lartë i shtetit kur prej tij shpërthejnë skandale, tradhëti  dhe paturpësi publike.  

Njeriu më i urryer për shoqërinë është ai i cili eksaltohet në pushtet, ai i cili vetëmashtrohet se triumfon  me pushtetin e tij, por që realisht kthehet në dramë dhe në fatkeqësi për popullin e tij.

Individi më i urryer në shoqëri bëhet ai  i cili nuk di se çfarë të bëjë me pushtetin e tij.

Kur këtij individi i del boja si mashtrues, gënjeshtar e keqbërës publik; kur flet dhe premton vetëm për të gënjyer dhe për të mashtruar popullin e tij dhe kur  pushteti këtij individi ia errëson atij mëndjen dhe  ia verbon pamjen , atëhere realiteti , opinioni dhe veprimi i publikut e hedh atë si mbeturinë publike.

Kur këtij tipi sundimtari i del boja në publik si i tillë, ai bëhet njeriu më  halabak, më i urryer , më i neveritshëm sa që kur del dhe duket  dhe vënd e pavënd krijon te publiku  vjellje shpirtërore.

Të tillë a nuk janë sjellë dhe a nuk sillen edhe sot pushtetarët dhe politikanët e lartë shqiptarë, dhe po këta a nuk janë bërë individët më të shpëlarë , më të neveritshëm dhe më të urryer te publiku  sa që janë bërë të pështirë dhe të bajatshëm kur duken e kur flasin, madje jo vetëm ata por edhe ato media të cilat i reklamojnë dhe vazhdojnë t’i përcjellin dhe promovojnë ata?!

Populli ka gjykim të madh dhe të paimagjinueshëm, dhe vlerësimit e gjykimit të tij nuk mund t’i shpëtojnë ata të cilët vetëmashtrohen se e bëjnë, e manipuilojne dhe e sundojnë opinioni e tij.

Pra, këto janë arsyet se përse Rinia Sudentore nuk pranon dialog me kryeministrin ,por jo vetëm me të ,por ajo proteston dhe nuk pranon as dialog dhe  që në protestën e saj nuk lejon që të përzihet as opozita pasi aq shumë ka zhgënjuer edhe ajo kur ka qeverisur. Pra kjo levizje studentore është refuzim dhe mohim për të gjithë politikën dhe pushtetin e keq që e kanë keqqeverisur, kanë spekuluar, keqpërdorur dhe e kanë mashtruar  jo vetëm rininë por tërë shoqërinë dhe shtetin. Te këta studentë është krijuar shpresa dhe besimi te opinioni i gjërë që ajo tashmë duhet të marrë përgjegjësitë politike për zgjidhjen dhe plotësimin jo vetëm të 8 kërkesave të tyre ,por për misionin  politik: për një politikë dhe për një vizion politik të ri  për zgjidhjen e të gjitha problematikave gjithpërfshirëse që kanë sot shqiptararët dhe shteti shqiptare. Kjo, dhe një politikë e re i duhet edhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat