Johanes Hahn, komisionari plagjiator i BE-së

Opinione

Johanes Hahn, komisionari plagjiator i BE-së

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:30
Johannes Hahn, komisionar i BE-së

Që nga viti 1997 deri më 2003 z. Johannes Hahn ishte bashkëkryesues i bordit të firmës Novamatic AG, firmë e cila bënte furnizimin e lokaleve në gjithë Evropën me automate të basteve dhe të ashtuquajturave “Lojëra të Fatit”, lojë me të cilën jo si alegori apo vetëm aludim metaforik- ai dhe zonja Mogherini, tani po ia luajnë n... edhe Kosovës dhe qytetarëve të saj, pa asnjë hezitim.

Përkundër faktit se si pasojë e veprimeve aq të egra anti-Kosovë të Serbisë, të gjithë e kishin të qartë që nuk mund të vazhdohej më tutje pa ndërmarrjen e ndonjë mase mbrojtëse nga vendi ynë, vetëm ideja se me vënien e taksës dhe formimin e ushtrisë,përfundimisht po evitohej ndarja e Kosovës dhe ajo konsolidonte edhe më tepër shtetësinë e vet, me ç`gjë definitivisht, vihej në pikëpyetje edhe "Çmimi Nobel për Paqe" i cili i ishte vënë në dukje zonjës Mogherini, gjë që komunistja edhe ëndërronte ta merrte, shkaktoi indinjatë të pa përshkruar jo vetëm tek ajo por edhe te komisionari Johannes Hahn.

Kështu që vendimi i imponuar i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e taksës 100% ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, përveç hidhërimit të qeveritarëve serb e boshnjak, nxiti pothuajse fare pa nevojë, edhe reagimin e sertë të të dy zyrtarëve kryesor të Bashkimit Evropian, zonjës Federica Mogherini dhe z.Hahn.

Përkundër faktit se, të paktën për komisionarin austriak, nuk mendohej që edhe ai do të ishte kaq i ashpër me shqiptarët, siç po tregohet tani, dhe me gjithë mospërmbushjen e premtimeve të dhëna vet për liberalizim të vizave, të mbante qëndrime kaq rigoroze ndaj Kosovës, si duket dështimet dhe përvoja dëshpëruese nga koha e studimeve të pasuksesshme e ka mësuar z. Hahn që edhe sjelljet e fundit, ti përvetësoj pa referencë dhe plagjiat nga komunistja Frederica Mogherini.

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-s, Johannes Hahn u lind në fund të vitit 1957 në Vjenë dhe ishte funksionar i partisë ÖVP të Austrisë për Vjenën.

Studimet i nisi, që në vitin 1976 në lëndën e drejtësisë, por dështoi dhe as pas 6 vitesh nuk arriti të diplomonte.

Ndaj pas dështimit paraprak në drejtësi, nga vitit 1982, ai rifilloi rishtas të studionte, por tani filozofinë, publicistikën dhe gjuhën gjermane (gjermanistikën).

Karrierën politike e nisi në organizatën e të rinjve të partisë ÖVP ku më vonë ushtroi funksione të ndryshme edhe në kryesinë e kësaj partie për kryeqytetin austriak Vjenën.

Ndërsa nga vitit 1997 deri më 2003 Hahn ishte bashkëkryesues i bordit të firmës Novamatic AG, firmë e cila bënte furnizimin e lokaleve me automate të basteve, kurse nga 2003, shef i bordit të firmës Novomatic AG dhe filialës së saj Admiral sportwetten GmbH.

Pra e gjitha kishte të bënte me baste dhe të ashtuquajturat “lojëra të fatit”, lojë që në aludime metaforike, ai dhe zonja Mogherini, tani po ia luajnë n... edhe Kosovës dhe qytetarëve të saj, pa asnjë hezitim.

Hahn, nga janari i vitit 2007 deri në janar të vitit 2010, ishte Ministër Federal për shkencë dhe hulumtime.

Ndërsa nga fundi i mandatit të tij në fillim të vitit 2009, kur ai sapo u emërua ministër i drejtësisë, do të shpërthenin demonstratat më të fuqishme studentore në dhjetëvjetëshin e fundit në Austri.

Në fillim të vitit 2010 ai do të largohej nga Austria, për të kaluar në Komisionin Evropian, si pasues i austriakes Benita Ferrero Waldner.

Më 9 shkurt të atij viti,u miratua kandidatura e tij në Parlamentin Evropian dhe kështu ai nisi punën si komisionar për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim në BE.

Sa i takon ngritjes profesionale, z.Hahn mbante titullin e doktoratës edhe sa ishte në Austri, por më 2007, titulli i tij u vu seriozisht në dyshim nga studiuesi medial i Vjenës Stefan Weber, i cili e akuzonte Johannes Hahn- se në punimin e disertacionit, nuk kishte cituar referencat dhe kishte bërë plagjiaturë.

Madje, filozofi tjetër vjenez Herbert Hrachovec që kishte mbikëqyrur tërë disertacionin e z.Hahn, pasi analizoi vetëm 100 faqet e para të tezës së disertacionit,gjeti se ishin dhjetëra citate të etiketuara gabimisht si dhe një punim me mungesë totale të standardeve akademike dhe shkencore.

Një punë me cilësi aq të ulët, thotë ai, sa që në disa raste arrin kufijtë e banalitetit dhe të vë në siklet, ngase jo vetëm që nuk ka të bëjë me shkencën por bëhet edhe pengesë e saj.

Megjithatë Universiteti i Vjenës, ndoshta edhe për shkak të pozitës politike që z.Hahn tanimë mbante në BE, me gjithë kërkesën e z.Weber, nuk u mor menjëherë me vërtetimin e plagjiaturës.

Ndaj në fillim të vitit 2011, Stefan Weber,përveç se akuzoi Universitetin vjenez se nuk tregonte interesim për trajtimin me seriozitet të rastit Hahn, kërkoi përsëri që të revokohej shkalla akademike e Johannes Hahnit.

Pas analizës së punimit të doktoratës së z.Hahn, që vet z. Weber kishte bërë, konstatoi se nga 254 faqe të disertacionit, në 64 prej tyre, kishte 76 fragmente të plagjiaturës, ose 17.2 %  nga tërësia e tekstit të disertacionit.

Në raste të ngjashme sidomos në Gjermani edhe me përqindje më të vogla plagjiature, u është tërhequr titulli dhe janë shkarkuar nga funksionet partiake dhe shtetërore edhe personalitete me pozita të larta, si funksionarja e FDP Silvana Koch më 2011,dhe ministri i mbrojtjes Karl Theodor zu Guttenberg po ashtu më 2011, ministrja federale e arsimit të Gjermanisë Annette Schawan më 2013, etj.

Megjithatë Johannes Hahn nuk pranoi pretendimet e z.Weber dhe i konsideroi ato si të motivuara politikisht.

Por edhe Univeriteti i Vjenës, më 4 nëntor të vitit 2011, doli me konstatimin se edhe nëse punimi i z.Hahn nuk ka të bëjë me plagjiaturë, një disertacion i tillë, sot nuk do të pranohej për doktoratë.

Pra në këtë kohë dhe nga njerëz të tillë si z. Hahn dhe zonja Mogherini, shqiptarët duhet të presin që tu liberalizohen vizat, dhe të fitojnë të drejtën për lëvizje të lirë në Evropë dhe vendet Shengen.

Vet zonja Mogherini dhe z.Hahn ishin ata të cilët i shtynë shqiptarët edhe tu falinin tokë shteteve fqinje, siç ishte rasti i demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi,me premtimin se pas miratimit të demarkacionit në Kuvend, do të liberalizoheshin vizat edhe për Kosovën.

Dhe në fund doli se përkundër logjikës së veprimeve aq të egra anti-Kosovë të Serbisë, ata jo vetëm se nuk ndërmorën asgjë kundër saj, por që të dy gënjyen hapur dhe nuk qenë në gjendje të përmbushin as premtimet e veta dhënë kosovarëve për liberalizim të vizave, duke fajësuar Kosovën për taksën.

Ndërsa taksa në realitet, përveç si masë mbrojtëse kundër agresionit të hapur të Serbisë ndaj sovranitetit të Kosovës”, vinte edhe si reagim i natyrshëm, për të mos thënë edhe si shprehje e rebelimit të detyruar ndaj qëndrimit të padrejtë e indiferent të vet BE-së, për liberalizim të vizave dhe premtimeve të pa mbajtura për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, duke lënë kështu vetëm të rinjtë e Kosovës pa kurrfarë perspektive evropiane, nga vet udhëheqësit e saj kryesor si zonja Mogherini dhe z.Hahn.

Përkundër të gjithave sa ndodhën, parë nga praktika e qëndrimeve të më hershme të personaliteteve austro-hungareze por edhe nga sjelljet e austriakut të tanishëm “bashkëkohor”, z.Johannes Hahn,kishim mendimin se ai personalisht nuk do të ishte kaq i ashpër dhe i pa kompromis ndaj shqiptarëve, por megjithatë ndoshta z.Hahn i sprovuar me plagjiaturë edhe veprimet e fundit të tij, i ka "huazim" të imponuar e pa referenca nga shoqja dhe bashkëpunëtorja e vet komuniste në BE, Federica Mogherini.

Mbi të gjitha dhe ajo që është më e keqja, kuqaloshja komuniste italiane zonja Mogherini, së fundmi këmbëngulë që tanimë të shkatërrohet edhe shtetësia e Kosovës dhe sipas marrëveshjeve të fshehta të arritura ndërmjet kuislingut Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi, përfundimisht të ndahet Kosova dhe ti falet edhe 1/3-ta e territorit të saj Serbisë.

E gjitha kjo si dënim dhe mënyrë që shqiptarët ta paguajnë apo blejnë liberalizimin e vizave sa më shtrenjtë, për ç`gjë askush më nuk mund të garantojë, se, ruana zot,-edhe në rast të ndarjes, vërtetë do të ndodhë liberalizimi për kosovarët, kur dihet se Kosova as që do të ekzistojë më si shtet,madje kjo bëhet edhe plotësisht e pamundur, sidomos përderisa kundërshtarja e përbetuar e Kosovës, komunistja ruso-serbo file, Federica Mogherini do të qëndrojë në pozitën që ende mbanë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat