Mos aleanca ortodokse në Beograd tregon diçka?

Opinione

Mos aleanca ortodokse në Beograd tregon diçka?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 08:11
Sulejman Mehazi

Se dimë se kjo aleancë ortodokse serbe, greke, bullgare dhe rumune a do bëhet realitet apo jo, a është e mundshme apo jo? Vetëm një Zot  e di! Gjysmë e vërteta është më e keqe se sa gënjeshtra, për shkak se gënjeshtra i ka këmbët e shkurta e shpejt del, kurse gjysmë e vërteta i ka këmbët, krahët e trupin e gjatë sa që na detyron të japim mendime të ndryshme e të pafundme, thashethemnaja të pakufishme se  a mund të bëhen këto aleanca, apo jo, nëse bëhen, pse e kundër kujt?,  çfarë do bëjmë ne kundër kësaj aleance, a duhet edhe shqiptarët e shtetet tjera t'i kundërvihen kësaj aleance ballkanike ortodokse, fjalime e analiza, pafundësisht llafe e muhabete të pa sosura. Gjysmë e vërteta e sotme e aleancës ortodokse doli në shesh me takimin e Vuçiqit në Beograd me autoritetet greke, bullgare e rumune që janë anëtarë të përhershëm të BE-së e NATO-s. Mos kjo aleancë ortodokse tregon e ua bën me dije shteteve europiane se janë në radhët koalicionuese ruse kundrejt shteteve ballkanike me orientime  perëndimore europiane, apo kundër orientimit shqiptare-amerikane për shkak tarifave e Ushtrisë së Kosovës?

Pse Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç, reagoi menjëherë, iu kundërvu Vuçiqit me kontra koalicionin e Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Shqipërisê e Kosovës, mos ndoshta rastësisht apo mos  di për ndonjë gjëmë ballkanike sllave-ruse ortodokse?

Po Maqedonia e Zaevit në cilën anë do jetë, mos ndoshta në anën e serbëve e grekëve që u pajtua për ndërrimin e emrit të Maqedonisë?

Pse Zaevi s'u pajtua me krijimin e Ushtrisë së Kosovës e përkrahi Serbinë?, pse Kryetarja e Kroacisë Kitaroviç se përmendi koalicionin me Maqedoninë, mos ndoshta kjo tregon se maqedonasit ortodoksë të Zaevit do t'i bashkohen Serbisë, Greqisë, Bullgarisë e Rumanisë. Po nëse Kosova e Shqipëria koalicionojnë me SHBA-në e s’pajtohen as me koalicionet ortodokse serbe, greke, bullgare e rumune, e as me atë europiane kroate, sllovene e malaziasi, atëherë çfarë do bëhet me këto tre forca të mëdha: ruse, europiane e amerikane?, mos përgatiten për krisje armësh në këto shtete ballkanike?

23 dhjetor 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat