Ne si duam më të afërmit, e ku kombin

Opinione

Ne si duam më të afërmit, e ku kombin

Nga: Sulejman Mehazi Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 22:50
Sulejman Mehazi

Kërkojmë të jemi të bashkuar në një shtet, a në anën tjetër nga mos durim jemi duke e hëngër njëri tjetrin. Sa injorantë e sa të pasinqertë jemi bërë, mundohemi  ta tregojmë veten para të tjerëve se e duam atdheun aq shumë, në anën tjetër etërit apo baballarët tanë i kemi lënë, të vetmuar, pa përkujdesje e nën mëshirën e pleqërisë, se e duam mëmëdheun, në anën tjetër mëmat apo nënat tona i kemi lënë të vetmuara, pa përkujdesje e nën mëshirën e pleqërisë.

Publikisht ia bëjmë qejfin njëri tjetrit se gjithë shqiptarët e shqiptaret jemi motra e vëllezër, në anën t'jetër vëllezërit e motrat të lindura prej një barku, prej një nëne, rrinë të hidhëruar e s'duan ta shohin njëri tjetrin. Kërkojmë bashkimin kombëtar, në anën tjetër pikë, nyje e pe të ngatëruar e të ndarë nga farefisi: nga tezet, dajat, axhat, fqinjtë, miqtê, kolegët etj.

Bëhemi se e dashurojmë shqiponjën tonë kombëtare, në anën tjetër shqiponjat tona familjare(gratë tona), i urrejmë e i tradhtojmë nga mos dashuria.
Bëhemi se e dashurojmë flamurin tonë kombëtar, në anën tjetër flamurat tanë familjare(burrat tanë), i urrejmë e i tradhtojmë nga mos dashuria. Bëhemi se e duam gjuhën shqipe, po për interes, në anën tjetër na mungon sakrifica dashurore e kësaj gjuhe.

Shtojcë:

Para se të bashkohemi shpirtrisht, moralisht e ndërgjegjësisht mos e gënjejmë e mashtrojmë vetem me për bashkim kombëtar, s'ka bashkim kombetar pa dashuri.

Ne s'jemi të aftë të  dashurojmë familjet tona, nënat, baballarët fëmijët s'dimë t'i edukojmë e dashurojmë, e ku kombin, ne si duam më të afërmit e ku kombin, kopalla e përralla e kurrgjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat