SHBA-të dëshirojnë ta stopojnë Kinën në Afrikë

Opinione

SHBA-të dëshirojnë ta stopojnë Kinën në Afrikë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:38
Sherif Ramabaja

 SHBA dëshirojnë ta ndryshojnë politikën e tyre strategjike ndaj Afrikës. Për shumë vite Kontinenti Afrikan nga qeveritë e më parshme amerikane se kishte primatin e një rëndësie të veçantë.

 Sipas Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Balton zhvillimi i shteteve afrikane, prosperiteti i tyre, pavarësia dhe stabiliteti i tyre është në interesin amerikan. Riorientimi është drejtuar kryesisht kundër planeve kineze dhe ruse në Afrikë. Planet kineze jo vetëm që e kanë vizion të tyre trasimin e rugës hekurudhore nga Kina në Evropë, pastaj ate detare duke investuar në portin e Pireut afër Athinës, po gjithnjë e më shumë janë orientuar edhe në kontinentin e Afrikës. Sidomos kanë investuar në infrastrukturë dhe pa u hetuar edhe në strukturat ekonomike, ku pastaj qëllimi i tyre është ta shtrijnë ndikimin e brendshëm në këto shtete. Së fundi këtë e kanë hetuar edhe shtetet e ndryshme afrikane, ku po kërkojnë që mos të bien nën ndikimin politik kinez.

 Rusia po fiton peshë politike në Afrikë duke shitur dhe furnizuar me armë qeveritë e paqëndrueshme. Kombet e Bashkuara edhe ato nuk u interesuan aq sa duhet për zgjidhjen e konflikteve: Misionet paqësore të OKB-së më së shumti kanë vepruar në mbylljen e konflikteve duke i paraqitur si konflikte të ngrira me supozimin se dhuna është mbylluar.

Plani i SHBA- ve dhe mënyra si do të veprohet

 Së pari planifikohet që marrëdhënjet trgtare duhet të zgjerohen për të kundërshtuar borxhin strategjik ndaj Kinës dhe për të mundësuar dhe lehtësuar depërtimin e ekonomisë amerikane. Programi “ Prosperitet për Afrikën “ do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë. Një zhvillim i tillë pozitiv ekonomik është parakushti për zgjidhjen e problemit të dytë : rreziku i terrorizmit islamik, i cili vazhdimisht evoluon nga paknaqësia e shumë njerëzve, siq janë Libia dhe disa shtete të Afrikës Veriore. Qeveria e SHBA, po ashtu dëshiron t`i jap fund ndihmës së tillë që deri më sot skishte pasur sukses. Tash e tutje nuk lejohet asnjë lloj ndihme pa kontrolluar dhe mbikqyrë rezultatin. Së fundi SHBA-të dëshirojnë të vendosin përparësinë dhe zgjerojnë partneritetin strategjik të zhvillimit. Qasja rajonale do të jetë edhe në luftimin e dhunës, krimit të organizuar dhe trfikimit të qenjeve njerëzore. Misionet paqëruejtëse joefikase dhe po ashtu misionet jo efikase të OKB nuk do ta kenë mbështetjen e SHBA-ve në të ardhmen.

 Qeveria e ish presidentit Obama këtyre marëdhënjeve dhe ndikimet ruso - kineze në Afrikë nuk i merrte aq seriozisht duke mos parë ndonjë rrezik të interesave të SHBA-së. Kjo ndryshoi me ardhjen e presidentit Trump në krye të shtetit. SHBA dëshirojnë t`u japin mbështetje politike shteteve afrikane me kusht që të heqin dorë nga Kina. Ndërtimi i rrugës së Mëndafshit nga Azia, Evropë e deri në Afrikë dëshmon për përpjekjet e ndikimit të Kinës për zgjerim edhe edhe në këtë rajon. SHBA dëshirojnë ta ndryshojnë politikën e tyre strategjike ndaj Afrikës. Për shumë vite kontinenti afrikan nga qeveritë e më parshme amerikane nuk e kishte primatin e një rëndësie të veçantë. SHBA dhe presidenti Trump për të pasur sukses në këtë drejtim duhet që edhe EU-në ta kenë pas vetes. Presidenti Trump po përpiqet që edhe shtetet e EU-së t`i shtyj para vendimeve të tilla të mëdha politike. Nëse shtetet e BE-së janë të përgaditura për një plan të tillë strategjik dhe konceptual do të shihet vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat