Kushtetuta e zezë elektorale, damka që meriton politika

Opinione

Kushtetuta e zezë elektorale, damka që meriton politika

Nga: Ilir Vata Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Ilir Vata

Ata që janë mbi ligjin ata që kalojnë afatet, ata që shkelin kushtetutën janë politikanët madje arrijnë të cenojnë dhe të drejtën themeltare të drejtën e votës, sepse duke cenuar këtë vullnet ata bëhen të pushtetshëm jo nga vullneti i qytetarëve por vullneti i paligjshmërisë në të cilën udhëhiqet politika e vjetër.

Ndodhi ajo që pritej, partitë e mëdha nuk duan reformë zgjedhore, nuk duan zgjedhje që të përfaqësohen të gjithë, nuk duan që çdo votë të përkthehet në pushtet sipas partive politike, nuk duan që shumica të përcaktojë pushtetin, 50 +1 në numrit të votuesve, nuk duan garë të barabartë, nuk duan financim të barabartë, por duan të vazhdojnë lojën e vjetër të rrotacionit të pushtetit dhe  të sloganit bajat na vodhën votat.

Ata duan, që mbi votën të ketë çmim, joshje presion tundim dhe mashtrim.Ata duan që emigrantët të mos votojnë sepse druhen se nuk i blejnë dot dhe kanë frikë nga shumica e pjesëmarrjes në votim.

Ata duan ta nisin garën në mënyrë të padrejtë ndaj shumicës se partive që marrin pjesë në garë, sepse diferenca është e madhe, makina, eskorta, financim të padrejtë dhe para të padeklaruara, drejtore e deputet, biznesmen të favorizuar nga paligjshmëria të gjithë si lukuni për të zhvatur vota në çdo formë, qoftë me mënyrën më të ulët.

Kriza zgjedhore sa po është themeluar, por problemi është se kush i duron këta në një marrëveshje jashtë afateve ligjore, përtej ligjit, afateve ligjore dhe duke shkelur Kushtetutën, por si gjithmonë këto janë mbi ligjin ata që i nënshtrohen janë vetëm qytetarët.

Kjo është arsyeja që jemi në të njëjta ujëra si më parë, në tranzicion të tej zgjatur të pa hasur më parë, madje po kthehet në një lloj sistemi që herë ngërdheshet me regjimin, herë me anarkinë dhe herë me pasigurinë që është gjithmonë prezent si dhe këtë herë, pas 28 vitesh të rrëzimit të diktaturës.

Kushtetuta e zezë elektorale është damka që meriton politika e vjetër për atë që është faqja e zezë e historisë së pot diktaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat