Gëzimi që urren gëzimin

Opinione

Gëzimi që urren gëzimin

Nga: Kimete Berisha Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:05
Kimete Berisha

Pse Gëzim Kelmendi flet në emër të shqiptarëve! 
A ky u mbet me ju tregu shqiptarëve se a duhet me festu Vitin e Ri a Jo.

Nuk e kuptoj!

A është ky shqiptar?

E kisha çu lidhë n'burg për nxjtje të urrejtjes ndaj jetës, ndaj gëzimit të jetës dhe ndaj dritave të qytetit, pastaj pas burgut e kisha çu në neuropsikiatri m'u shëru nga frika prej Babadimrit.

Çka ta ka zëjë Babadimri udhën!

A je normal ti, gjithë kjo urrjetje.

Po ku u përmend në K'uran Babadimri, o bajat njeri.

Ti merru veç me vdekje e me botën tjetër, shqiptarët sa të jenë gjallë do ta gëzojnë jetën, qysh e kanë gëzu gjithmonë.

Shko në Iran, ose kudo ku ka ekstremizëm e fol kështu kundër Vitit të Ri. Se këtu nuk të shiten pallavrat.

Shqiptarët nuk i bëni qysh mendoni ju, nuk bëhen shqiptarët njerëz të smutë që i urrejnë festat, se s'janë tranu me urrejt gëzimet e jetës e festat.

Ani, provoni pra, vazhdoni propagandoni ju urrejtje ndaj jetës e festave, e thuajuni shqiptarëve ta duan vdekjen e mërzinë, e mësoni të tutën e jo ta duan Zotin vullnetarisht.

Tuta t'bën tuts e jo njeri më të mirë. 
Dashnia dhe mendja e hapur të bëjnë njeri të mirë.

Zoti nuk i do tutsat që tutën prej tij, por i do ata që e duan Zotin për qejfi e jo prej tute që i dënon nëse s'e besojnë atë.

Nuk mundet me qenë Zoti qysh po e përshkruani Ju aq i 'thjesht' e 'vetjak' që i do vetëm ata që i tutën. 
Këqyre qiellin more qiellin këqyre sa i bukur është, shfrytëzoje mundësinë me pa që kush ka krijuar qiell e diell nuk është qysh po e prezanton Zotin ti, si dikush që 'hujitet' për një fjalë të keqe e të dënon me zjarr t'xhehnemit, e prezanton ti Zotin të thjeshtë si 'pasuli'. Qysh s'po tutësh me përshkru Zotin kaq 'gjakftohtë'.

Ju jeni ata që ua kërditni njerëzve fenë.

Kush u bë me folë për fe e me citu Pejgmanderin, e mazamakeq.

Pejgamberi për vete e ka dashtë jetën, festën, gratë dhe ëmbëlsirat.

Kurrë s'ka thënë mos u gëzoni, o ekstremist.
Mos i rreni njerëzit.

Dhe ne Allahut i themi Zot. 
Sepse jemi shqiptarë. Myslimanë mund të bëhet kushdo, por kur ke shqiptar s'ke se si e zhbën. 
Nuk konvertohet përkatësia kombëtare, Dr. i urrjetjes.

P.S. Qesh, vallëzo, këndo, gëzohu për pak gjë, kështu është më së miri. 
'Ke shekuj të flesh në vetmi'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat