Përgjigje historianes serbe: Osmanët mbeten pushtues dhe jo çlirimtarë

Opinione

Përgjigje historianes serbe: Osmanët mbeten pushtues dhe jo çlirimtarë

Nga: Pirro Prifti Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 14:08
Pirro Prifti

Në përpjeket e disa historianëve serb e kosovarë për të zbutur e pse jo, edhe për të deformuar të vërtetën e  ngajrjeve historike të cilat për 450 vite rrënuan tevat e Arbërisë dhe të Epirit që sot quhen Shqipëri dhe Kosovë përfshi edhe treva të tjera shqipfolëse të banuara dikur për mijra vjet nga popullata që flet gjuhë e sotme shqipe në Maqedoni, Greqi, Mal i Zi, Serbi, Italia jugore, Kroaci, nuk mungojnë frazat dhe debatet çfajësuese për të nxjerrë Perandorinë e atëhershme Osmane që sot quhet TurqiA, si një Perandori e mirë dhe çlirimtare.

Një nga të shumtët historianë që lavdërojnë Perandorinë osmane dhe e quajnë këtë Perandori si çlirimtare të popujve të Ballkanit është edhe Historiania serbe Olga Zirojevic.

Në një intervistë të dhënë port ë paraqitur në Facebook nga z. Ubejd Gashi në 27 dhetor ora 8.57 p.m, me një video në të cilën Dr. Olga Zirojevic, Historiane serbe, osmanologe, turkologe.

Tregon  sipas saj:: `..se si nga shkencëtarët e vërtetë e dëgjon se si edhe vetë populli serb i ka pritur Turqit si çlirimtarë nga zullumi i Prijësve të tyre feudalë. Njejtë sikurse spanjollët që i kanë pritur Arabët si çlirimtarë nga Gotët….`..

Hsitoria nuk është ashtu siç e përshkruan Doktoresha e shkencave serbe znj. Olga Zirojeviç. Nëse serbët sipas historisë e paskan pritur ushtrinë osmane si çlirimtare sepse i  paska çliruar nga vojvoët dhe bojarët që i mbysnin me takes, dhe se osmnët u a hoqën taksat serbve jo myslimanë, kjo historiane nuk thotë se, për të hequr taksat edhe popullata serbe do të jepte diçka që në atë kohë nuk ishte e vogël: konvertimi në fe, ose taksa të larta dhe marrje peng e njerëzve.

E njëtja gjë ndodhi në tokën e Arbërisë dhe Epirit pas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pasi Arbëria e atëhershme u pushtua plotësisht nga Osmanët në vitin 1479 me pushtimin e qytetit të fundit arbër Shkodra, banorët e të cilit pas një marëveshje me Venedikasit u larguan pa u masakruar (ashtu si ndodhi me Lezhjanët dhe qytetet e tjera) për në Vendeik dhe Raguza.

 Të paktën me sa dimë ata u integruan me Serbët e katolicizuar që u quajtën kroatë dhe ndihmuan në formimin e Mbretërisë së Kroacisë katolike.

 Në kundërshtim me historianën serbe e cila i quan osmanët çlirimtarë të Ballkanit ashtu si u quajtën arabët të cilët shpëtuan spanjollët nga Gotët (sips Dr. Olga Zirojevic), ajo dhe disa historianë shqiptarë dhe kosovarë, le të hapin qitapet e Historisë dhe le të shohin Fermanin (Dekretin) e Sulltan Mehmetit të II (Fatihut), i cili  urdhëron që të `…mos lihet gur mbi gur në trojet e Arbërisë dhe të prishen deri në rrëzë të gjitha kështjellat. Banorët le të ndërtojnë shtëpitë jashtë kështjellave (kalave)…..``.

Egërsinë dhe masakrat e osmanëve dhe Sulltan Mehmet Fatihut mbi popullsinë e Arbërisë dhe Epirit mund të gjëndet edhe në të dhënat e historianëve osmanë që shoqëronin ushtrinë osmane në Arbëri e tregon edhe Historiani Dhosi Liperi (vdekur me 1968), i cili thotë:

` historianet turq Ibn Kemali, Hoxha Sadedini, Idris Bitlisi, Tursuni, te cilet pershkruajne hollesisht pushtimin e Lezhes me 1478, nuk e permendin cvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit``.

Të tjera dëshmi të mbeldhura nga studiuesi Dhosi Liperi, të shkruara në librin e tij ``lufta shqiptaro-turke ne shek XV``(Tirane 1968), ne Mat, Zadrime,Kruje e Mirdite, osmanet nuk e gjeten asnjehere varrin e Skenderbeut` (“Mitologjia Skënderjane”, 579 faqe e vitit 1968).

Osmanet mbeten pushtues dhe gjakatare ndaj Arberise dhe Epirit.

Ata vrane perdhunnan dhe debuan popullaten e Arberise njelloj si Milloshevici.

Ata sollen popullate tjeter ne Arberi dhe Epir e cila u bashkua me popullaten qe mbeti kryesisht malesore.

Popullata e larguar e Arberise u be faktor kyc ne formimin e shteteve si Greqia Italia Kroacia dhe Rumania.

Nje pjese e popullates arberise i u bashkua kishes sllave duke lene atdheun per fene duke formuar Malin e Zi, Serbine me shkiet, Maqedonine - jo bullgare, dhe arberit katolike ndihmuan ne formimin e Kroacise.

Aq e egër ka qënë mizoria e e ushtrisë osmane sa që nga Arbëria dhe Epiri, toka të cilat mund të përfshijnë rreth 140.000 km2 nga Bosnja në More (Peloponez), janë vrarë nga Osmanët rreth 150.000 Arbër&Epirotë, janë larguar rreth 500.000 njerëz, janë konvertuar në Islam pjesa tjetër ose janë kthyer në sllavë e bizantinë (romanoi e grekë) rreth 500.000 të tjerë gjatë shekujve XV-XVIII,  u shkatërruan me themel të gjitha qytetet e Arbërisë dhe Epirit dhe të gjitha fshatrat fushore dhe kodrinore. Sipas Neritan Cekës Durrësi nga një qyteti madh, në fillim shek XX ishte katandisur në një fshat i vogël.

Gjatë shek. XV-XVII sollën bujkrobër nga Abhazia, Çerkezia, Anadolli, nga krahina të Persisë  të cilët populluan fushat e Arbërisë dhe Epirit .

Dihet sipas Historianit shkodran Hamdi Bushati në librin e tij `Shkodra dhe Motet`, përmënd se…. popullata myslimane e qytetit të Shkodrës është e ardhur kryesisht nga Persia, Abhazia, Anadolli, të paktën deri në shek XIX. Të gjitha zonat fushore e pak kodrinore të zbrazura nga bendalinjtë  u banuan nga bujkrobër të ardhur nga periferia e perandorisë Osmane me besimin islam si: Fushë Kosova,Fushë Korça, Fushë Shkodra, Fushe Dibra, Fushë Tirana, Janina, Fushë Vlora e Myzeqeja (ato pjesë që nuk ishin keneta).

Më vonë zbritën malësorët në këto qytetete taashmë të banuara nga bujkrobër të huaj dhe banrë arbër të konvertuar në islam.

Shkatërrimi i Fesë dhe largimi i banorëve, kthimi i tyre në Islam, ardhja e bujkrobërve nga Anadollia, lënia e etnisë për të ruajtur fenë, shkaktuan një ngatërresë të madhe dhe një pështjellim në popullatat e atëhershme ballkanike nga pushtimi Osman aq sa dhe Historianë të nderuar gabojnë kur e përmëndin këtë periudhe si të qetë apo osmanët i quajnë si `çlirimtarë`.

Gjatë fund viteve1500 Programi FIDE i Papës së Romës aktivizoj kristianizmin katolik në trojet arbërore duke dërguar misionarë katolike sipas udhërave franceskanë dhe jezuitë për të rimëkëmbur Kristianizmin por duke katolicizuar vëndin.

Ky program dha efekt më shumë në veri të Arbërisë, kurse ne jug në të cilën Porta e Shënjtë e Kostandinopojës akoma kishte ndikimin orthodox – nuk pati sukses, sepse edhe ajo dërgoi Shën Kozmain për të ruajtur Orthodoksinë dhe për të penguar islamizmin njëlloj si Kisha Katolike në Veri.

Kisha Katolike dërgoi në veri të Arbërsie banorë katolikë të ardhur nga Libani, Maoku, Iraku, Tunizia, të cilët ri-formuan komunitetin katolik në Shkodër, Lezhe, Tuz, dhe zona të vecanta në Kosovë, malësorët e Alpeve e mirëpritën këtë kërkesë për ri-kristianizim, por shumica nuk u konvertua qoftë për të ruajtur pronat qoftë për të mos shkuar ushtar apo për tu marrë djemtë pengje.

Në jug dhe në Shqipërinë e mesme, zbritën vllahët të cilët e dinin arbërishten dhe epirotishtën dhe krijuan lidhje të forta me shqiptarët mysimanë dhe të krishterë orthodoksë që kishin mbetur.

Si pasojë e kësaj përzjerjeje popullate, lindi emri shqiptar kryesisht tek popullata shqipfolëse (arbërishtfolëse), dhe në vitin1703 në Kuvendin e Arbrit që u mbajt në Gomsiqe të Lezhës u përmënd për herë të parë fjala shqiptar.

 Sipas mendimit tim kjo fjalë (të cilën e kam spjeguar edhe në shkrimet e mëparshme) lindi për herë të parë nga konfrontimi i shkieve kundër arbërve të  islamizuar dhe të ardhurve nga anadolli.

Nëse ata u quajtën shkie si rrjedhojë e fjalë schizma pra ndarje, shkiet i quajtën ardhacakët dhe vëndalinjtë e islamizuar me nofkën shkeptare nga fjala shkep ose shqep, duke i vënë prapashtesën `tare, pra duke i ofenduar si të  `të shqepur të larguar nga feja e të parëve`, që më vonë u fol si shqiptarë.

 Edhe sot e kësaj dite serbët e përdorin fjalën shiptarë si fjalë ofenduese.

 Ti kthehemi temës. Perandoria osmane me kalimin e viteve ndoqi politikën e `kulaçit dhe të kërbaçit ndaj popullatës  edhe duke i marrë dhe bërë funksionarë të lartë në Perandorinë osmane, qoftë të islamizuarit qoftë edhe ndonjë të krishterë vetëm e vetëm për të mbajtur në qetësi këtë krahinë kryengritëse.

Madje ka marrë aq shumë bij dhe bija të Arbërsië dhe Epirit saqë edhe në Turqinë e sotme sipas një gjenerali turk i cili thotë se 3 në pesë ushtarakë turq kanë origjinë shqiptare.

Kjo përplasje e ashpër midis Arbërisë dhe Epirit kundër Perandorisë Osmane , përplasje që zgjati një shekull që nga viti 1389 me luftën e Kosovës ku morën pjesë të githë fisnikët e krishterë shqiptarë e deri në 1479 kur ra Shkodra, shkaktoi tragjedinë më të madhe të popullatës së asaj kohe që fliste gjuhën që flassim sot, dhe megjithëse popullsia e Arbërisë dhe Epirit duhet të ketë qënë nga popullsitë më të mëdha në Ballkan (Emrin Ballkan ja vunë Eurpianët perëndimorë sepse deri në shek e XIX quhej Gadishulli Ilirik), ajo nuk u shua por vuajti shumë.

Aq sa dhe sot e kësaj dite të larguarit e asaj kohe stërnipërit e tyrre përbëjnë në Itali rreth 800.000 banorë që flasin arbërishten e lashtë por ne shqiptarëve na quajnë si `Gjaku inë i shprishur`, kurse në Greqi mendohet se janë rreth 3-4 milionë arvantitas të cilëve Greqia u ka mohuar gjuhën.

Madje gjatë këtyre 4 shekujve u formuan komunistete dhe popullata të reja si pasojë e dëbimit dhe genocidit të Perandorisë osmane.

Shkurtimisht mund të përmëndim se nga arbërit e larguar orthodoksë dhe katolikë, si dhe epirotët orthodoksë u ndihmuan të formohen këto shtete:

Sllave serbë +arbër orthodokse = Serbia me shkie

Sllavë serbë+arbër orthodox = Malëcia = Mali i Zi

Sllavë katolikë+ arbër katolikë = Kroacia

Arbër Orthodoksë+ sllavë bullgarë = Maqedoni

Vllahë+Moldavë+Rumunë+ Arbër Orthodoksë = Rumania

Bizaninë+ arber orthodokse&Epirotë (Arvanitas) = Greqia

Italianë+Arbër Orthodoksë (unitë) = italia (Kujtoni Kryeministrin e parë italian- Crispi)

Arbër të mbetur+ osmanë dhe bujkrobër të huaj (myslimanë+ katolikë+ orthodoksë) = Shqiptarë.

Arbër të slamizuar+ osmanë+ sllavë = Bosnja

Në pëfundim mund t`i themi Dr. Olgës së Perandoria Osmane nuk është sjellë si çlirimtare as në Serbi dhe aq më pak as në Shqipëri, por e la popullatën e re shqiptare pa arsimim, pa shtet, pa ushtri, pa kryeqytet, dhe në varfëri të thellë.

Nëse Historianët Osmanofilë i quajnë këto elemente si çlirim, dhe pushtuesit si çlirimtarë atëhere mund të themi që këta tipa historianësh ose duhet të jenë thellësisht injorantë ose shumë të djallëzuar, dhe japin deklarata e bëjnë emisione për të shtrembëruar të vërtetën.

Unë nuk mund të jem me ta.

Këto përfundime le të shërbejnë për të treguar të vërtetën historike, sepse sot kur shtetet dhe popullatat si në Ballkan dhe gjetke janë të konsoliduara, Historia le të mbetet Histori dhe nuk duhet të krijojë përçarje brënda vëndit ashtu dhe në Diasporë, por duke ditër të vërtetën, edhe fqinjët tanë do të kuptojnë se c`ka ndodhur, dhe se, megjithëse jemi shtete të ndryshme ADN-ja ballkanike mbetet pothuajse e njëjtë  për të gjithë popujt e Ballkanit.

Ashtu sikundër Prindërit biologjikë të cilët i rrinë larg fëmijëve të tyre për shkaqe të ndryshme, këta fëmijë do të quajnë Prind atë që kujdeset dhe i rrit, por Prindi biologjik rri dhe sheh nga larg dhe shqetësohet kur dikush u fsheh identitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat