Rënia e Edvinit po vjen ose “Fuck off” shqiptarë

Opinione

Rënia e Edvinit po vjen ose “Fuck off” shqiptarë

Nga: Bit Gecaj Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:46
Bit Gecaj

Edvini do te bjerë nga pushteti, jo se atje është vetëdijësuar qytetari shqiptar; as pse protestuan studentët (që për mua, e për shumëkënd ishin të shtyra nga vetë pushteti), por se ai në qeveri ka emëruar dy kosovarë!

Vërtet nuk e di a do të bjerë Edvini, por histeria e palaçëria e reagimeve kundër këtyre dy emërimeve, për shkak të përkatësisë krahinore të dy ministrave, është teper neveritëse, e pse jo dhe njëfarë racizmi brenda llojit!

Emërimet e dy qytetarëve të Kosovës në poste politike, kanë të bëjnë me lojërat jo të sinqerta, të Edvinit të zi; qe hipotetikishtë, mund të lidhen edhe me proceset e marrevëshjeve, si dhe bisedimeve me Serbinë, që sikur thuhet do jenë të vështira, ku nuk përjashtohet edhe involvimi i Shqipërisë zyrtare. Në atë rast mund të priten edhe nënshkrime të marrëveshjeve që demtojnë Kosovën, të cilën e urren së tepërmi shoku Edvin, për shkak se ai e sheh ate si pengesë të „vllazërisë“ me Serbinë, sikur e ka mesuar partia! Andaj edhe u stëlodhë për të gjetur dy kosovarë qe mund të jene nënshkronjës të marrëveshjeve të mundëshme!

Unë jam kundër qeverisë Rama, dhe krejt kundër Edvinit si njeri, si personalitet e si çka të duash, por kurrë nuk jam kundër shtetit shqiptar.

Andaj, shikuar në rrafshin realë, or shqiptar, ata që u zgjodhën ministra, janë dy shqiptarë, të Shqipnisë etnike, ose asaj pjese që u tradhëtua nga Europa dhe vetë Shqipnia, që mbeti jashtë kufinjve zyrtarë të shtetit. Pra ndalini sharjet se është turp, se nuk keni të drejtë, madje as nuk jeni më shqiptarë se kosovarët!

Më 8 dhjetor 1921, Keshilli i Lartë, i besoi Hasan Prishtinës postin e Kryeministrit të Shqipërisë, por pas 4 ditësh, ai u detyrua te dorëhiqej, për të ruajtur shqiptarët nga gjakderdhja, e histeria: “u bënë kosovarët të na drejtojnë”, thuhet se mbretëroi një slloganë(parolle), atehere!

Për ironi, histeria e kundershtitë e sotme, kundër emërimit të dy ministrave në Qeverinë Rama, ekskluzivisht për arsye se janë nga Kosova, janë të ngjashme me ato të vitit 1921! 

Kjo flet se vetëdija kombëtare shqiptare ka ngecur, dhe se kombi ynë vazhdon të mbetet i ndarë, më së tepërmi për shkak të vetëdijes së tij, të ulët nacionale e shtetërore!

Poshtë Edi Rama!

Rroftë Shqipëria! 

Poshtë emërimet dekorative, ministrore me politikanë kosovarë, në Qeverinë Shqiptare, posaçërisht ata që nuk dinë të refuzojnë emërimet dekorative!

Uroj që Serbia me gojën e Edi Ramës e duart e ministrave kosovarë do vazhdojë të marrë nënshkrimet tona për vuajtjet, ndarjet e varjet e ardhshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat