Derisa Hashimi ka mbështetjen e Amerikës, pse mos ta ketë edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës?

Opinione

Derisa Hashimi ka mbështetjen e Amerikës, pse mos ta ketë edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës?

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 30 dhjetor 2018 Në ora: 21:18
Donald Trump, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Për të mos u keqinterpretuar, asnjëherë nuk e kam mbështetur Dialogun e Brukselit (2011-2018), sepse ishte  dhe është projekt strategjik i Beogradit ( për t’u përzier në çështje të brendshme të Kosovës, deri në përthithjen e ndonjë pjese të territorit verior të saj), dhe, në asnjë formë nuk e mbështes, sepse pretendon revidimin gradual të statusit të pavarësisë së Kosovës. Kjo do të thotë se, autori, edhe sot nuk e mbështet politikën e as diplomacinë e shtetit të Kosovës, që vazhdojë dialogun me Serbinë derisa Beogradi zyrtarë  de fakto dhe de jure të mos e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Mirëpo, duke qenë se qeveria dhe parlamenti i Kosovës me vendimet dhe me rezolutat e tyre e kanë miratuar atë “dialog historik” (2011-2018), pse sot, pas 7 vitesh po kërkohet largimi i Hashim Thaçit nga Dialogu i Brukselit, kur një potez i këtillë i gabuar mund të jetë me rrezik të madh për marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën dhe me partnerët e saj evropianë.

Fundja, me gjithë “dialektikën” e të kundërtave politike me Hashim Thaçin (opozitë e pozitë), Amerika nuk do ta lejojë presidentin Hashim Thaçi, që të devijojë nga  strategjia amerikane ndaj Kosovës. Këtë, duhet ditur të gjithë miqtë dhe oponentët e Hashim Thaçit qoftë në qeverinë e Ramush Haradinajt, qoftë në Kuvendin e Kadri Veselit.

Me gjithë gjepurat propagandistike bjerrakohë se gjoja presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi “është tradhtar , nuk është tradhtar”  për shkak të  zhvillimit të Dialogut të Brukselit (2011-2018) ato nuk kanë kurrfarë peshe pilitike, diplomstie, juridike e as kushtetuese dersia ende nuk ekziston kurrfarë traktati i lidhur  dhe i nënshkruar ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj,  zëvendësimi i presidentit Hashim Thaçi me ndonjë përfaqësues tjetër, nuk  është punë e mençur e as e dobishme derisa ai ka përkrahjen e presidentit të Amerikës, Donald Trump.  S’ekziston nevoja, që të ndryshohet struktura e delegacionit, e as të zëvendësohet Hashim Thaçi, sepse  në thelb asgjë nuk mund të ndryshohet në planin diplomatik evro-ndërkombëtar, duke qenë se tani fjalën kryesore, do ta kenë Uashingtoni dhe Moskva.

Në këtë rast,  eliminimi i Thaçit nga delegacioni, mund të ndikojë negativisht në disponimin e pikëpamjeve dhe të qëndrimeve të diplomacisë së Uashingtonit dhe të partnerëve të tij evro-perëndimorë ndaj Kosovës. Këtë fakt të rëndësishëm, domosdo, duhet mbajtur parasysh oponenca e presidentit Hashim Thaçi, sepse mund ta vërë në pikëpyetje  partnerizmin e deritashëm strategjik, politik, diplomatik, ushtarak dhe  miqësor me Amerikën dhe me aleatët e saj, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Duke qenë se po fryjnë erëra të ftohta siberike për sfidimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, si qeveritarët e Ramush Haradinajt, ashtu edhe kuvendarët e Kadri Veselit, duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët, të jenë unikë dhe të reflektojnë  thellë dhe gjithanshmërisht, që të mos e vështirësojnë pozicioinin e palës së vet negociuese  me palën serbe në Bruksel, por   secilit të jetë në nivelin e kërkuar të përgjegjësisë sipas detyrës dhe t’i kryejë punët si duhet në qeverinë dhe në parlamentin e Kosovës, sepse çfarëdo marrëveshje, që të arrihet në Bruksel, ajo do t’i nënshtrohet procedurës ligjore të ratifikimit nga ana e parlamentit.  Kështu që, fare nuk është e rëndësishme  se kush do ta nënshkruajë atë marrëveshje, Hashimi, Halimi, Brezhnica, Broja apo Dukagjini. Për këtë, do të vendosë vetëm Parlamenti i Kosovës, sepse pa “firmën” e tij, asnjë marrëveshje a traktat ndërkombëtar nuk mund të legalizohet e as të zbatohet në jetën e përditshme kombëtare e as ndërkombëtare.

Edita Tahiri e ka filluar, Hashim Thaçi le ta mbyllë dialogun në Bruksel

-Sepse këta dy liderë politikë të qeverisë së Kosovës e kanë filluar Dialogun e Brukselit (së pari si dialog teknik e pastaj si politik e diplomatik me mbështetjen e BE-së), ndaj, edhe është e logjikshme, që edhe ta përfundojnë mbase e kanë edhe mbështetjen e BE-së, edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Kushtu që, tani, pas letrës së  presidentit të SHBA-së, Donald Trump, çdo gjë është bërë e qartë  për palët negociuese, se duhet të përfundojnë marrëveshjen e tyre dypalshe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu që, as qeveria e as kuvendi i Kosovës nuk kanë arsye, pse   t’i demisionojnë Thaçin dhe Tahirin nga dialogu  i Brukselit, sepse nuk do të ndryshojnë asgjë nga axhenda e tij.

Të mos harrojmë se, të dy këta përfaqësues të qeverisë së shtetit të Kosovës e kanë pasur edhe “bekimin” e qeverisë, edhe miratimin me Rezolutat e Kuvendit të Kosovës, që ta hapin dhe të zhvillojnë dialog me palën serbe në Bruksel. –Le ta vazhdojnë, duke qenë se kanë mbështetjen e Amerikës dhe të BE-së. –Të shohim se çfarë traktati kompromisi do të lidhin dhe nënshkruajnë me Serbinë. –Nëse, eventualisht përmbajtja e atij traktati  të Brukeslit nuk do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atëherë, fjalën do ta kenë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Prandaj, nuk ka nevojë të bëhet kurrfarë “potere historike” në Kuvendin e Kosovës, se gjoja vetëm me shkuarjen e dhjetra delegatëve me emra të rinj në Bruksel, mund të shpëtohet ndarja e Kosovës!  Përkundrazi, do të ndërlikohet edhe më shumë, sepse  ekziston rreziku që pala shqiptare, ta humbasë përkrahjen e diplomacisë  ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat