Kujtime nga Lufta, si e “pagëzova” Anton Qunin me nofkën Llaki Lluk (Lucky Luke)!

Opinione

Kujtime nga Lufta, si e “pagëzova” Anton Qunin me nofkën Llaki Lluk (Lucky Luke)!

Hafir Hoxha Nga Hafir Hoxha Më 31 dhjetor 2018 Në ora: 08:06
Anton Quni

Vitin 1998 pasi erdhe Anton Quni në Qendrën Stërvitore në Papaj ku ishim  shumë shokë e kolegë, zhvillonim trajnime, stërvitje dhe operacione taktiko-operative në rajon rreth kufirit por edhe më larg.

Një ditë dimri 1998 , Agim Ramadani, Rrustem Berisha, unë Hafir Hoxha dhe Anton Quni shkuam në një takim zyrtarë në QS ( qendrën Stërvitore) në rajonin e Kukësit në Kolsh dhe Kalimash.  Antoni voziste një Nisam 4x4 , unë isha ulur para kurse Agimi e Rrusta mbrapa. Duke u kthyer nga Kukësi ishte kohë shumë e keqe, baltë, borë e vështirësi, që shpesh ishim të detyruar të zbresim  nga automjeti dhe ta shtynim atë Në një rast diku mes Krumës dhe Bajram Currit dikush që nuk e kemi parë fare gjuajti me armë zjarri e breshërie që të na ndalin.

Por,  Antoni as që mendonte të ndalej, edhe Rrusta e Agimi thanë vazhdo, mos u ndal dhe nuk patëm pasoja. Bënim shaka pas ati rreziku. Në automjet, Agimi e Antoni nuk i ndalnin cigaret. Dritaret e automjetit ishin me mjegull, tym i madh brenda, të katërtit ishim në uniforma e të armatosur edhe armët i kishim ne gjendje gatishmërie. Një çast, Anton Çunin e shikoja nga ulësja ime e djathtë derisa voziste. Kërcente dhe rrëshqiste gjipi në të gjitha anët e Antoni kishte në kokë një kapele të kaubojve me ngjyra ushtarake. Kishin ndezur nga një cigare Puro me Agimin dhe një moment i lëvizte edhe cigarja poshtë e lartë. Forma e hundës së tij si e Skënderbeut dhe nga profili mu duk sikur të ishte mbi kali, e jo në gjip dhe i thash: O ndale kalin o LLAKI LLUK, se krejt si ai je bërë! Aty filluam të qeshim të gjithë dhe Agim Ramadani tha: Bash ia gjete!

Image
Në fotografi gjatë vëzhgimit rreth Koshares Agim Ramadani, Llaki, unë dhe shumë koleg të tjerë

Antoni nuk u ndalte së qeshuri dhe na tha:  A e dini ju se me të njëjtën nofkë më kanë quajtur  edhe fëmijët e mi kur u i pata vesh teshat dhe u nisa në luftë ! E për atë po qeshi se  qenka e vërtet që po i përngjaj LLAKIT. Prandaj Antonit i pëlqeu edhe më shumë nofka dhe nga ai moment vetëm «LLAKI LLUK«  e kemi thirrur dhe ashtu e kishte nofkën edhe gjatë luftimeve në betejën e Koshares.

Autori është njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të tjera, pjesëmarrës në Betejën e Koshares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat