Prapavija politiko-ekonomike e problemit të Mitrovicës

Opinione

Prapavija politiko-ekonomike e problemit të Mitrovicës

Nga: Ali Kelmendi Më: 1 janar 2019 Në ora: 14:18
Ali Kelmendi

Të drejtat ethnike dhe hapësinore për Mitrovicën veriore, mund të pohohen nga vetë shqiptaret kosovarë edhepse pala serbe në konflikt bënë çdo përpjekje në aspektin intelektual, për ta çimentuar pretendimin e saj si e vetmja etni. Branislav Krstiq, citohet të kishte thënë në librin e Marc Stegherr„ Ndarja nga djepi i serbianizmit, f. 290 “për një konflikt midis të drejtave ethnike të shqiptarëve dhe të miteve historike serbe“. Pra. Ethniteti na përket shqiptarëve, dhe ato mitet historike serbëve. Pretendimet serbe, mbi Mitrovicën veriore nuk janë të drejta dhe reale. Ata e pastruan veriun etnikisht, dhe nuk lejuan kthimin e 15.000 banoreve shqiptare që jetonin prej kohesh atje. Nuk duan bashkëjetësë me shqiptarët kosovarë. Nga ana tjetër, deri kur ne ta furnizojmë gratis, me energji elektrike në kurriz të të gjithë shqiparëve nga mbarë Kosova, siç po veprojnë qeveritë tona, njëra pas tjetrës pa i pyetur shqiptarët dhe minoritetët tjera nga njëra anë, dhe moslejimin e hapjes të Urës së Ibrit qe lidh të dy pjesët e qytetit të Mitrovicës nga ana tjetër. Të të gjitha komunat me shumicë serbe, kanë siç u tha më lartë mbështetje për bashkjetesë integruese, ekonomike, por edhe politike nga vetë shqiptarët kosovarë. Ato të jenë të barabarta si të gjitha komunat shqiptare në mbarë Kosovën, dhe me përfaqësime në bashkqeverisjen qëndrore të shtetit, me të drejtë vote, dhe të drejtë të vetos, në marrjen e  vendimeve me të larta shtetërore, çka nuk i kanë asnjë minoritet në botë, si dhe me pjesëmarrjen në Ushtrinë e Re moderne të Kosovës, krahas shqiptarëve dhe minoriteteve tjera.

Ndërsa, ish-Kompleksi xehtaro-metalurgjik Trepça, i cili jo që është miniera më e madhe e plumbit dhe zinkut, por ishte e treta përkah madhësia me kapacitete shkrirëse në botë, dhe është e një rëndësie tejet të madhe ekonomike dhe politike në kuadër të territorit të Mitrovicës. Industria minerare e Trepçës, e cila ka filluar të shfrytëzohet para kohës romake, dhe pas ardhjes së minerarëve saksonë në Mesjetë kishte arritur kulminacion, dhe para vitit 1941 ishte në pronësi angleze, dhe më 1945 e nacionalizuar. Deri në vitin 1989 ishte ngritur prodhimi  në mbi një milion ton me xehe, ndërsa numri i të punësuarëve rreth 23.000 veta. Në New York Times të korrikut 1998 theksohej së Trepça është „ një copë toke shumë e vlefshme e kërkuar në Ballkan“

I ashtuquajturi „Revolucioni antibyrokratik“ qe e udhëheqte  presidenti serb Millosheviqi me 1988 e largon Azem Vllasin, shefin patiak të Lidhjes së komunistëve të njësisë së tetë federale - Kosovës së atëhershme, dhe fillojnë protestat  dhe demonstratat  me shumicën e të punësuarëve shqiptarë që reagonin për heqjen e statusit të Autonimisë së Kosovës.

Me datë 03. shkurt 1989, Millosheviqi njofton se Kushtetuta do të plotësohet, aq sa të rivendoset sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën. Ashtu qe me datën 3 shkurt 1989, Kuvendi nacional serb miraton ndryshimet kushtetuese ku serbet do të kontrollojnë drejtpërdrejt  politiken e brendshme, drejtësinë, financat dhe  zhvillimin shoqëror. Kështu qe me datën 23 mars 1989 bëhën ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës në Parlamentin e Prishtinës ku u zhvilluan debate të ashpëra e turbulente nën prezencën e ushtrisë dhe të shërbimit sekret të policisë. Me këtë rast hiqet Autonomia e Kosovës.

Si pasojë e kësaj, pasojnë grevat e urisë shumëditore në shkurt të vitit 1989, largohen gadi  të gjithë punëtorët shqiptarë. Përleshjet për Kombinatin Trepça u vlerësun gjer me sot si fillim i eskalimit të Konfliktit të Kosovës.

Heqjen e Autonomisë nuk e pranuan shqiptarët, andaj nga puna përjashtohen 145.000 punëtorë, ndërsa në Trepçë ndalet prodhimi dhe nuk punonte më askush. Në shkurt të vitit 1996, Trepça udhëheqet nga Toma Raiçeviqi, antar i Këshillit ekzekutiv PSS. Bëhen disa investime nga Suedia dhe ringjallet  serish Tepça. Me 1997 fillojnë me prodhimin dhe punësohen shumë shqiptarë. Prodhimi kishte arritur në 100 milione dollarë. Në vitin 1998 prodhimi sipas Novak Bijeliqit arrin në 370 milionë US dollarë gjë që Trepça asokohe  bëhet firma më e madhe ekspotruese jugosllave. Në kuader të saj punonin Stan Trgu, Ajvalija, Artana, Kishnica.

Me 25 qershor 1999 Bernard Kouchneri urdhëron, që UNMIK-ut t’i bartët e drejta mbi udhëheqjen me pronat e Trepçës, dhe duke marrë parasysh vlerësimin e Grupit të Krizave internacionale (ICG), pak me vonë në nëntor të te njëjtit vit konstatohet qe: Ardhmeria e Trepçës të hyjë në zemër të identitetit shqiptar kosovar“ (Marc Stegherr)

Pasuria e saj e madhe minerare, të bëhet baza  e ekonomisë kosovare.  Një ekonomi e pavarur e Republikës së Kosovës, pa Trepçën do të ishte vështirë dhe pamendueshme ashtu siç synonte pala shqiptare kosovare. Në mosmarrëveshjen mbi pronësinë e Trepçës, në vitin 1997 ajo shëndërrohet në AG ( Shoqatë Aksionare), dhe sipas Beogradit ajo privatizohet, ndërsa pala shqiptare e konsideron Kompleksin e Trepçës si pronë shtetërore të vetën. Trepça në çfarëdo rrethane duhet t’i takojë shtetit të pavarur të Kosovës. Sërbet ënderronin së nese Kosova bëhet e pavarur, atëherë Mitrovica  veriore  duhet të bëhet enkllave serbe dhe t’i bashkangjitet Serbisë.

Ambasadori serbo-malazez në Athinë, Batakoviqi, luajti mirë në problemin e Trepçës, në një intervju, më një fjalim retorik propozonte „Kur disa shtete përshkak të burimeve të naftës bejnë luftë, të cilat gjenden larg shteteve të tyre, me 5 ose 15 mijë kilometra, atëherë pse serbet të heqin dorë nga resurset e rëndesishme, të cilat kanë qenë gjithmonë pjesë e sistemeve të saj ekonomike!?

Komentatoret  shqiptarë dhe ndërkombëtarë e fajësojnë Beogradin që Mitrovicën veriore  po e planifikojnë dhe ndërtojnë si një lloj bastioni, me të cilin do të bënin provokime të vetëdijshme të përhershme, me  qellim qe paaftesitë e „ndërkombetarëve“ t’i demonstrojnë për pacifikimin e Kosovës, dhe njëkohësisht ta përligjin ndarjen e mëvonshme. Prandaj publiku serb kishte kërkuar dhe po kërkon në mënyrë të përseritur, qe serbeve me ju dhënë enkllaven vetëqeverisëse, Kosovën me e centralizuar, duke e ndarë në Kantone sipas propozimit të Koshtunicës. Gjithmonë flitej për atë, qe regjioni i Mitrovicës duhej të behet territor me shumicë serbe, në rast të një deklarimi të pavarësisë  së Kosovës, kjo pjesë t’i bashkangjitej Serbisë. Nga kjo teori serbe rrjedhin edhe bisedimet Thaçi – Vuçiq për ndarjen e Kosovës, ose kembim terrritorësh me planin gjithëpërfshirës të Hashimit me Vuçiqin!?

 Prandaj, Mitrovica është në qënder të vëmendjes, sepse polemikat kontraverze në bazë të ideve krejtësisht të papajtueshme për ardhmerinë e Kosovës, takohen në hapësirë të vogël, dhe së konflikti mund të ndizej, edhe nga interesat tejet të mëdha për pozitën gjeostrategjike, dhe më interesat e përhershme për resurset e mëdha të pasurive minerare  dhe ekonomike.

Po i  rikujtoj përfaqësuesit  e shqiptarëve të Kosovës, se bisedimet e Vienës, këtyre tanëve ju dukeshin asokohe, si manovër penguese, të cilat sipas dëshires së organizatorit kishin përjashtuar „çështjen e statusit“, dhe së  bisedimet duheshin të zhvilloheshin  për „çështjet teknike të interesave të dyanshme“ por, pala shqiptare e kishte ndier vetën të tkurrur, ndersa ajo serbe e kënaqur. Andaj nga çështjet teknike dolen ato politike, siç e ndienim frikën ne të gjithë kosovarët, si pjellë e paaftësisë së pales tonë në bisedime.

Konferenca e Vienes kishte vezhguar për ca kohë sjelljet e politikanëve shqiptarë të Kosovës, qe humben gjithnjë e më shumë nga kredia e bisedimeve, qe ajo kishte me bashkësitë shtetërore ndërkombëtare, për një kohë të gjatë pas konfliktit. Shoqeria shqiptare kosovare së pari duhet të përballej më këtë pasuri të patundshme të bisedimeve të mirëfillta e në interes të shtetit tonë.

Përkundrazi ajo nuk ishte e pjekur, qe eksperimenti i pavarësisë të mund të diskutohej në mënyrë racionale në të gjitha rastet. Strategjinë e kundërt e kishin frikë shum politikanë e komentatorë politik, se mund të përfundonin me fiasko!? Megjithatë, aleatet amerikanë dukej së e konsideronin asokohe pavarësinë si një përfundim të parakoheshëm.

Politikanet shqiptarë mendonin, qe gjithsesi çdo gjë do të arrinte pavaresinë, dhe nuk e shihnin rrezikun, edhepse kishin kërkesë për durim, por, ishin të ushqyer me një pikëpamje të tillë, dhe nuk merrnin parasysh taktikat e mbajtjes së bashkësisë ndërkombëtare larg një zjarri të mundshëm të rrezikshëm.

Në fund, një shaka e një serbi nga Mitrovica Veriore, ku njëri nga ata kishte një pishtoletë me dy plumba, dhe pyetet: Në cili përson do të gjuaje së pari, në: Klintonin, Albrightën apo Koushnerin? Përgjigja ishte: në Millosheviqin dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat