Vuçiqi, të veprojë si De Gaulle-i, ta lirojë Serbinë nga kolonitë e saj!

Opinione

Vuçiqi, të veprojë si De Gaulle-i, ta lirojë Serbinë nga kolonitë e saj!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:59
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Ky do të ishte shpëtimi i Serbisë ! Ndryshe, betejat dhe luftërat e gjenocidit kolonial sllavo-bizantin, nuk do të përfundojnë  në Ballkan.

-Çfarë i duhen Serbisë kolonitë shqiptare të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës dhe të Novi Pazarit?  Pse Serbia nuk ua njeh të drejtën historike dhe të vetëvendosjes  këtyre kolonive të etnikumit gjeopolitik shqiptar?

Këto koloni, duhet të lirohen nga sundimi kolonial i Serbisë (1878-2019), në mënyrë që Serbia të mos jetojë  githmonë me ëndrra mitologjike mesjetare, se fqinjtë e saj në tokat e tyre joserbe, duhet shfarosur me  gjenocid kolonial.

Kjo praktikë ataviste shekullore, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë se popujt dhe vendet e huaja, të aneksuar dhe kolonizuar me gjenocid, nuk mund sundohen dhe të mbahen përjetësisht skllavë nën Serbi.

Vuçiqi ka shansin historik për ta shpëtuar Serbinë, ashtu sikurse dikur De Gaulle-i, që shpëtoi Francën nga  fundosja në kolonitë e saj në Afrikë dhe në Indokinë ( 1950-1960).

Nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq, vërtet ka arritur ta kuptojë krjimin e realitetve të reja në Ballkan, pas 3 gjenocideve të kryera nga Serbia në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999), duhet të krijojë një Serbi të re, demokratike dhe paqësore, duke e liruar nga bagazhi historik kolonial shekullur ndaj popujve dhe vendeve fqinje, e në radhë të parë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Vetëm kjo strategji objektive vizionare e politikës dhe e diplomacisë së Aleksandar Vuçiqit dhe e forcave porgresive, demokratike dhe paqësore evropiane, të grumbulluara rreth tij, do të mund ta shpëtonin Serbinë nga luftërat e ardhshme fatale dhe tragjike në Ballkan.

Beogradi të mos frikësohet nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Përkundrazi, si politika, ashtu edhe dipomacia zyrtare e Serbisë, duhet të përshëndetin dhe të mbështetin heqjen e kufirit Kosovë-Serbi (sepse kjo është vetëm çështje e Prishtinës dhe Kosovës. Kjo varet vetëm nga shprehja e vullnetit të populit si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë).  Kjo është paradigm positive dhe racionale, që paralajmëron një kthesë të madhe historike  për bashkimin gradual të shqiptarëve vetëm brenda territoreve të tyre historike autoktone të Shqipërisë.

Prandaj, as Serbia e as shtetet e tjera fqinje nuk kanë arsye pse të frikësohen nga bashkimi demokratik dhe paqësor i shqiptarëve ngase fshirja e kufijve ndërshtetërorë me shtetet fqinje, pa dyshim se do të sjellë në pajtimin, në afrimin dhe në normalizimin e njëmendtë të marrëdhënieve mes popujve ballkanikë. Ky proces paqësor, do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në krijimin e marrëdhënive të qëndrueshme kualitative, që i tërë Ballkani të mos jetë  fushëbetejë e luftërave të përgjakura kolonialiste, hegjemoniste dhe  shfarosëse të dikurshme, POR ZONË PAQEJE, SIGURIE, BASHKËPUNIMI RECIPROK në të gjitha fushat: politike, ekonomike, tregtare, kulturore, të turzimit, të lëvizjes së lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave, të hapjes së tregut të lirë, si dhe të mbrojtjes dhe të respektimit të drejtëve  të njeriut dhe të lirive themelore.

Kjo formë e re e heqjes së barrierave kufitare mes shteteve, do të  jetë garancia më e forte dhe më përmbajtësore jo vetëm në favorin e axhendës dhe të standrdeve integruese  të Evropës demokratike, por, njëherazi  edhe të krijimit të marrëdhënieve të reja më realiste, më konstruktive dhe më humane ndërkombëtare, që do të bëjnë të mundur, që  e gjithë bashkësia njerëzore të jetojë pa frikë për fatin, për zhvillimin, për objektivat dhe për mirëqenien e   vet të plotë, pa luftëra, pa gjenocide, pa uri, pa varfëri dhe pa ekzode milionshe të refugjatëve dhe të papunëve anembanë botës.

Ballkani nuk ka nevojë për vazhdimin dhe për intensifikimin e  garave të ethshme hegjemoniste, kolonialiste dhe neokolonialiste sllavo-biznatine me bagazh gjenocidi për shfarosjen e shqiptarëve, por për: humanizimin,  demokratizimin, integrimin, paqësimin,  sundimin e së drejtës, lirinë e plotë, që të gjitha këto vlera universale të njerëzimit garantojnë përbashkësinë, ekzistencën, zhvillimin ekonomik, prosperitetin, paqen, mirëbesimin dhe mirëqenien e plotë të të gjithë popujve në rajonin ballkanik.

Me një fjalë, Ballkani ka nevojë të evropianizohet dhe të shndërrohet në  një zone paqeje, sigurie, bashkëpunimi, koekzistence dhe lirie të plotë për të gjithë popujt e tij, jo  vetëm për konglomeratin sllavo-bizantin. Kjo “formulë” e sundimit kolonial disashekullor mbi shqiptarët dhe mbi tokat e tyre, tanimë është e vdekur, sepse kanë përfunduar luftërat koloniale në Evropë. Tani, ndodhemi në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, që serbët, malazezët, grekët dhe maqedonët, duhet të heqinë dorë nga kolonitë e tyre shqiptare në Ballkan, ashtu sikurse dikur metropolet evropiane, që i braktisën kolonitë e tyre shekullore në Amerikën Latine, në Azi dhe në Afrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat