"Syri i Popullit" via "Shtabi i Rognerit"

Opinione

"Syri i Popullit" via "Shtabi i Rognerit"

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 3 janar 2019 Në ora: 06:19
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Në gjykimin "Syri i Popullit" erdhën të dëshmojnë edhe "Klani i Rognerit": Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti.

Të gjithë këta iu frikësuan Murat Jasharit edhe pse ishte në pranga në gjyq. Por?! Shkurt "Klani i Rognerit" për çudi i doli në mbrojtje Murat Jasharit, ani pse ai i kishte në listë për t`i likuiduar të gjithë këta.

Ky Klan e shfajësoi Murat Jasharin, por i hodhi akuzat kah Albin Kurti dhe Galuf Konjufca. Ky na qenka sekret shtetëror kur u përjashtuan mediat nga salla e gjykimit.

Skenar ku për t`ua hedhur fajin të pafajshmëve, bile iu mor telefoni edhe një gazetareje. Bile, Murat Jasharin e bënë edhe “budalla”, të pa shkollë, se nuk di të shkruaj, ani pse po ky Murat Jashari ua kishte dërguar që të gjithëve me qindra e qindra pyetje rreth luftës dhe pas luftës, por, që asnjëri nga ta nuk kishte kthery asnjë përgjigje. Diçka këtu nuk është në rregull, nuk shkon: Si është e mundur që ta mbrosh dikë që të ka në listë për të të vrarë? Këtu qëndron "Thembra e Akilit".

A ka diçka këtu konspirative, pasi që Murat Jashari u mbrojt nga "Shtabi i Rognerit", hajde e mos thuaj së e terë kjo gjurulldi është veç një skenar,sepse siç thotë eprori i dikurshëm i SHIK-t Naim Miftari së kjo fantom Organizatë është pjellë e LPK së SHIK-ut. Janë dy arsye pse u mbrojt në Gjykatë Murat Jashari! Së pari, këta të "Klanit te Rognerit" e kanë pasur nga tuta se mos po e thërret Murat Jasharin Gjykata Speciale për të dëshmuar për ta sepse ky dine çdo gjë për ta. Populli nuk thotë kot: "argati nxihet më herët para se të duhet".

E dyta, si është e mundur që në gjykatë të akuzohen dy liderët e LVV-së se prapa "Syrit të popullit" qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Që prej se u bë atentat në avokatin Azem Vllasi, që nga ajo ditë është publikuar edhe lista e kësaj Organizate me njerëzit për likuidim. Që nga ajo ditë e deri në gjykim kanë kaluar më shumë së një vit.

Pse gjatë gjithë kësaj kohe askush,e as pushtetarët e apostrofuar në listën e kësaj organizate nuk e tha asnjë fjalë se kush qëndron pas kësaj Organizate. Por u heshtë, u mbajte sekret. Pse u desh të pritet që pas një viti e më shumë të thuhet kjo dhe bash në gjykimin e Murat Jasharit?. Pse gjatë gjithë kësaj kohe nuk u ngrit akuzë nga prokuroria për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën si organizator të kësaj organizatë nëse kjo do ishte e vërtëtë? Shumë pyetje,pa asnjë përgjigje?! Kjo është vetëm se një lojë politike. Kjo është një lojë e keqe, jo e ndershme, jo fer. Është një lojë për likuidim politik të këtyre dy figurave të LVV. Sepse po të ishte e vërtetë kjo këta të dy moti do të ishin në burg. Nuk është kjo hera e parë që veprohet kështu me figurat e njohura të cilat kanë pasur për qellim denigrimi në skenën politike.

Po përmendi rastin e Fatmirë Sejdiut dhe rastin e Isa Mustafës dhe shumë të tjerëve të cilët kanë rënë viktimë, si pasojë e pastrimit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat