Gjithmonë me Policinë e Kosovës

Opinione

Gjithmonë me Policinë e Kosovës

Nga: Mirishahe Limani Hiler Më: 3 janar 2019 Në ora: 21:26
Gjithmonë me Policinë e Kosovës

Mërgimtarët e Kosovës sa herë kthehen në atdheun e tyre kërkojnë mundësitë se si t’i bëjnë të lumtur familjet e tyre që jetojnë në atdhe. Jo vetëm kaq, ata ndjejnë peshën e atdheut mbi supe dhe në çdo moment janë të gatshëm të gjenden në Kosovë saherë që e kërkon nevoja. Të gatshëm mu ashtu siq janë organet e sigurisë dhe të rendit në Kosovë. «  Gjithëher me Policinë e Kosovës » thot Besnik Benz. Ky djalosh i vyeshëm, përplot optimizëm nuk shkon në Kosovë vetëm për familjarët. Besniku shkon në Kosovë për Kosovën. Ai është i përmbushur në jetën e tij, vullneti dhe puna e tij për të avancuar në jetë, kompletojnë edhe modestinë e tij. Besniku e cilëson krejt natyral suksesin e tij profesional të cilit ia kanë lakmi. Ai, saher shkon në Kosovë kërkon të angazhohet me të gjitha kompetencat e tij për të ndihuar ku ka nevojë. Besniku ndjehet pjesë edhe e Policisë së Kosovës me të cilët kërkon rrugë bashkëpunimi në projekte të ngritjes së nivelit të kompetencave të tyre profesionale me Policinë e Republikës dhe kantonit të Gjenevës, qytetar aktiv i të cilit kanton është prej shumë vitesh. 

Besniku saher shkon në Kosovë kërkon anët pozitive të ngritjes së institucioneve shtetërore. Aq i lumtur duket në mesin e Policisë së Gjilanit tek e cila ai akordon besimin e tij të pathyer. Besniku thot «  unë besoj në shtetin tim, besoj në forcat e tij dhe gjithëmonë do të jap cfarë mundem që qytetarët e Kosovës të ndjehen ashtu siq ndjehem unë në Gjenevë ». 

Për t’i uruar qytetarët gjilanas për Vitin e Ri 2019, Besniku, besnik i dashurisë për atdheun sot ka vizituar Ismajl Fejzullahun, Alban Ramushin dhe Jetonin në Policinë e Gjilanit. 

Aktivitetet dhe misioni i organeve të sigurisë dhe të rendit, për Besnikun janë arteriet e shtetit të Kosovës. Ai thekson se brengoset për shumë gjëra që ende nuk shkojnë siq duhet në Kosovë por « me Policinë e Kosovës jam krenar dhe do t’i mbështes deri sa të kam fuqi ».

« Duaje shtetin tënd, edhe pa uniformë, të gjithë mund të jemi polic të kësaj pjese të globit që meriton të zhvillohet në të cilën qytetarët e saj mund të jetojnë me dinjitet » porositë Besnik Benz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat