BE-ja e BDI-së dhe SHBA-ja e Kosovës

Opinione

BE-ja e BDI-së dhe SHBA-ja e Kosovës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 janar 2019 Në ora: 06:55
Sulejman Mehazi

Politikanët shqiptarë na kanë ngatëruar e lidhur nyje sa që s'dimë çfarë të bëjmë e ka të shkojmë. Në njërën anë elita politike në Maqedoni me ato frazat e tyre BE e NATO, në anën tjetër Qeveria e Kosovës deri para disa ditëve ishte për BE-në, po kur ia bëri Serbisë tarifat 100%-she dhe kur e formoi Ushtrinë e Kosovës jo vetëm që ia ktheu shpinën BE-së, por edhe e sulmoi ashpër politikën e Unionit Evropian.

Edhe pse ne jemi shumë të dhënë e të dashuruar ndaj Evropës ajo, çuditërisht,  serbët luftënxitës e gjenocidial i miklon më shumë se sa neve shqiptarëve të urtë e paqësor Kjo u vërtetua me rritjen e tarifave të  Kosovës ndaj Serbisë. U çuan zotërinjtë evropianë Mogerinat e Haanat e ua nxorën dhëmbët kosovarëve se janë kundër veprimeve politike ndaj Serbisë.

Hapur na bënë me dije se shqiptarët karshi serbëve s'kanë vlerë europiane, edhe pse serbët historikisht shajnë, ofendojnë e kundërshtojnë BE-në e NATO-n, kurse shqiptarët 28 vjet radhazi  me sy, mendje e zemër janë të koncetruar e të dashuruar me BE-në.

Eh, kështu ndodh me dashurinë e  pa sinqertë, kur  dashurohesh rëndë te ndonjë kurvë, ajo përherë të tradhton, sikurse Evropa që ka tradhtuar  shqiptarët.

Pasi ne jetojmë në Maqedoni, atëherë lind pyetja çfarë do bëhet me shqiptarët e këtushëm, në cilën anë janë politikanët shqiptarë të Maqedonisë, në atë evropiane apo në atë amerikane? Duke parë anulimin apo prishjen e doganave të Shqipërisë me Kosovën, duke dëgjuar deklaratën e Edi Ramës antievropiane para sa ditêve në Kosovë, kuptojmë se edhe qeveria e Shqipërisë lë mënjanë BE-në duke përkrahur politikën e SHBA-së.

Atëherë çfarë do bëhet me elitën shqiptare në Maqedoninë e Zaevit?, i cili ishte kundër Ushtrisë së Kosovës amerikane, mos ndoshta shqiptarët e Maqedonisë do përkrahin politikën 16 vjeçare të BDI-sê duke brohoritur BE e NATO, po nëse BE-ja  për inat të Kosovës amerikane përkrahë politikën e Zaevit evropiane, atëherë çfarë do bêhet me shqiptarët e Maqedonisë? Atëherë shqiptarët e Maqedonisë do bëhen pro-evropianë, kurse ata të Kosovës dhe Shqipërisë do bëhen pro-amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat