Askush në Kosove nuk e gëzon të drejtën të nënshkruaj marrëveshje për shkëmbimin e tokave të lara me gjak gjate 122 viteve ...

Opinione

Askush në Kosove nuk e gëzon të drejtën të nënshkruaj marrëveshje për shkëmbimin e tokave të lara me gjak gjate 122 viteve ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:34
Hashim Thaçi

Është e njerëzishme të respektosh popujt tjerë, por është e natyrshme dhe  e domosdoshme që të respektoi dhe ta mbrosh popullin dhe identitetin tij kombëtar. Këto obligime dushet ti ketë në zemër dhe shqiptare çdo shqiptarë - duke u nisur nga vuajtjet dhe torturat e pa para qe i ka përjetua ky popull në Sanxhakun e Nishit në viti 1873- 1878- ku në gjashtëqind e dyzet fshatra ku kanë jetua 830 mijë banor shqiptar ne  ditët dhe momentet me të vështira janë zhvendosur nga trojet e tyre stërgjyshore. Ngushtime të trojeve tona  stërgjyshore i kemi pas gjatë kohës së fundit ne kufi me Maqedoni, tetëmijë hektar i humbëm me Mali e Zi. Këto ditë nga marrëveshjet që po tentohet të nënshkruhet me Serbin   për të dytën here do të shkojnë në Serbi edhe tri komunat e Mitrovicës veriore territoret me bukurit dhe pasurit me të madhe që i ka Kosova?!                                     

Tani, kur Kosova u bë shtet dhe përfundimisht u çliruam nga thundrat e armiqve shekullor erdhi koha të kultivohen traditat më të mira kombëtare, por për disa njerëz në Kosovën e pas luftës ideali i tyre u bë kolltuku, afirmimi personal, ku disa politikan “shqiptar” i dolën në mbështetje planeve serbe lidhur  me ndarjen e Kosovës,  Këta politikanë, deputetë e udhëheqës të Kosovës për nëntëmbëdhjetë vjet u zhyten dhe po tentojnë  edhe tani të zhyten në gabime dhe krime të cilët nuk ia njohin kurrë vetes qoftë edhe një pjesë të vogël të marrëzive që kanë bërë dhe po vazhdojnë t’i bëjnë edhe sot në  dëme të Kosovës dhe qytetareve të saj sikur këto troje stërgjyshore të ishin prona të tyre.

Nëpërmjet kësaj letre me në fund dua tu drejtohem Shpend Ahmetit, Bexhet Pacollit, Fatmir Limaj, Dardan Sejdiut, Dardan Mullicaj, Visa Imerit dhe të tjerëve të cilëve po ju bëjmë me dije  së në zgjedhjet e fundit me votën tone keni ardhur aty ku jeni sot. Ju në momentet ma të vështira një rrezik po i Vjene- e kjo është nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë  dhe bashkëngjitja e juaj  me Thacin  për nënshkrimin  marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për shkëmbimin e kufijve, ku në serbi shume shpejt do te shkojnë njëherë e përgjithmonë  pjesët me e bukur dhe me të pasura tri komunave  të Mitrovicës veriore. Pra të gjithë ju qe po tentoni të hyni një automjet pa motot dhe volan  shume shpejte do te bini ne një humnerë nga e cila kurrë nuk do te mund te dilni. Për kryerjen e të gjithë këtyre punëve kanë punua dhe po punojnë  në realizimin e saj Gjorgj  Boltoni miku me i ngushtë i Rusisë dhe Serbisë, Moderini, Dacici, Puthini. Pra, ju anëtaret e grupit  të juaj negociator po ju bëjmë me dije së ky  është një dekor i pazareve të Thaçit me Serbin për të cilin po ju bëjmë me dije se ju jeni të verbët dhe nuk po logjikoni dhe nuk po e veni gishtin në koke dhe të mendoni se cilat  janë të  zeza që po i vine qytetareve dhe Kosovës. Por ju dhe Thaçi duhet ta dini se nëntëdhjete për qind te qytetareve te Kosovës jemi kundër korrigjimit te kufijve. Prandaj ju nuk guxoni te nënshkruani marrëveshje me Serbinë pa pëlqimin tonë. Pra Kosova dhe pasurit e saj nuk janë prona te Thaçit as te juaja. Ketë duhet ta shikoni dhe te bindin se ne seancën e fundit te parlamenti kur foli Thaçi prej njëqind e njëzet deputeteve  morenë  pjese vetët tridhjetë e katër sish. Çka do të thotë shtatëdhjetë e gjate prej tyre e bojkotua Thaçin dhe ekspozenë e tij dhe marrëveshjen e tij me Serbin. Pra e këto momente forcat progresive, Akademi e Shkencave dhe qytetaret  tjerë i njoftojmë se deri sa nuk është bërë vonë duhet të dalin ne opinion me një platformë rreth nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë Serbi për shkëputjen e pasurive turistike dhe atyre nëntokësore të Mitrovicës veriore. Pra Thaçit dhe ju si ekip  negociatore  Kosovë-Serbi po ju bëjmë me dije ketë marrëveshje për shkëmbimin nuk keni të drejte ta nënshkruani për shkëmbimin  e   asnjë centimetri  tokë pas  tradhtisë qe ia keni bere Kosovës dhe qytetareve të saj  me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me Maqedoninë, Malin e Zi dhe tani me Serbinë. Ju bëjmë me dije që në mos të bini në këto kurthi se me ne qytetaret e Kosovës nuk do te heshtim...

Andaj në këto momente në Kosovë  çdo  njeri  që mendon ta beje mirë  se pari duhet ta vene gishtin në kokë dhe te mendoi mire nëse Vepron në të mirën e  popullit dhe kombit duhet ta beje me respekt dhe dashuri me këtë e nderon vetvete, poziciononin të cilin e mbanë dhe popullit, kurse  nëse e bene ne dëme te Kosovës, qytetareve te saj e turpëron vetveten, pozicionin udhëheqëse të cilin e mbanë, kombin dhe çdo gjë tjetër. Pra  të gjithë ju

anëtare e ekipit negociatave vene gishtin ne koke mendoni mire dhe mos bini viktimë e njeriut i cili ka vendos të nënshkruaj marrëveshjen me Serbi rreth dhënies ta armiqve tone shekullor  pjese veriore te Mitrovicas. Pra kërkesa e forcave progresive në Kosovë është që askush nuk e gëzon të drejtën të nënshkruaj marrëveshje për korrigjimin për korrigjimin apo shkëmbimin e kufijve të Kosovës të cilët janë la me gjakun e gjysheve dhe stërgjysheve tonë gjatë njëqind e  njëzet e dy vjetëve te kaluara. Për ceshtjen e kufive te drejten e vendosjes e gezon vetem  populli i Kosoves  nëpërmjet referendumit dhe nuk ka rrugë tjetër sepse toka e Kosovës nuk është pronë individuale e askujt. Pra, të gjithë ata individ apo grupe qe tentoje te nënshkruajnë marrëveshje qe e dëmton Kosovën dhe qytetaret e saj do te paguajna shume shtrenjtë ...      

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat