“Lëvizja për Universitetin “, merrni përsipër misionin dhe përgjegjsinë politike kombëtare!

Opinione

“Lëvizja për Universitetin “, merrni përsipër misionin dhe përgjegjsinë politike kombëtare!

Nga: Skënder Kapiti Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:21
Skënder Kapiti

Protestat e “Lëvizjes për Universitetin” në Shqipëri, si protesta të motivuara moralisht,ekonomokisht  dhe si kërkesa për arsimimin dhe edukimin kryesisht, e kryen rolin demokratik si protesta lirie e demokracie dhe në emër të moralit e të së vërtetë.

Por, përderisa deri më sot ndaj protestave Tuaja pushteti vazhdon me  mashtrimet, gënjeshtrat ,mospërfilljen dhe arrogancën e tij; përderisa edhe e gjithë politika po mundohet që ta shfrytezojë e të përfitojnë prej hovit të protestës tuaj; përderisa edhe shumica e mediave të korruptuara ,servile të parasë e të korrupsionit materialist e politik “neglizhojnë” me indiferentizmin djallëzor të tyre; dhe përderisa ajo që është më kryesorja dhe që është pro Jush: është opinioni dhe mbështetja e gjërë qytetare nga gjithë Shqipëria e diaspora pavarësisht se prej hallit ekonomik dhe pamundësisë për të qenë me Ju fizikisht në Protestë bashkë me Ju, dhe në mënyrë që protesta nga “lodhja”  dhe nga rreziku i mundshëm që Ju vjen nga e gjithë  politika dhe elita e keqe dhe e dëmshme kombëtare e derimësotme, do të ishte mirë që ju si studentë të merrni përsipër përgjegjsinë politike kombëtare për ta ndëshkuar të keqen më të madhe kombëtare e cila është elita politike e derimëtanishme në Shqipëri .

 Kjo sepse: kjo elitë politike është autorja jo vetëm e gjëndjes së rëndë të akademisë arsimore, të edukimit dhe të asimimit dhe të universitetit publik në Shqipëri ,por kjo elitë politike është shkaktarja kryesore që Shqipërisë dhe shqiptarëve u kanë ardhur dhe që vuajnë ekonomikisht, që vuajnë prej padrejtësive politike, ekonomike, arsimore, juridike, intelektuale dhe që vuajnë prej papunësisë e varfërisë, dhe që janë të detyruar të marrin rrugët e eksodit.

Ju duhet ta merrni përgjegjësinë politike si forcë e re politike për t’i shërbyer jo vetëm vetes tuaj , por tërë shoqërisë shqiptare e cila tashmë ka besimin dhe shpresën te Ju. Me të drejtë as Ju dhe as shoqëria shqiptare nuk kanë më bësim as te ndërrimet e ministrave, as te arnimet qeveritare dhe as te asnjë forcë politike që synon të riciklohet në pushtet, pra nuk kanë besim te kjo elite politike. Kjo sepse problemi i Rinisë  shqiptare universitare dhe i tërë shoqërisë shqiptare është si problem kryesor elita politike, e cila duhet të ndëshkohet e të skualifikohet politikisht në mënyrë demokratike  me protesta paqësore, me mosbindje civile dhe me angazhim politik si forcë apo lëvizje e re politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat