Pushtimet osmane dhe qëndresa shqiptare!

Opinione

Pushtimet osmane dhe qëndresa shqiptare!

Nga: Sami Arifi Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:10
Sami Arifi

Gjatë pushtimit të viseve të Evropës, nga ushria osmane, osmanët me vete sollën administratën e re ushtarako-centraliste në krye me sulltanin kalif, pastaj sollën edhe kulturën orjentale: gjuhën osmane, arabe dhe persiane, fenë islame, mënyrën e re të punës dhe jetës, zakonet orjentale, këto dukuri depërtuan në çdo pore të jetës. Historia e Perandorisë Osmane kishte paraqitur boshtin themelor në historinë botërore gjatë shekujve XV-XVIII.

Gjatë kohës së re ishin krijuar dy supërfuqi: Në Lindje Perandoria Osmane si dhe Perandoria e Shenjtë Romake me Habzburgët në krye, pra, në Perëndim. Koha e re kishte filluar nga gjysma e shek. XV (1453) dhe kishte zgjatur deri te shpërthimi i Revolucionit Borgjez në Francë shek. XVIII (1789).

Rënia e Konstandinopojës (Stambollit) nën pushtimin osman si dhe mbarimi i luftës njëqint vjeçare midis Francës dhe Anglisë, zbulimi i Amerikës (1492), Revolucioni në Gjermani (1517), Humanizmi (njerëzorja) dhe Renesanca (rilindja) ishin ngjarjet kryesore që shënojnë fillimin e kohës së re. Mirëpo si ngjarje historike me rëndësi merret rënia e Konstandinopojës (Stambollit) më 1453, me rënien e saj mori fund Perandoria e Bizantit, shënohet fillimi i një etape të re të historisë së Botës.

Sulltan Mehmeti i II, vetëm ndaj shqiptarëve dhe kulturës së tyre nuk ishte tolerant. Ai, jo vetëm që nuk e lejoi përdorimin e gjuhës shqipe, por edhe librat dhe institucionet kulturo-arsimore të shqiptarëve i zhduki, ndërsa kombeve të tjera iu lejonte një gjë të tillë. Qëllimi i këtillë kundër shqiptarëve mendohej se kishte dy arsye: Nga se shqiptarët me Skënderbeun në krye ishin të vetmit që e kundërshtuan, rezistuan një çerek shekulli sundimin osman dhe e penguan depërtimin e osmanëve në perëndim të Evropës, ku edhe ishte qëllimi kryesor i Mehmetit të II dhe se shqiptarët si popull liridashës, revolucionar, kryengritës dhe vital, në rastin e arsimimit në shkollat e veta kombëtare do të bëheshin edhe më kryengritës, më të rrezikshëm për sundimin osman. Përkundrazi, Mehmeti i II, për t’i frenuar shqiptarët atyre u ofronte islamizimin, kulturën orjentale, pozita më të larta shtetërore, apo fenë ortodokse dhe kulturën greko-sllave, nga se kisha ortodokse ishte bërë vasale e sulltanit.

Pushtuesi i Konstandinopojës (Stambollit) Mehmeti i II, u bë sundimtari më i njohur i Perandorië Osmane, ai filloi të përgatitet po aq seriozisht, sikurse ishte përgatitur për pushtimin e Stambollit, për të pushtuar Novobërdën (Mal i Zi). Derisa Stambolli paraqiste qytetin më të bukur të Botës dhe vendin më të rëdësishëm strategjik, Novobërda, ndërkaq, paraqiste qytetin më të pasur industrial, ekonomik dhe kulturor në Evropë. Dhe me afro 50.000 banorë që kishte, kakaja me Varoshin, (qyteti jashtë kalasë), ishte qyteti më i madh, më i dendur në Evropë, pra ishte qytet që krahasohej në atë pikëpamje, edhe me Stambollin.

Sulltan Mehmeti i II, synonte për t’i pushtuar tërë vendet me xehe të Kosovës, si Novobërdën, Trepçën, Janjevën etj, nga se i duheshin më shumë se çdo gjë tjetër, sepse pa arin, argjendin, plumbin e metaleve të çmuara të Kosovës të cilat gjendeshin në këtë trevë, nuk mund të organizonte fushata të mëdha dhe të suksesshme kundër shteteve dhe popujve të Evropës. Sipas  Ivan Kapistranit , “vetëm Novobërda jepte 120.000 dukat në vit (1455)”. Sipas kronistit të seçanicës Novobërda ishte dorëzuar, më 1 qershor 1455.

Sipas burimeve osmane Prizreni u pushtuar nga vet sulltan Mehmeti i II, më 1459. Pushtimi i Prizrenit u bë kaq vonë për shkak të luftrave të Skënderbeut kundër pushtuesit. Pra, në kohën e luftërave të Skënderbeut kundër osmanve deri më 1462, kur u pushtua Peja, ku me Pejën qeveriste Lekë Dugagjini III, i cili, deri në atë kohë, ishte vasal i sulltanit. Siç na bëjnë me dije burimet osmane, pushtimi i Pejës po ashtu ishte i lidhur ngusht me luftërat e Skënderbeut kundër sulltanit Pushtues Mehmetit të II. Heqja dorë e Lekës nga vasaliteti osman si dhe bashkëpunimi me Skënderbeun bëri që Mehmeti i hidhëruar të dërgojë ushtrinë e vet kundër Pejës të cilën e pushtoi.

Mehmetin e II, vetëm ushtria e Skënderbeut, ishte ajo që e pengonte për t’i sendërtuar planet e veta pushtuese, pra, sulltani pas pushtimit të shumë territoreve, meq nuk pati sukses, asnjëherë, për ta pushtuar Shqipërinë, i ofroi paqe Skënderbeut, me qëllim që ta pushtonte Perandorinë e Pontit në Trapezunt, në jug të Detit të Zi. Faktorët që ndikuan në të mirë të Mehmetit të II për pushtimin e shpejtë të vendeve evropiane, e posaçërisht në pushtimin e Ballkanit, ishin përçarja e feudalve dhe përçarja fetare.

Skënderbeu të gjitha vështërsit që i bënte Mehmeti II pushtues i përballonte me sukses, as komplotet e brendëshme të sulltan s’mund ta dëmtonin, as ta shqetësonin Skënderbeun, ai lidhi paqe me Skënderbeun për të vazhduar pushtimet në vendet tjera. Territoret e shtetit të Skënerbeut shtriheshin nga Gjakova, Prizreni, Dibra dhe Ohri në Lindje, deri te Adriatiku në Perëndim, prej Artës e Janinës në Jug e deri te Kotorri i vogël. Skënerbeu kishte luftuar në radhë të parë për mbrojtjen e atdheut të vet, kuptohet qëndresa e shqiptarëve në krye me Skënderbeun për një çerek shekulli kundër osmanëve shkoi në të mirë të mbrojtjes së Evropës, pra kjo luftë ishte edhe luftë çlirimtare e popujve të Evropës kundët depërtimit osman në këtë kontinent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat