Zhurmë e papanevojshme rreth personit “Cakaj”

Opinione

Zhurmë e papanevojshme rreth personit “Cakaj”

Nga: Dedë Preqi Më: 11 janar 2019 Në ora: 23:43
Dedë Preqi

Gjithherë zhurmën e madhe e nisin fëmija, pastaj të mëdhënjëve u mpihen dhëmbët, por këtë herë për z.Cakaj, të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për ministër të jashtëm të shtetit shqiptar, zhurmën e madhe e filloj zhurmëmadhi i Kosovës, Baton Haxhiu, i cili nuk kursente fjalë as mllefe ndaj presidentit të Shqipërisë, z.Ilir Meta, i cili nuk e dekretoi si ministër përsonin e cituar.

Kur në këtë kohë, kërkohet një unitet i gjithmbarshëm nga të dyja anët e vendeve tona, ku do i japim zë të fuqishëm ndjenjës dhe ekzistencës tonë kombëtare, dalin në shesh do njerëz me bishta dhe tru shpërlarë, dhe nxjerrin prej logjikës së tyre të sëmuar elemente të mospajtimeve, kontradiktave dhe të ligësisë, si individë të caktuar për të krijuarsituata të tilla...

Kjo zhurmë që krijoj kryeministri Rama, duke treguar atë kryeneqësinë e tij matufiake, ndodh vetëm atëherë kur njeriu refuzon dhe mohon vlerat e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe ato ndërvellezërore, i cili nuk dëshiron askënd mbi vete, apo të kërkoj rrugë tjetër, vetëm të shfrytëzojë tekët dhe ëndjet e veta, për të relizuar gjithçka që konsideron se është krijuar vetëm për atë.

Në këto rrethana, qëndrimi i tij si kryeministër do të zbehej dhe të do të krijonte mosbesim tek masa e popullit, i cili ia ka dhënë besimin, dhe proceset vazhdojnë më tutje, kur rrëmujat dhe kundërshtia jane në dukje të përditshme, sikur që janë studentat shqiptarë, që nuk pushojnë së protestuari me ditë të tëra nëpër sheshe dhe qytete të vendit, për plotësimin e kushteve dhe të drajtave të tyre.

Kështu ndodh përshembull, me respektin që nuk e gëzon një kryeministër i vendit, për shkak të një dhuntie të veqantë vetiake, dhe bëhët fjalë për paaftësinë e tij për të qenë zot i veprimëve pozitive në favor të popullit dhe vendit të vet, por vetëm zënë një poezite shoqërore të cilën nuk e meriton, dhe thjeshtë nga fakti që nuk është unik, dhe në çfarë do forme është i gatuar në këtë mënyrë për të qenë vetëm “Unë” dhe kërkush tjetër...

Shteti shqiptar, ka patur kohë të zhvillohet deri më sot, por një kohë pati përpjekje dhe vështirësi që ti jepej këtij populli një tipar madhështie dhe krenarie, të nacionaizmit dhe demokracisë, edhe pse këtë ide e fituan dikur me shumë mundi, sot po e humb në një mënyrë përmbajtjen e vet, me hallkën e grupeve dhe masave të njerëzve të pa ndërgjegjshëm, që burojnë nga llumi i kaluar dhe politikës, që punon kundër zhvillimit dhe integrimit të këtij populli dhe këtij vendi.

Gjithçka lidhet me një diçka tjetër, e cila qëndron mbi ose përtej saj, dhe vetëm në këtë mënyrë ajo përplotësohet. Edhe Kosova ka pasur fatin e vet, që përmes Shqipërisë “mëmë” të mësoj dhe të përplotësojë gjithçka, si rrjedhojë e sëcilës lind edhe dualizmi i një përmase të fuqishme në mes dy vendeve me shumicë shqiptare dhe ndërvëllezërore, ku do i kemi të gjitha interesat e përbashkëta sot,nesër dhe gjithmonë.

Dhe thënë më saktë, për asnjë çmim dhe për asnjë pesimizëm të rremë dhe për asnjë pesimizëm të hidhur, nuk guxojmë ti helmojmë damarët e gjakut tonë shqiptarë, dhe të lartësojnë zemrat e tradhetarëve dhe shpirtit të tyre të prishur, që të paraqesin përçarje brendashqiptare të të dyja vendeve tona të një gjaku dhe të një gjëneze, një imazh i tillë, që duhet ta dijë e gjithë bota qytetare, si hapësirë e një njerëzimi të vetëdijshëm për domëthënjën e rrënjës së vet.

Z.Genc Cakaj, ndoshta do të ishte viktimë e një kaosi të tillë, por edhe viktimë e atyre që po e keqpërdorin autoritetin e këtij djaloshi, dhe problemi rreth të cilit po sillet e gjithë zhurma dhe konfrontimet në mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, në mes tyre ekziston një virus shumë i rrezikshëm, që po ua rritë tensionet, ky është Ba(l) ton Haxhiu, jaran i Ramës dhe Hashimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat