Baton Haxhiu përtej lajmit...

Opinione

Baton Haxhiu përtej lajmit...

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 12 janar 2019 Në ora: 19:56
Baton Haxhiu

Nuk ka ditë që në mjetet e shkruara dhe elektronike në Prishtinë,Tiranë dhe Shkup të lakohet emri i Baton Haxhiut,për faktin se ai është (Këshilltar Politik) i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Dhe,jo vetëm kaq.Baton Haxhiu po luan në të gjitha letrat ,,politike,,në Kosovë dhe Shqipëri dhe,si thuhet është bërë njeriu që po ,,ndanë drejtësi, politikë, sugjerime, këshilla,, për të tjerët herë në Prishtinë e herë në Tiranë.

Kujtoj se Haxhiu ka kaluar përtej lajmit...Ka kaluar nga Redaksia e lajmeve në ,,Klan Kosova,,dhe po i prinë valles politike me akordin ,,muzikor,, të neveritshëm që si gazetar nuk i takon të bëjë ,,politika të mëdha,,për Kosovën dhe Shqipërinë (sic!).

Rasti ka të bëjë me propozimet e tij për dy ministrat nga Kosova (Cakaj dhe Shahini) për qeverinë Edi Rama në Tiranë.

Pse në këtë valle politike i fut duart Baton Haxhiu dhe kush ia dha këtë të drejtë që në emër të shtetit të Kosovës dhe të institucioneve shtetërore të merret më ,,politikën e kuadrove,, për institucionet e shtetit shqiptar dhe të Tiranës zyrtare...?!

Kujtoj se më e drejtë dhe zyrtare do të ishte,sikundër qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare me qeverinë në Prishtinën zyrtare të bisedonin për mundësitë vërtetë të politikës kadrovike në parim e bashkëpunim,kur e kur qeveria Edi Rama nisi ndryshimet në kabinetin e saj dhe për propozimet e mundshme për kanditatët nga Kosova.

Kjo do të ishte punë e mirë dhe,në hapësirën e lajmit nuk do të lakohej emri i Baton Haxhiut dhe i njëjti më shumë do të ishte mirë që të shohim në Redaksinë ,,Klan Kosova,, e jo si përzgjedhës të ,,politikës së kuadrove,, për qeverinë shqiptare në Tiranë që ka ngritur në opinione hutinë se çfarë misioni paskësh Baton Haxhiu përtej lajmit...?!

Baton Haxhiu lene me një anë ,,bajrakun,, e kolovajzës politike në bulevardin e Prishtinës dhe mos na shqetësoni me ,,politikën e kuadrove,,që po i nxjerni nga xhepat dhe me prosinë e të tjerëve...!

Baton Haxhiu boll jeni halitur...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat