Parimi i filozofisë së shtetit

Opinione

Parimi i filozofisë së shtetit

Nga: Ali Hertica   Më: 13 janar 2019 Në ora: 08:11
Ali Hertica  

Shteti është racionalja në vetvete dhe për vete. Ky është unitet thelbësor është një qëllim absolut dhe ky qëllim është final ku ka të drejtë sovrane përballë individëve, detyra më  e lartë e të cilëve është të jenë pjesëtarë të shtetit.

Nëse e barazojmë shtetin  me shoqërinë civile dhe në qoftë se e destinojmë shtetin për sigurinë dhe mbrojtjen e pronës dhe të lirisë personale, interesi i individëve është qëllimi suprem nën dritën e të cilit ata janë grumbulluar, kështu del se është fakultative të jesh pjesëtar i një shteti demokratik siç është Kosova.

Por lidhja e tij me individin është tjetër gjë, nëse ai është shpirti  objektiv atëherë vetë  individi ka objektivitetin e vërtetësisë dhe moralit veçse në qoftë se është një pjesëtar i tij.

Shoqërizimi  është përmbajtja e vërtetë dhe qëllimi i vërtetë. Distanconi i individëve  është të bëjnë një jetë kolektive, kënaqësia veprimtaria dhe mënyrat e sjelljes së tyre, kanë një veprim thelbësor dhe të përgjithshëm si pikënisje dhe si rezultat.

Racionaliteti i konsideruar në mënyrë abstrakte qëndron thellësisht në unitetin  intim e shoqërish në përgjithësi të individuales dhe këtu konkretisht përsa i takon përmbajtjes në unitetin e lirisë objektive d.m.th të vullnetit që kërkon qëllimet  e veta të veçanta, për sa i përket formës është një sjellje që përcaktohet në bazë të ligjeve dhe parimeve të të menduarit  pra të përgjithshme.

Kjo ide është qenia universale dhe e domosdoshme në vetveten dhe për vet shpirtin shoqëror.

Të urdhërosh dikë që të provojë të jetë i lumtur është absurde sepse  nuk do të dinim të urdhëronim dikë për diçka që ai dëshiron tashmë në mënyrë të domosdoshme. Ne vetëm do të mund t’i japim apo më mirë t’tregoim rrugën për të qenë i lumtur, sepse ai s’mund të ketë gjithçka që ai  dëshiron. Por të urdhërosh moralitetin në emër të detyrës është krejtësisht e arsyeshme, sepse së pari ansënjëri nuk bindet në mënyrë të vullnetshëm ndaj urdhrit moral ,nëse ky i fundit është në kontrakditë me prirjet e tij, veç kësaj përsa iu takon mënyrave nëpërmjet të cilave mund t’i bindemi ligjit moral  s’është vendi  t’i mësojmë përderisa në këtë gjithkush mund të bëjë çfarë të dojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat