Luli po e manipulon opinionin

Opinione

Luli po e manipulon opinionin

Nga: Nexhat Haziri Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:50
Nexhat Haziri

Deklarimi i ish-shefit te organizates kriminale SHIK, kryetar aktual i PDK-se dhe i Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli-Luli, pas udhtimit te Rrustem Mustafes-komandant Remi dhe Sami Lushtakut-Zani Çaushit te Drenices, paska deklaruar se keta do ta mbrojne luften e shenjte te UÇK-se.

Lul, kjo deklarat e juaja eshte vetem nje manipulim me opinionin. Ne Hage nuk po gjykohet UÇK-ja, por idividet per krimet e tyre te bera gjate luftes dhe pas saj.

Pra, keta miqte e tu, duhet ta mbrojne veten, nese munden dhe mire bejne qe mos ta mbrojne UÇK-ne e as te merren me te. Mbrojtja e UÇK-se nga miqte tuaj, i bene dem vet UÇK-se, pasi mbrojtja nga njerez te tille e bene te duket si nje organizate kriminale.

Ndryshe Gjykata e Hages, po e pastron UÇK-ne, dhe eshte ne rruge per ta pastruar edhe skenen politike nga politikan si soji i yt dhe miqve tuaj qe sa po udhtuan per ne Hage. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat