LDK-ja mu në këto qaste më delikate politike për Kosovën mbeti si ''peshku pa ujë?!

Opinione

LDK-ja mu në këto qaste më delikate politike për Kosovën mbeti si ''peshku pa ujë?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:31
Ragip Guraziu

''Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zëmekur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, pavarësisht sjelljes time, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”.

Me këso soj të paudhë udhëheqësish, të subjketit politikë më të madhit në vend, e zbehen dhe po e zbehin dy lideret e LDK-së,Fatmir Sejdiu dhe  Isa Mustafa,që po deklarohen se nuk i bien pishman që e përkrahën Hashim Thaçin duke e pështuar nga rënja politike,me koalicionet e tyre,dhe po e   zbehin, dhe po e  rrudhin dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohen ta pranojnë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës nga ky subjket politikë,siç ishte presidentit historikë si po quhet tani, Ibrahim Rugova.

Me lotë krokodili nuk i bëni nderë Rugovës

Një herë në vitë shkoni tek varri i Rugovës,derdhni lotë krokodili e gjithë paria e LDK-së,por Rugova nuk nderohet kështu? Edhe ata të luftës që donin kokën e Rugovës në tavolin,kopje e juaj,deridhin lotë krokodili sa për sy e faqe ...

''Unë fare nuk jam penduar qe e kamë votuar Thaçin për President"

Fatmir Sejdiu, ish-Kryetari i LDK’së që kishte qenë shërbëtor i tij besnik gjatë qeverisjes PDK-LDK, 10 Shkurt 2018 dita kur Fatmir Sejdiu u zgjedh president.

Duhet ta kemi të qartë se pas vdekjes së Presidentit Rugova, po ndodh që tash dikush të bëhet edhe njeriu i parë, edhe njeriu i dytë. Një praktikë e tillë më herët nuk ka ndodhur.

'' S’kemi të bëjmë me njeriun e parë, të dytë ose të tretë. Por, kemi të bëjmë me një anëtar të Kryesisë së LDK’së, i cili qe pesë vjet nuk ka marrë pjesë në mbledhje të Kryesisë, pra me Nënkryetarin Eqrem Kryeziun,thoshte Besa Gaxherri, në ato qaste pas vdekjes se Rugoves që u shpartallua LDK-ja në dyshë,krahu i Fatmir Sejdiut e morri timonin e LDK-së për tu vëllazëruar me Thaçin por nuk ja doli....

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ,pasi nuk mundi më ta priste Albin Kurtin,u nda nga ai dhe iu bashkangjit Ekipit të Dialogut,dhe  si më i proferuari me Fatmir Limajn,liderin e Nismës,si udhëheqës të një qështje më delikate për shtetin e Kosovës mu kur duhet të vendoset një Histori e ndarjes nga Serbia njëherë e përgjithmonë,siç thotë një fjalë popullore e jona'; ''Ja kujin ja tirqit''...

Ku  mbeti LDK-ja pas Rugovës ?!

Ibrahim Rugova  ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar. Rugova mbante titullin Doktor.

Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhehoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri, Pavaresi e Demokraci dhe qe më vonë do te transformohej ne Parti Politike dhe Rugova ishte kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë.

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit".

Nexhat Daci: LDK-ja dhe Isa Mustafa nuk po gjejnë frena për ta ndalur teposhtzën

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci thoshte në atë kohë pas ndarjes se LDK-së,pas vdekjes se Rugovës,si krahu i Ftamir Sejdiut dhe Nexhat Dacit, se partitë politike janë në një gjendje te keqe , dhe sipas tij duhet të ndryshojnë.

Daci, që ishte protagonist i ngjarjeve kryesore në Kosovë dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt Ibrahim Rugovës,thoshte se '' Se pranon me dhimbje rrjedhat në LDK. Sipas tij, LDK-ja nuk po gjen frena për ta ndaluar rënien, e për këtë fajtor është Isa Mustafa.

“Me dhimbje i pranoj rrjedhat në LDK pas vitit 2006, pas vdekjes së presidentit Rugova. Një teposhtëze që nuk gjen fre me ndalu njëherë dhe me marr frymë me pushu, por në rrëshqitje të vazhdueshme, në rënie të përkrahjes së LDK-së nga anëtarësia e vet nga një parti që nuk ka dit çka është humbja e zgjedhjeve. Në çdo aksident rrugor, timonieri është fajtori. I duhet kthjellim i mendjes për një kohë parisë së LDK-së e pastaj me vepru me njerëz që vërtet kanë lind me LDK. Ka njerëz të tillë në LDK”.     

''Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zëmekur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, pavarësisht sjelljes time, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”. Dhe, vazhdoi me demolimin skandaloz të veprave të arti.''

Shkatërruesi i LDK’së Isa Mustafa

Ish-Kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar se kjo parti është në krizë serioze. Ai ka deklaruar se reformimi i mirëfilltë i LDK-së është i domosdoshëm që nga 2016-ta.

Fatmir Sejdiu godet Isa Mustafën: Ai dhe klientela e tij kanë mision rrënimin e LDK’së

Fatmir Sejdiu i cili për disa vite drejtoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, tash po kërkon reformim të mirëfilltë të kësaj partie. Sipas tij, kjo tash është kthyer në domosdoshmëri për LDK’në. Sipas Sejdiut kriza në LDK, serioze, duhet me urgjencë reformat në lidershipin e saj.

Isa Mustafa,përveq VV-së,po kritikohet nga të tjerët...

Një subjket politik që po quhet më i madhi në vend dhe ka bë shumë për shtetin e Kosovës,dhe kishte një prisë historik,që në kohërat më të vështira formoi këtë parti dhe gjithë popullin e kishte pas veti derisa filloi lufta e UÇK-së,por që pas vdekjes se tij. që nga  2007 nuk po mundet të vije në pushtet kjo LDK e ,Fatmir Sejdiu,Nexhat Dacit,tani Isa Mustafës,pasi PDK, në mandatin e saj,u shpallë Pavarësia e Kosovës,Kushtetuta e saj,tani Ushtria,dhe së fundit ajo më historike ku mo ndahet shapi nga shiqeri,me Serbinë,LDK si subjketi më i madh nuk po i bashkohet karavanit të ekipit të Kosovës,pos vallë do i shpaguhet më vonë?!

Është momenti i fundit për LDK-në të këndellet nga gjumi

“Asnjëherë nuk është vonë për LDK-në ta japë kontributin e saj për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës. Është momenti i fundit për LDK-në që të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të mos i përsërisë gabimet e së kaluarës, duke qenë në bisht të proceseve politike dhe historike. Dua të besoj se brenda kësaj partie ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interes të vendit duke u bërë bashkë që të merremi me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Por duket që problemi është diku tjetër – nuk ka një mendim të prerë dhe të vendosur për asgjë. E mbi të gjitha kjo parti herë synon të thirret në trashëgiminë e saj rugoviane e herë të sillet si ekstreme duke i ngjarë VV-së”, ka shkruar Enver Hoxhaj.

Me këso soj të paudhë udhëheqësish, të subjketit politikë më të madhit në vend, e zbehen dhe po e zbehin dy lideret e LDK-së,Fatmir Sejdiu dhe  Isa Mustafa,që po deklarohen se nuk i bien pishman që e përkrahën Hashim Thaçin duke e pështuar nga rënja politike,me koalicionet e tyre,dhe po e   zbehin, dhe po e  rrudhin dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohen ta pranojnë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës nga ky subjket politikë,siç ishte presidentit historikë si po quhet tani, Ibrahim Rugova.

Një herë në vitë shkoni tek varri i Rugovës,derdhni lotë krokodili e gjithë paria e LDK-së,por Rugova nuk nderohet kështu? Edhe ata të luftës që donin kokën e Rugovës në tavolin,kopje e juaj,deridhin lotë krokodili sa për sy e faqe ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat