Kush dhe pse i futi mallrat serbe pas lufte në Kosovë

Opinione

Kush dhe pse i futi mallrat serbe pas lufte në Kosovë

Nga: Bardh Nëngurra Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:38
Bardh Nëngurra

Është temë aktuale taksa e mallnave serbe në Kosovë, masë kjo që e ndermori Qeveria e Kosovës . Asht temë aktuale jo vetem në nivel të Kosovës dhe ate kombëtar, por asht temë aktuale në forumet nderkombëtare në qendrat e politikbamjes botnore si në Bruksell e edhe në Vashington. 

Qeveria e Kosovës kambëngulë në te veten dhe zotohet se masat e taksave nuk do hiqen perderisa Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet të mvetësishëm. 

Në mes vetë krenëve të pushtetit në Kosovë ka nji mospajtim në lidhje me këtë qashtje. Derisa Qeveria dhe vetë shefi i sajë Ramush Haradinaj nuk don të ndëgjojë per heqjen e taksës, Presidenti i vendit i cili në fillim heshti dhe u kuptue se edhe ai pajtohet me masat e Qeverisë, megjithate ai ka ndërrue mendjen dhe në disa deklarata ka dalë se masat per taksa duhet të hiqen. Edhe Partitë politike Pozitë-Opozitë këtu kan kundërshtime. Janë pro e kunder taksës secila per veti me mendjen e vetë.

Unë sapo lexova nji shkrim që u publikue në disa portale interneti dhe gazeta ONLINE dhe me tmerrojë se çka shkruen aty. Titulli i shkrimit ishte; " AMERIKA KËRKON PEZULLIMIN E MENJIHERSHEM TË TAKSËS NDAJ SERBISË DHE PARALAJMRONË PER PASOJA ", perfundi titullit ishte kjo fjali; " Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjëshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të.

Kjo asht shqetsuese dhe mendojë se sa ma parë duhet Qeveria me ndryshue veprimet e veta, duhet sa ma parë me veprue ashtu si kerkon AMERIKA , sepse pa Amerikën neve si shtet nuk mund të egzistojmë as pesë orë. Dhe perderisa Amerika thotë ( unë e lexova aty te shkrimi në fjalë ) se neve kemi interesat tona gjeostrategjike në Kosovë dhe se politikanët e sajë duhet me veprue sipas atyne interesave  e nese jo atëhere neve do ndryshojmë qendrimin tonë per Kosovën, nuk duhet me pritë më asnji minut Qeveria, ajo duhet me veprue . Në të kundërten ( gjithmonë po i referohem shkrimit si lajm qe e lexova sot ) neve do mbetemi pa shtet së shpejti dhe shteti do riokupohet nga fqinji jonë Serbia, por këtë here pergjithmonë do mbetemi nën Serbi. Dhe po ndodhi kjo faji mbetet i këtyne njerzve që paslufte tu rrah gjoksin se ishin komandanta, se u ban gjeneral dhe se ata na çliruen shumë lehtë manipuluen me popullin dhe e moren pushtetin dhe ja ku erdh puna pas 20 vjetëve në liri që asht Kosova. 

Unë  shkrimin tim e fillova me nji titull pyetje andaj po vazhdojë pikrishtë me te. Kush i solli mallnat serbe menjihere pas lufte në Kosovë? Kush dhe pse i solli ato?  Pse u heshtë deri sot kjo veprimtari mafioze dhe a u heshtë pse njerzit nuk kan guxue  të flasin sepse kerrcnoheshin nga krenet e mafisë apo ndoshta pse të gjithë ngapak ishin akter të kësaj veprimtarie të pist e mafioze?

Nese të gjithë akteret që synuen pushtetin e Kosovës paslufte nuk kan ditë fare se si duhet të ndertohen Institucionet e shtetit , ata kan pas modelin e liderve shqiptar të pasluftës së Dytë Botnore në ish Jugosllavi. Patjeter asht dasht të marrin veprimtarinë e tyne si model dhe me fillue me shtetndertimin. 

Dihet se pas Luftës së Dytë Botnore në Kosovë dhe gjithandej në trojet tona , shqiptaret ishin me mbi 95 % analfabet. Nuk kishte asnji fabrikë dhe asnji rrjet infrastrukture që populli do e gëzonte per me vazhdue jetesen pas asaj lufte katërvjeçare që ishte zhvillue. Pushteti qendror ishte në Beograd, sistemi ishte njipartiak, sistem komunist dhe në Drenicë kishte pas edhe Revolucion kunder ati pushteti qe Kosovës i kishte kushtue me mbi 45.000 viktima vetem per gjashtë muej. Por perkunder të gjitha këtyne ngjarjeve, lideret shqiptar të asaj kohe gjeten guximin ( asht dasht të jetë njeriu trim dhe i meqem per me kerkue diçka per popullin e vetë nga Beogradi komunsit i Titos dhe Rankoviçit ) dhe mbrenda 20 vjetve Kosova nga statusi i OBLLASTIT ( regjionit ) që kishte u ngrit në element Konstituiv i Federatës Jugosllave me të drejtë te vetos në të gjitha vendimet shtetnore. Gjithandej u ndertuen e u hapen fabrika dhe analfabetizmi u zhduk, liria gjinore u vu në nivel shembull per tan boten, u hoqen mbulesat per femnat dhe infrastruktura rrugore e të tjera u ndertue per mrekulli. Tash baj pyetjen , pse nuk vepruen lideret e imponuem të Kosovës si ata të paret e tyne? E tham të imponuem per faktin se ata u imponuen me dhunë dhe me at stilin e ideologut të tyne bastard Enver Hoxhës u ban bllok bashk dhe i shpallen luftë institucioneve që veq i kishte formue vetë populli permes LDK-së që në dhjetor 1989 dhe ato institucione kishin funksionue edhe gjatë okupimit barbar serb dhe tash kjo shtresa enveriste e LPK-së del haptas kunder institucioneve të shtetit dhe e merr pushtetin. Nuk po rikthehem te haraqi qe¨pagou LDK-ja nga këta banditë qe u thirren ne luftë dhe moren pushtetin sepse ajo asht nji temë tjeter. Unë kam pyetje per të ashtuqujtunin KRAHU i LUFTES në Kosovë qe formuen parti politike si PDK dhe AAK . Pyetja ime asht;  si u ba që NATO detyrojë forcat serbe të terhiqen nga Kosova, Këshilli i Sigurimit të OKB-së futi forcat ushtarake nderkombëtare KFOR-in ne Kosovë per ta sigurue qetsinë dhe rendin e në të njejten kohë nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia filluen te futeshin mallna të ndryshme në Kosovë. Pse ndodhi kjo? Pse në Kullë të Pejes atje mbi Radafc ka pas cisterna me derivate nafte që kan futë naftë e benzinë në Kosovë. Atë kohë Mali i Zi ende ishte pjesë e perbashket me Serbinë. Pse biznismen të hershem si Ekrem Lluka, Ramiz Kelmendi, Devollët etj etj nuk u penguen ta fusin mallin serb në Kosovë menjihere pas lufte?  Unë mendojë se po të veprohej me kohë me ndalue importin e mallit serb në Kosovë e tan bashkësia nderkombëtare do e perkrahte atë vendim. Por jo askush nuk reagoj kunder importit të mallnave serbe. Nuk reagojë askush sepse badat e ashtuqujtuna të dala nga lufta qe u pozicionuen ne TMK dhe në partitë politike PDK dhe AAK kishin leverditë e veta. Ata lejoni biznismenet qe i permenda lartë e edhe shumë biznismen të tjerë te mirren me bizneset e tyne , por per çdo muje duhej të paguajn HARAQ , TMK-së dhe partive PDK e AAK.  Kjo veprimtari ishte pothuej ashiqare në vitet e para të pasluftes në Kosovë. Asht flitë shumë per haraqin dhe metodat e vjeljes së haraqeve. Unë kam ndegjue me veshët e mi para disa viteve nga ish pronari i nji pompe derivatesh të naftes në fshatin Dobrushë të Istogut se si me vite asht detyrue me pague nga 1000- 5000 euro në muej njezve qe naten i kan shkue me vetura golf dysha, njerez te armatosun pasi paraprakisht e kan telefonue njerez anonim dhe e kan urdhnue me jua dhan atyne qe do i shkojnë pas pak aq para sa ata i kerkojnë nese jo do ja qojnë pompen në ajr me eksploziv. Sot ai njeri asht detyrue ta shes pompen e benzines sepse nuk ka mujt me i dalë në skaj me ato forma presioni. Dhe po e ceku se ai njeri asht vëlla i nji grueje të nji luftëtari nga nji fshat i Istogut i cili asht vra vetë i 11-ti ( të gjithë antar te familjes ngusht ) në luftë kunder forcave serbe dhe me atë rast asht vra dhe asht zhduk motra e keti ish pronarit të pompes së benzines. Asaj ju kan gjet vetem nji pjesë e ballit me pak flokë në thera aty afer ku asht zhvillue beteja ndersa trupi sju ka gjetë kurr. Ka pas raste që ju kam kundershtu kur me kan telefonue dhe ata në fillim butë me thojshin, si spo ke turp me kundershtue e mos me dhan para per TMK-në ti qe je vëlla i luftëtares e kunat i luftëtarit. 

Pse juve qeveritar të sotshem keni lejue me fut Serbia mallë e mbeturina per 20 vjet rresht në Kosovë e tash po baheni kinse trima dhe po i veni taksa Serbisë? Pergjigjen per juve e jap unë. Juve keni krijue rrjetin e juv mafioz qe para lufte dhe ai rrjet ka funksionue bukur per interesat e jueja klanore , ju ka furnizue me para dhe juve paraja ju ka nevojit per me i forcue ekonomikisht familjet e jueja dhe të klanistve tuej, per me pague bodiguarda e mafinë e juej vrastare me te cilen ju gjatë luftës keni luftue forcat ushtarake të FARK-ut , keni luftue e eliminue veprimtarët politik të LDK-së dhe lidhjet e jueja kan shkue deri aty sa juve keni pas direkt kontakte me njerzit e mafisë dhe kontrabandës serbe që asht marr poashtu me kontrabandë të mallnave nga Serbia në Kosovë. Nuk asht diçka e re nese ju permendi lidhjet e jueja me vëllaznit Veselinov në veri të Mitrovicës, lidhjet  e Ramush Haradinaj me Millan Radojçiqin etj. Vetë Ramushi e ka pranue publikisht se e ka mik z. Radojçiq. Nese ndonji biznismen nuk ka pranue të ju furnizojë juve me para juve e keni eliminue. Gjatë luftës keni eliminue e vra njerez per të vetmin fajë pse ata nuk ju kan dhan para. Po e ceku rastin e kidnapimit dhe vrasjes së Skender Kuqit . E kan marr para syve të familjes njerzit e juej. Menjihere pas lufte rastin e Xhafer Krasniqit nga Poqesta e Pejes etj etj. raste të shumta. Të dytë këta i ken likuidue pse nuk ju kan dhanë para.

Dhe nese juve tash masi keni ba prona me vlerë qindra e mija miliona nëper Kosovë, Shqipni, e edhe jashtë ketyne dy shteteve shqiptare dhe nuk keni ma nevojë per vjeljen e haraqeve nga biznismenet shqiptar mirë bani nese terhiqeni nga kjo veprimtari e pist e e pandershme, por mos shitni qallma se jeni atdhetar dhe trima sa e nderpreni importin serb në Kosovë dhe nuk ju han palla as per Bruksell e as per Ameriken.

Kjo që juve keni veprue tash asht vetem marketing politik i jueji, dhe asht budallak teper i madh pasi ja tash shkrimi qe permenda ma naltë jua zbulon rrenat qe thojshit se e keni perkrahjen e Amerikës per taksat. Andaj ndalni këtë budallak dhe mos e rrezikoni shtetin. Shtetin e rrezikoni nese prishni mardhanjet me Ameriken, por nese Amerika ndërron qendrim dhe del kunder Kosovës, Kosova do ripushtohet nga Serbia. Juve keni lejue me u futë mafia turke e arabe në Kosovë dhe ajo ka ndertue xhamija me të cilat Kosovën dhe shqiptarët para botës po i paraqet si vend e popull musliman, dhe kjo ndodhi pas juve keni vjelë para të majme nga shoqatat turke TIKA e Fetulla Gulen per me ju dhanë lejet e ndertimit per xhamija. Tregone atdhtarinë e juej dhe vendosni taksa prodhimeve turke , ndaloni programet e serialeve turke të TV-vë tona. Nderpreni kontratat me KEDS dhe me Aeroportin dhe largone thundren turke nga Kosova. Për këto veprime sikur të kishit k... me i ba do ju perkrahte populli dhe edhe Amerika. Ju ja vodhet shtetit tuej 53 milion euro per me ja falë Bertel Enkës turke . Unë tu qenë i vetdishem në mentalitetin e popullit tim, tue e dit se as nuk lexojmë e edhe kur lexojmë keqkuptojmë po e spjegojë se unë jam per taksat me Serbinë, por jamë vetem nese asht edhe Amerika per to. Në të kunderten nuk jam.  

Pse juve nuk keni veprue ma heret , kur Amerika shkruente se ilaqet serbe që janë në Barnatoret e Kosovës jan te dyshimta në perbamjen e tyne. Kur shtypi amerikan shkruente se edhe mielli dhe artikujt tjerë ushqimor per Kosovë në Serbi prodhohen në sektor të veçantë dhe vijnë direkt vetem per Kosovë. Pse nuk reaguet atëhere dhe me u thirë në shtypin amerikan? Juve pse shpifet dhe formuet Agjensin Kosovare të privaizimit menjihere pas lufte dhe me te i uzurpuet të gjitha ish pronat publike e shoqnore dhe veglat e makinat e fabrikave i keni shitë per hekur në shkritoren e Nikshiqit në Mal të Zi ndersa objektet e fabrikave i kan ble njerzit e juej per pak para dhe i kan shendrrue ato në salla dasmash dhe qendra tregtare. Pse nuk u angazhuet , pasi rrahet gjoksin se keni luftue per liri, pse nuk u angazhuet me i riaktivizue ato fabrika qe ishin dhe me subvencionue bujqësinë e blegtorinë qe populli tja fillon jeteses nga aty ku e kishte nderpre lufta dhe okupimi, por ju shkatrrue fabrikat , blet per veti pronat , lidhet bizniset me mafinë e rajonit ; serbe, malazeze, maqedone e shumë ma pak me ate shqiptare.

Kjo ju bani juve milionera , dhe aspak skeni turp pse i keni ba milionat. Po harroni se Kosova asht aq e vogël sa të gjithë na e njofim njeni tjetrin. Po harroni se neve të gjithë e dim se deri para lufte juve nuk keni pas brekë me veshë. 

Andaj veproni ashtu si ju thotë ai që na ka çlirue, veproni si thotë Amerika dhe mblidhni qaklat e pirdhnu nga politika. Ju nuk jeni per me mbajtë pushtetin, ikni dhe hallall ju koftë kjo qe keni ba deri sot pasi edhe populli ju ka besue nga naiviteti i vetë, por sot e tutje nese populli ju beson e thefshit qafen bashk me me popullin që po ju perkrah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat