Të lumtë Edi Rama, pa Bashkim nuk ka Shqipëri!

Opinione

Të lumtë Edi Rama, pa Bashkim nuk ka Shqipëri!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:36
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË ABETARE, NJË FLAMUR, NJË ATDHE KJO ËSHTË SHQIPËRIA  E SHQIPTARËVE, JO E MADHE E AS E VOGËL. KJO DO TË BASHKOHET O SOT, O NESËR. KJO ËSHTË DETYRË E ÇDO SHQIPTARI PATRIOT QË NGA FAMËMADHI SKËNDERBE (1443) E DERI TE ADEM JASHARI LEGJENDAR (1998).

Prandaj, plotësisht ka të drejtë kryeministri i qeverisë shqiptare, Edi Rama që ka përtrollisur parullën akuzuese shekullore “Shqipëria e madhe” të politikës, të propagadës, të diplomacisë, të kuazishkencës dhe të Kishës Ortodokse Serbe, sepse ashtu siç është shprehur Edi Rama: “Shqipëria e madhe është sajesë e armiqëve të shqiptarëve. Nuk ka Shqipëri të madhe, ka një komb shqiptar që ka të drejtën e vet ta shoh veten në një sistem bashkëjetese. Nëse duan, le të vazhdojnë këtë diskutim. Ëndrra jonë është publike nuk është e fshehtë dhe ne i besojmë shumë kësaj ëndrre për bashkimin e Shqipërisë, që do të realizohet heret a vonë. Por, /Shqipëria e madhe/ kurrë nuk ka qenë dhe nuk është ëndrra jonë, deklaroi kryeministri Edi Rama me rastin e hapjes  e hapjes së pikës doganore të Kosovës në Durrës. Përveç kësaj, E. Rama foli edhe për hapjen e portit të Kosovës në Durrës, i cili tha se tashmë Durrësi nuk është vetëm i Shqipërisë porse, që nga sot edhe Kosova ka një të tillë.” (https://www.kosova-sot.info/lajme/346751/ediramafletperldquoshqiperineemadherdquo).

Kryeministri Edi Rama  zyrtarisht si shtet ka hapur procesin e bashkimit kombëtar shqiptar

Ndërkaq, Sali Berisha dhe disa oponentë të tjerë në Shqipëri, në Kosovë e diasporë po e akuzojnë pa fakte dhe pa argumente se kryeministri Edi Rama gjoja me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq “janë marrë vesh për ndarjen e Kosovës” !?

-Kështu flet propaganda e zezë e masmediave shqiptare. Mirëpo, konkretisht, as de fkato e as de jure  deri tani nuk është zbuluar ndonjë “marrëveshje e fshetë”, e bërë dhe  e nënshkruar  nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar  Vuçiq.

Sali Berisha, kryesisht e kritikon kryeministrin  E. Rama  për shkak se ky me vepra dhe me marrëveshje konkrete mes dy qeverive (Kosovë-Shqipëri) zyrtarisht si shtet ka hapur kapitullin historik të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Kjo është zilia dhe  “dhimbja shpirtërore” e S. Berishës, i cili sa ishte në pushtet, edhe si president, edhe si kryeministër (veç fjalëve dhe premtimeve boshe retorike) nuk pati guximin, që zyrtarisht si shtet të deklaronte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.  

Lidhur me këtë çështje, më 21 Nëntor të vitit 2012, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,  ish-kryeministrit S. Berisha ia pata  përkujtuar se, nëse  zyrtarisht nuk e shpall bashkimin kombëtar në këtë përvjetor gjithkëmbëtar shqiptar, atëherë, do të dështosh ngaqë këtë do ta bëjë oponenti juaj, Edi Rama.  -Dhe ashtu ndodhi, parashikimi im 7 vjet më parë (2012) ishte objektiv, sepse me ardhjen në pushtet si kryeministër i qeverisë, Edia Rama zyrtarisht ka filluar procesin e bashkimit kombëtar, duke filluar me bashkimin e Kosovës.

Prandaj, tash, parapëlqehet që ish-kryeministri Sali Berisha ta kursej Ramën nga kritikat e tij subjektive dhe të njëanshme, sepse  për dështimin dhe për humbjen e shansit të tij historik më 28 Nëntor 2012, që nuk pati guximin ta shpallte bashkimin kombëtar shqiptar, nuk është fajtor Edi Rama. Tash, kot e kritikon kryeministrin Edi Rama  se gjoja  me presidentin Aleksandar Vuçiq “ka lidhur marrëveshje për ndarjen e Kosovës”!? – Mirëpo, atëfarë “Marrëveshje” deri më sot askush nuk e ka bërë publike.

SALI BERISHA, MË MIRË KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË ETNIKE SESA "POSTIER" I BRUKSELIT DHE "GARDIAN" I JANULLATOSIT!

*** Kryeministri i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të jetë i zgjuar dhe vizionar, që të mos i përsërit gabimet politike të paraardhësve të tij, që kanë dëmtuar interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike (1912-2012), gjithënjë duke mbajtur parasysh faktin se, shqiptarët janë ata që do të vendosin për fatin e vet, jo “asët” e sotëm të Evropës së integruar.

-Shqiptarët janë ata që do të thurin dhe këndojnë himne lavdie dhe pavdekësie, ashtu sikurse të madhit Ismail Qemali, jo Brukseli, as Beogradi, as Podgorica, as Shkupi e as Greqia e Anastas Janullatosit, të cilin vetë e “fronzove” në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare midis Tiranës. Ky është turpi më i madh i politikës shqiptare (1990-2012).

-Shënimi i datës së madhe të 100-vjetorit të pavarësisë, që do bëhet në Vlorë më 28 Nëntor 2012,  i cili nuk do të duhej të ishte vetëm një evokim retorik i kujtesës historike njëqindvjecare, por edhe Ringjallja e Shqipërisë Etnike e Ismail Qemalit, duke shpaluar Flamurin e Ribashkimit të saj dhe të Kombit Shqiptar në Ballkan.

Kjo do të duhej të ishte esenca e kuptimit dhe e rëndësisë së përkujtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ky duhej të ishte mesazhi kryesor për mbarë kombin shqiptar, si dhe për bashkësinë ndërkombëtare, se shqiptarët me të drejtë kërkojnë ribashkimin e tyre, edhe si komb, edhe si shtet unik në Ballkan. Ndryshe, pa zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare, stabiliteti, paqja dhe siguria në rajon, do të jenë të brishta.

Pa ribashkimin e kombit shqiptar, BE-ja është vetëm një utopi, asgjë më shumë!

-Askush nuk është kundër integrimit të shqiptarëve në BE, por, pasi të zgjidhet problemi kolonial i shqiptarëve dhe i territoreve të tyre, të kolonizuara dhe të aneksuara nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Greqia dhe nga Maqedonia (1912-2012).

Pa zgjidhjen e kësaj çështjeje 100-vjecare, përpjekjet e liderëve politikë shqiptarë për t’u integruar në gjirin e familjes së BE-së, janë të gjykuara  të dështojnë.

Njëqind e sa herë e kemi thënë se, asnjë shqiptar nuk është kundër integrimeve evropiane, por ky integrim, së pari, duhet të bëhet në shkallë gjithëkombëtare shqiptare brenda një shteti të përbashkët shqiptar në Ballkan, pastaj, si hap i dytë, si një komb dhe si një shtet i përbashkët, të synojë dhe të aderojë në Bashkimin Evropian (BE).

Kjo do të duhej të ishte agjenda e domosdoshme e strategjisë integruese të shqiptarëve dhe të Shqiprisë Etnike në BE, jo anasjelltazi, së pari, si komb dhe si shtet i copëtuar dhe i ndarë, të hyhet në BE, dikund në vitin 2020 apo 2030.

– E çfarë do bëhet me shqiptarët e tjerë të kolonizuar nën Serbi (Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë), me shqiptarët e kolonizuar nën Mali të Zi, me shqiptarët e kolonizuar nën Maqedoni, si dhe me shqiptarët e Çamërisë nën Greqi? – Kur dhe, si do të integrohen këta në BE?

– Nën flamujt e kujt, do të integrohen në Evropë shqiptarët e kolonizuar dhe të copëtuar qe më se 100 vjet?

Kjo është pyetja e pashmangshme që kërkon përgjigjje të drejtë, të ngutshme dhe racionale nga politika zyrtare e qeverisë së Shqipërisë. Më e drejtë dhe më e pranueshme, do të ishte, që së pari, qeveria e Shqipërisë, të mirrej me zgjidhjen e këtij problemi 100-vjeçar sesa të shpezojë kohë dhe energji të kotë, duke vrapuar pas dative fiktive dhe spekuluese të agjendës integruese, se kur Shqipëria do aderojë në BE.

-Sali Berisha më mirë të jesh HERO i pavdekshëm i Shqipërisë Etnike të Isamail Qemalit sesa “postier” i Evropës së integruar, sepse Evropa ka mjaft heronj të vet. Më mirë është që përjetë të mbetesh në kujtesën e pashlyer të të gjithë brezave shqiptarë dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse që ngeli përjetësisht Ismail Qemali sesa të jetosh në ëndrra dhe në iluzione të kota se një ditë të afërt, do të këndojnë evropianët dhe ballkanikët (ashtu sikurse Esat Pashë Toptanit, të cilit për 100 vite të shkuara, nuk i ngritën asnjë përmendore), të cilët edhe sot, pas 100 vitesh, janë kundër Shqipqrisë Etnike të arkitektit Ismail Qemali.

Së fundi, nuk ka asnjë dilemë se, krymenistri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shansin real që më 28 Nëntor 2012, të hyjë në historinë e Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit, po qe se në këtë ditë madhështore për të gjithë shqiptarët, do të shpallë Ribashkimin e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, një vit më vonë, më 28 Nëntor 2013, këtë shans historike, do ta shfrytëzojë kryeoponenti politik Edi Rama apo ndonjë oponent tjetër politik i kryeministrit Sali Berisha.

(Burimi: http://www.albaniapress.com/lajme/17263/SALI-BERISHA-ME-MIRE-KRYEMINISTER-I-SHQIPERISE-ETNIKE-SESA--POSTIER--I-BRUKSELIT-DHE--GARDIAN--I-JANULLATOSIT.html )

 -Tash, Salo “vajto” e kritiko Edi Ramën sa të duash me antibashkuesit tuaj, keni humbur shansin historik!

Mirëpo, kot e keni, më askush nuk iu beson në popull, sepse keni humbur shansin historik për bashkimin kombëtar (1990-2019). –Ju, Salo, jo vetëm që nuk e bashkuat Shqipërinë me Kosovën e as që filluat procesin e bashkimit kombëtar (1990-2019), por për tragjikën e gjithë kombit dhe për turpin e gjithë botës nuk e ndihmuat ushtarakisht Kosovën, por e braktisët në flakën dhe në zjarrin e Serbisë gjenocidale (1989-1999).

Prandaj, për këto lapsuse politike, diplomatike dhe ushtarake etj. (1989-1999) nuk është e ndershme e as e udhës të kritikohet Edi Rama, sepse në atë kohë, kur në Kosovë digjej ‘guri dhe hekuri’ nga masakrat dhe nga gjenocidi mbi   2 milionë shqiptarë të pafajshëm dhe të pambrojtur suhtaraakisht nga Shqipëria dhe nga Evropa, kryeministri i sotëm i Shqipërisë nuk ishte në pushtet as kryeministër e as president i Shqipërisë.

Andaj, Saloja me antibashkuesit e tjerë të Shqipërisë dhe të Kosovës, do të bënin mirë sikur që ta mbështenin Platformën e bashkimit kombëtar të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, jo të përsërtinin gabimet e deritashme fatale politike, politike, diplomatike, ushtarake, kombëtare dhe ndërkombëtare, që Kosovës i kushtuan me mbi 13 mijë viktima në njerëz dhe me shumë dëme dhe shkatërrime të tjera materiale

 Asimetria-bashkimi e dallon Ramën nga Berisha dhe nga të tjerët

Nuk ka asnjë dyshim se alergjia dhe  asimetria kryesore politike mes Sali Berishës (ish-president dhe ish-kryeministër), Ilir Metës (ish-kryeministër dhe ish-kryeparlamentar) president aktual i Shqipërisë dhe i kryeministrit të tanishëm Edi Rama, qëndron në faktin se Edi Rama me fakte dhe me shembuj konkret po lufton për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, kurse Sali Berisha,  Ilir Meta, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, Bamir Top, Fatos Nano dhe Pandeli Majko kanë dëshmuar të kundërtën.  Asnjëri prej këtyre shtetarëve të përmendur nuk kanë bërë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e as për bashkimin kombëtar shqiptar në kuptimin e gjerë.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka Platformën Strategjike për Bashkimin Kombëtar, në bazë të së cilës, në mënyrë konkrete pragmatike të diplomacisë moderne të këtij shekulli ka filluar procesin e bashkimit  të Shqipërisë me Kosovën (si hap të parë për bashkimin gjithëkombëtar shqiptar).

Këtë formë të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, para së gjithash e provojnë bashkëpunimi i ngushtë programor  politik, diplomatik, ekonomik, kulturor dhe tregtar etj. i të dy qeverive  për çka deri tani në  tri takimet e përbashkëta të punës në Shqipëri dhe në Kosovë kanë arritur  dhe nënshkruar shumë marrëveshje bilateral nga fusha të ndryshme  të “bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik”, që do të jetë në ineteresin e përgjitshshëm të bashkimit kombëtar, politik, ekonomik, tregtar, kulturor etj., si dy shtete pa barriera doganore dhe pa kufij mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat