“Cari” i Rusisë Putin nesër në Beograd

Opinione

“Cari” i Rusisë Putin nesër në Beograd

Nga: Binak Maxharraj Më: 16 janar 2019 Në ora: 08:57
Binak Maxharraj

Ai e bënë këtë vizitë jo nga dashuria për Serbet, por nga dashuria per Veriun e Kosovës, rajonin më të pasur në botë

Me 17 janar 2019.”Cari” i Rusisë zbrit në Beograd. Janë bërë përgatitje të mëdha për këtë vizitë. Carin do të dalin me e pritë rreth 7o mije qytetare, kurse janë marrë masa të ashpra sigurie që Carin mos ta gjeje asnjë e keqe.

Serbia është midis dy zjarreve me mendje dhe dhimbtë është kah Rusia, sepse janë si vëllezër, kurse me mendje kah paraja është me Perëndimin. E lanë mendet për parat e perëndimit.

Pra, Serbia është ajo që hanë me dy lugë.

Putin dhe Vuçiq do të bisedojnë sa për relaksim për lugina bregore e kodrina, për borën e parvjetme, por qendra e bisedës do të jetë Kosova.

Dihet, se pasiqë “Cari” i Rusisë Putin e ka për zemër dhe që moti ia ka vu syrin Veriut të Kosovës, rajonit më të pasur më nxehet në bote, është e mundshme të organizohet një takim sekret midis tyxharëve të Kosovës, një takim midis miqve të një mendimi dhe ideje për ndarjen e Veriut të Kosovës, miqëve të një ideali për shkatërrimin e Kosovës. Në këtë takim sekret do të merrnin pjesë A.Vuçiq si nikoqirë,”Cari’i Rusisë Putin, por edhe shokët e tyre të “idealit” Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiun në rolin e sekterit. Kjo është katërshja që i ka në qafë Kosovës për ta bërë kurban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat