Putin në Serbi Johannes Hahn në Kosovë dhe Shqipëri

Opinione

Putin në Serbi Johannes Hahn në Kosovë dhe Shqipëri

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:34
Sherif Ramabaja

Derisa me bujë u prit vizita e Putinit në Sebi dhe krekosja e politikanëve serb, se ja shikoni kush po na viziton, EU dhe përfaqësuesi i saj për zgjerim Hahn, po të njejtën ditë po viziton Kosovën dhe Shqipërinë. Shtrohet pyetja, si u planifikua po të njejtën ditë një vizitë e nivelit kaq të lartë të përfaqësuesit për zgjerim të EU në Kosovë dhe Shqipëri? A është kjo vetëm një rastësi apo flet më shumë se kaq? Mos EU dëshiron ta tregoi prezencën e vetë në rajon, duke treguar se, unë jam këtu! Çka mund t`u ofroi ai ? ( Putini )në Sebi dhe çka ju ofrojmë ne si EU? Cili u ofron mundësinë për t`u demokratizuar? Cili ofron zgjidhje të përhershme dhe cili proceset i kthen mbrapa? Cili mundohet për të ardhmen dhe mirëqenjen tuaj dhe cili ju ofron shkatërrim dhe varfëri?

 Të gjitha këtyre pyetjeve u përgjigjet vizita e Johannes Hahnit në shtetet Shqiptare. Ajo është një vizitë pa bujë dhe pa zhurmë, po me domethanje dhe porosi të madhe. Kurse me vizitën e një autokrati dhe diktatori në Serbi krenohet vetëm populli serb që nuk din të zgjedh të ardhmen e vetë, po mundohet të krenohet me vendnumrimin dhe shkurtpamësinë e vetë.

 Derisa Putini po qëndron në Serbi SHBA shpalosën mrojtjen raketore

 SHBA kanë paralajmëruar Rusinë se, do të dalin nga traktati mbi armët atomike, pasi Rusia nuk po u përmbahet rregullave për ndalimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi. Që në kohën e Obamës ishte vërejtur se Rusia po e shkel marrëvesjen dhe një shkelje të tillë e kishte vazhduar deri në ditët e sotme. Shkeljet i kishte vërejtur edhe aleanca e NATOS, ku kishte reaguar, po pa sukses, sepse Rusia në stilin e saj të njohur, reagonte me propagandën e saj shtetërore, gjoja se perendimi po e akuzon pa fakte konkrete.

 Sot derisa Putini po e viziton Serbinë presidenti Trump e shpalosi programin mrojtjes raketore në hapësirë. Programi i deritashëm amerikan ishte për t`i kapur raketat me një rreze më të shkurt veprimi, kurse tash e tutje hapësira do të zgjerohet dhe përfshinë përmasat kozmike.

Ky ishte një sinjal për Rusinë, Kinën, Korenë Veriore dhe Iranin. Të gjitha këto shtete me sofistikimet e tyre raketore po e kërcënojnë paqen botërore dhe posaqërisht edhe SHBA.

 Presidenti Trump u tregoi qartë aftësinë mbrojtëse të SHBA duke ua bërë me dije se ajo është superfuqia e vetme botërore dhe posedon aftësinë për ta mbrojtur veten dhe aleatët e tyre.

 Shpalosja e një programi të tillë raketor nuk e dijmë se a ishte sot e rastësishme, apo lidhej me vizitën e Putinit në Serbi. Si do që të jetë është një sinjal i fuqishëm si për Rusinë po ashtu për Serbinë, për t`u treguar dhe për t`u bërë me dije se proceset e filluara demokratike do vazhdojnë më tutje në gjithë hapësirën tonë, pa marr parasysh kërcënimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat