Shqipëria ishte kufiri i konfesioneve në mesjetë!

Opinione

Shqipëria ishte kufiri i konfesioneve në mesjetë!

Nga: Sami Arifi Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:11
Sami Arifi

Jo vetëm pushtimet e huaja të vazhdueshme, por edhe feja me institucionet e saj rivale, kundër njëra tjetrës, të nxitur nga të hajt dhe me botëkuptimin e saj reaksionar, i ka penguar shqiptarët të ecin më shpejt drejt rrugës së përparimit shoqëror dhe të çlirimit kombëtar.

Pikëpamjet e parashtruara historike që nga viti 1899 nga L. Taloçi dhe K. Jireçek të përpunuara dhe zhvilluara më hollësisht nga bashkëpunëtori i tyre M. Shuflaj, sipas të cilëve kufijt etniko-gjeografik të Shqipërisë në shekullin e Skënderbeut shkonin afërsisht nëpër katërkëndëshin Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë, pasi që vetëm në viset që ndodheshin brenda këtij katërkëndëshi, ishte shtrirë në atë shekull emërtimi Albanon, Albanum, Albania. Sipas tyre tre studiuesve nuk ishte përfaqësuar i tërë atdheu territorial i shqiptarëve, por, ishte ajo që mund të mbikqyrej prej Skënderbeut. Shqiptarët përmenden për të parën herë në burimet historike mesjetare me emrin e tyre etnik në trajtën albanoi dhe arbanitai në veprën e historiatit të bizantit në shekullin e XI nga M. Atoliates, si pjesëmarrës i kryengritjes së gjeneralit Georgios Maniakes që u zhvillua në vitin 1043 dhe në kryengritjen e dukës Nikeforos Bazilakios që ndodhi në vitin 1078 të cilat kryengritje ishin zhvilluar pjesërisht në territorin e Shqipërisë. Pra, u përmend aq vonë nga se ky ishte në atë kohë koncepti që kishin shkrimtarët dhe kancelarët mesjetarë. Sipas Ana Komnenës, prijësi i arbanitëve mbante më 1081 titullin “Komsekortes” dhe se ai kishte një pozitë të pavarur ndaj Konstandinopojës, përderisa perandori bizantin Aleks Komneni, hyri në marrëveshje njësoj si me prijësat e Dukljes e të Dalmacisë për të luftuar bashkarisht kundër ushtrive normane. Feudalët e Arbanonit, sipas njoftimeve që na jep M. Attaleiates, kishin filluar të lidheshin njëri pas tjetrit me Romën katolike, pra, ishin shkëputur nga sundimi i bizantit dhe nga kisha lindore para viti 1043, duke këmbëngulur sikur feudalët e Dukljes fqinje një formacion shtetëror në vete, që iu nevoitej një emër i veçantë etnik, dhe kështu doli në dritën e burimeve historike apelativi albanoni me karakter historik nga emri i stërgjyshëve të lashtë dhe apelativi arbanitai me karakter etnografik nga emri i krakinës ku banonin, ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve vazhdonin të quheshin sipas komunitetit politik fetar në të cilin bënin pjesë; pra, romanios, boulgaroi, , sklavinoi, nga bizantë, greacus, bulgarus, sclavinus nga latinët.

Ky emërtim Arbanon ishte në origjinë emër i një krahine të ngushtë i trevës rreth e rrotull Krujës që deri kohët e vona e ruajti emrin historik Arbëni. Ky emër ishte njësoj si emrat e krahinave të tjera të vendit Polati (Pulti), Kunavia (Martaneshi), Crnika (Çermenika), Trajendena (Mirdita),  Matia, Skuria, Tamadea, Benda, Mokra e shumë të tjera. Treva e Arbanonit ishte një dioqezë kishtare por që mbante emrin e kryeqendrës së saj-peshkopata e Krujës, e krijuar sipas traditës në fillim të shekullit VII. Në shekullin e XIII, Karli I Anzhu i kishte grumbulluar territoret e pushtuara në Shqipëri me një formacion politik “Mbretëria e Albanisë”, pra një komunitet politik e fetar katoli. Karli I Anzhuin shkruante: “Armiqtë tanë grek”... e kishte fjalën për bizantin, pra më 1274 Durrësin e kishi rrethuar kryengritësit “albanit dhe grek” (“albanenses et greci”) ai (Karli I Azhuin) nënkuptonte me këto dy apelativa shqiptarët katolikë e ortodoksë në luftë, pasi që egzistenca e fshatrave të gjuhës greke në zonën e Durrësit nuk vërtetohet historikisht. Në fillim të shekullit XIV me arbanit, albanit kuptohej gjithnjë shqiptari katolik. Në shek XIII u shfaq koncepti i ri mbi kombësinë, jo si më parë nga komuniteti politik fetar, por koncepti linguistik e fetar. Prandaj, si pasojë e këtij koncepti të ri, nga gjiri i kombësisë ”romaios” filloi të quhej “heleni” shtetasi bizantin ortodoks i gjuhës greke.

Me këtë koncept të ri mbi kombësin filloi të dallohej shqiptari  ortodoks nga heleni ortodoks nga se u takonin dy komuniteteve gjuhësore të ndryshme, por prap shqiptari ortodoks u dallua nga ai katolik sepse u takonin dy komuniteteve fetare të veçanta, kështu që u krijua terreni për daljen e një emri të përbashkët për të gjithë shqiptarët ortodoksë. Këtë koncept të ri duket se e hasim te shkrimtari bizantin i shek. XIV, G. Paclumeres, i cili, duke filluar për banorët e Epirit të Ri përdorë një rast emrin albanit, në një rast tjetër emrin ilir që më vonë doli në shesh emri epirot. Në disa raste kundrej epirot që kishte titull të lashtë historik; për anologji Makedonia, gjithashtu me titull të lashtë historik; pra Makedonia u bë emri i dytë i Albanisë, (Macedonianam sive Albaniam). Në këtë mënyrë banorët e hapësirës gjuhësore shqipe u quajtën nga të huajt epirotë dhe albanitë, por megjitatë këto dy rite nuk ndrruan formën e prerë siç thotë M. Shuflaj “në kohën e mesme fanatizmit fetar të shqiptarëve mezi i gjendeshin gjurmët”, si rrjedhim banorët e hapësirës gjuhësore shqipe nuk bënin nga pikëpamja etnike dallim midis bashkatdhetarëve të feve të ndryshme. Jo vetëm pushtimet e huaja të vazhdueshme, por edhe feja me institucionet e saj rivale dhe me botëkuptimin e saj reaksionar të nxitur nga të huajt, i ka penguar shqiptarët të ecin më shpejt në rrugën e përparimit shoqëror dhe çlirimit kombëtar, të bashkohen më heret në luftë për çlirimin politik dhe të shfaqen më parë me një emër të përbashkët etnik. Pushtimet e ndryshme të huaja e mbi të gjitha përçarja luftënxitse fetare të dy kishat, e më vonë edhe të xhamive, më të mëdha të mesjetës prodhuan vështirësi të mëdha në kurriz të popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat