Nëse Serbia ka zemër... A ka tru?

Opinione

Nëse Serbia ka zemër... A ka tru?

Nga: Rexhep Shahu Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:19
Rexhep Shahu

NËSE SERBIA KA ZEMËR... A KA TRU...?

(19 Janar 2017 - 12:22)

Kur erdha në shtëpi nga mbledhja e partisë, vogëlushi im ndali shikimin në mbishkrimin e fanellës sime.

-Babë, çka do të thotë kjo “Kosova është zemra e Serbisë?”, shkruan “Danasi” i Beogradit. 
- Paj, djali im, kjo do të thotë se Kosova është shumë e rëndësishme për Serbinë... – nisa t’ia shpjegoj. – Kosova është djepi ynë, ajo është pjesë e vendit tonë, e historisë sonë, atje janë kishat dhe manastiret tona...
- E pse në televizion një xhaxha tha se Kosova nuk është më Serbi? – më ndërhyri djali. 
-Kosova gjithmonë do të jetë Serbi! Dhe nuk duhet të dëgjosh tradhtarët e kombit serb! – i reagova me tërbim. 
Djali më shikoi me frikë dhe kujtova se me kaq e mbyllëm bisedën. 
- A do të më çosh në Kosovë? – më pyeti papritmas. 
-Paj, asi, mendoj, si të them, momentalisht ne nuk mund të shkojmë në Kosovë...
-E pse? – sërish më pyeti im bir. 
-Paj, si të them, atje tani nuk ka siguri...
-E kur do të ketë atje siguri?
-Paj nuk e di, më vonë...
-A do të ketë siguri të dielën?
Më plasi durimi.
-As të dieln nuk do të ketë siguri, as të hënën! Dhe nuk ka gjasë që atje të shkojmë as në njëqind vjetët t ardhshme!
Djali im vetëm rrihte qepallat i befasuar. 
Por nuk dorëzohej. 
-E pse nuk mund të shkojmë në Kosovë nëse ajo është Serbi?
_Shumë po pyet, djali im, - e ula pak zërin. – Shko në dhomë dhe luaj atje! – ndërpreva diskutimin. 
Djali doli me vrap, por papritmas u kthye.
-Babë, babë, të pyes edhe diçka... nëse Serbia ka zemër... a ka tru...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat