Behgjet Pacolli në kursin për diplomaci te Ivica Daçiq

Opinione

Behgjet Pacolli në kursin për diplomaci te Ivica Daçiq

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:28
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Behgjet Pacolli njihet në rajon, por edhe më gjerë si një bizismen i suksesshëm. Bizneset e tij shtrihen gjithandej botës, por më së shumti andej kah Evropa dhe Rusia. Një ditë i ra çka si ra ndërmend dhe vendosi ti futët politikës, duke menduar se edhe këtu do të jetë i suksesshëm, por burgija e tij e suksesshme në bizneset e tij të ndërtimtarisë, nuk po i ecë edhe në politikë.

Ai pra hyri aksidentalisht në politikë, por politika ia ktheu shpinën, nuk e don Behgjet Pacollin. E formoi partinë duke menduar se do të ketë sukses, por kurrë nuk arriti që të ketë ndonjë sukses në asnjë zgjedhje. I fitonte vetëm dy-tre vende në Parlament. Për shumë kohë ai nuk mundi të ngjitet në politikë.

Partia e tij e luante më shumë rolin e patericës duke i plotësuar birat e ndonjë partie tjetër. Lëvizte apo tradhtonte partitë tjera dhe shkonte te ajo parti për t’ia zgjatë jetën siç është PDK-ja.

Në zgjedhjet e fundit Parlamentare përjetoi fiasko të vërtetë në politikë, i fitoi vetëm dy deputetë edhe atë në kuadër të koalicionit me LDK-në. Përderisa PDK (me mbi 20 parti të vogla) përpilitej me shpirt se si me ia lane “ngilën” LVV dhe LDK, iku nga LDK dhe iu rras PDK së Kadri Veselit dhe PAN-it. Me vetëm dy deputetë, arrijti t’i fitojë katër ministri bukur te rëndësishme, atë të Punëve të Brendshme dhe të Jashtme edhe dy ministri tjera më pak të rëndësishme, por edhe postin e z/kryeministrit. Në kuandrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, apo siç thuhet në diplomaci, me gëzim dhe hare u bë edhe Ministër i Punëve të Jashtme, apo i diplomacisë.

Mendoi se në diplomaci do të këtë më sukses se në politikë, ashtu ia hante mendja, e ndoshta nga ushtrimi i diplomacisë do të fitonte edhe diçka për bisneset e veta. Por,kur s’ta don, nuk ta don, nuk i shkoi puna mirë as nëdiplomaci. Ministria e Jashtme e Kosovës u bë më problematikja me plotë skandale dhe afera te ndryshme  të cilat edhe ia lanë imazhin e keq Kosovës në botë. Bënte, apo nuk bënte lobim të fortë për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, dështoi në të gjitha anët, në çdo aspekt. Nuk arriti t’ia sjellë Kosovës asnjë njohje të re për këto gati dy vite. Nuk i përngjante aspak kolegut të tij serb, murlanit të diplomacisë serbe Ivica Daçiqit, i cili me diplomacin e tij ofansive e shkeli për tokë diplomatin inert, të padije dhe të pazotin Behgjet Pacolli.

Derisa diplomati kosovar Behgjet Pacolli po bënte sefa me dreka e darka në pallatet e tij, Ivica Daçiq i binte rreth e rrotull botës për lobim duke i bindur bukur do vende që ta çnjohin shtetin e Kosovës. Arriti t’ia heq mbi 10 çnjohje Kosovës.Këto ditë këtë e bëri edhe Republika e Palauit. E Behgjet Pacolli as që ia prishë qejfin vetes pse po ndodhin këto çnjohje, duke akuzuar Daçiqin se këto po i bëjka me vajza të bukura, etj.

Pas të gjitha këtyre dështimeve në diplomaci, Ministri dhe z/kryeministri ishte dashtë të jep dorëheqje, bile morale për mossuksesin e tij dhe dëmin që po ia sjellë Kosovës në diplomaci. Por ka ngulë këmbë nuk dontë japë dorëheqje, as që bile ia kërkon dikush,sepse këtu te na në Kosovë dorëheqjet janë të “ndaluara me ligj””,po i hupka fytyra me bë me dhënë dikush dorëheqje, kështu që me u rrotullua krejt Kosova askush nuk jep dorëheqje.

Pasi që Behgjet Pacolli ka ngulë këmbë si iriqi të mos dorëhiqet, por po don ende me ndejt në diplomaci, sepse kjo po ia mundesojka me e pa krejt botën, por edhe bisnesit të tij. Por, atij i duhet me e ndjekë ndonjë kurs për diplomaci për me qenë më i suksesshëm për të mësuar se si dredhet dhe zhdredhet puna në diplomaci. Nga ana tjetër, trashullaku serb Ivica Daçiq nuk flen nga sikleti se si me ia heq Kosovës ndonjë njohje dhe në këtë po ka sukes, sepse në ato vende që e kanë njohur Kosovën Behgjet Pacolli as nuk dinë se ku janë e lëre me ti vizitoi.

Pasi që Behgjet Pacoli nuk ka as një fije shkollë për diplomacy, i sugjeroi të shkojë, te ndjekë kursin për diplomaci te homologu i tij Ivica Daçiq, i cili na çenka më i zoti për këtë punë. Në këtë kurs Ivica Daçiq do ta mësojë Pacollin se si bëhet diplomacia, si luhen lojërat në diplomaci për të pas sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat