Si ta ngjis shpirtin e thyer

Opinione

Si ta ngjis shpirtin e thyer

Nga: Zef Pergega Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:59
Zef Pergega

Meditimi pёr zbulimin e shpirtit e la pa gjumë Anen. Ishte kërrusur nёn jorgan, si njё kёrmillё qё lëngon pa zё. Po tundohej tё zbulonte strehën e shpirtit tё saj. Kodin e shpirtit tё njё femre dhe ndryshimin e tij me atё tё mashkullit. Hyn drita dhe dielli nё shpirt, apo ёshtё shpirti njё dritё qё nuk shikohet?! Ndoshta pёr atё tё mashkullit e kishte fiksuar nje ide. Shpirti i tij ёshtё gur...

Dashuria ёshtё njё dhe e vetme. Dashuria pёr veten. Prej saj buron dashuria pёr jetën, pёr prindërit, fëmijët...gjuhёn, kombin! Dashuria bashkёshortore ёshtё segmentale e periodike. Nё fillim ёshtё shumё e shfaqur sa edhe era ia kujton aromën, por mё vonё vjen e bёhet vjeshtё dhe dimër. Dashuria ёshtё stinё brёnda stinëve. Edhe ajo bie siç bien gjethet e verdha tё njё peme dhe ngrihet me filiza tё rinjё. Dashuria ёshtё riporodhim.

A ka shpirti brirë?! Me qëllon tё marr nje letër dhe tё shkruaj nё ditarin tim pёr lirinë, dhimbjёn, brengёn, plagën e shpirtit qё pikon gjak dhe nuk ka kush e mjekon, pёr orën e çkurdisur qё rreh aty, duke e sjellё kohёn mbrapsht si traumundanat e çmendura nё grusht te detit. Liria dhe robëria kanё tё njëjtat pranga. A ёshtё pra shpirti njё grusht qё godet apo njё thua qё gёrryen?! Thonj qё gjakosin koren e trashur tё akullit qё nё sy tё shpёrthejё njё fontanё! Thonё se vetëm nё shpirt ruhen thesaret e te vërtetës. Sado qё e kanё zgjatur dorën pёr ta kapur shportën e saj nuk kanё mbërritur me tё mundurën me e cek tё pamundurën. Unё dua ta zbuloi shpirtin tim. Dua ti ve njё emër qё nuk ёshtё nё listën e emrave te gjёndjes civile dhe ta pagëzoi. Ti lutem Zotit tё mё dёrgojё enkas njё shishe me ujё pagëzimi dhe unё tё bёj ceremoninë e padëgjuar. Po nuk e di nëse do ta beja kёtё, a do tё ndjehej i lumtur shpirti im?!. Po nisem tek varri i gjyshit dhe tё flas njëherë me te. Po sikur ai tё mё thotë: “Shpirti nuk kapet. Ai ёshtё flutur, ndalet vetëm nё vepra tё mira! Shpirti ёshtё nё luftё me regjionet e tij. Herё gladiator fitues e herё here njё traktat i betejës sё humbur nёpёr thika miqsh. Shtypёsit ndodhen përherë ne tribunat e olimpit tё nderit, tё cilët urdhërojnë qё para tyre tё dëfrehen me gjakun e tjetrit. Quhen ndyshe edhe vrasesit e shpirtit qё adhurohen e shpërblehen me dhurata tё shtrenjta!”

A ёshtё shpirti, mal, det, lum, lendinё, apo pyll i egër me brirë dhe dhёmbё vampiri?! Ndodh qё shpiti i tjetrin e kafshon rёndё shpirtin tënd, si nje tiger mbi njё drenushё, kur fusha qesh mё gjithë shpirt prej valsit te saj. Sa e vёshtirё qёnka tё zbulosh brёnda vetes shpirtin tënd! Nё fund tё fundit, shpirtit tё Ujkanit ia vura njё emër qё pёr mua nuk do ti hiqet pёr jetё. Shpirti im ka mbetur pa emër dhe i braktisur si femije befotrofi. Shoqet e mia qё kanё braktisur vendin dhe janë nё perëndim me duket se jetojnë nёper sekuenca filmash, ndërsa shpirti im ёshtё thёnё tё jetojё pas hijes, si lypsi i leckosur pas këmishës se grisur dhe tё ndotur tё nёnёs sё tij! Pra, se po me çmend, a ёshtё shpirti lypsar?! A mos ai ёshtё njё botё me thash e theme e dhe urrejtje mes merimangave tё paragjykimeve?! 

Eshtё natë vonё. Pa gjumë se pa gjumë ndoshta njё kafe amerikane me sjellё nё vete!

Ajo ndërroi vend. Vendosi tё dremiste nё divan, si njё mёnyrё pёr ta larguar me anё tё avullit tё kafёs tymin e tundimit. Kujtoj fjalёn e shoqёs sё saj sё shpirtin e mposht vetëm njё dashuri! Eh..motёr! E kam provuar njëherë. Hajdutet e ndjenjave janë regjizorё tё vjedhjёs sё zemrёs e mandej i hypin kalit tënd dhe ta pushtojnë shpirtin pa kushte e pa luftё. Po pse unё duhet tё jepem pa kontrolluar hapat?! Jam djegur njëherë, nga pesimi duhet tё nxjerrësh mësim! Trupi ёshtё pasuria mё e madhe qё ta ka dhuruar Zoti. Dhuratat janë tё shenjta. Dhurata nuk dhurohet. Para njё mashkulli nuk duhet ta zbulosh hyrjen e galerisë sё kësaj pasurie nëse do qe ai te ndjehet  deri nё sfilitje nё kërkim tё këtij thesari, dhuratё qielli. Tё luash me shpirtin ёshtё e lehtё, por çmimin e ka tё lartё sa tradhetia. A mund tё mbyllet shpirti dhe ti vesh drynin sekret pёr gjёrat qё nuk don ti ndjesh dhe përjetosh?! Shpirti ёshtё gjuhё e gjallё qё duhet ta kuptosh kur flet. Ai ёshtё nё gjak dhe ne ndjenje. Rend ta kapesh! Shpirti i njё fmere ёshtё kur gjuha e trupit ёshtё njё me gjuhёn e gjakut tё ndjenjave. Kur e deshifron fiton.

Ana mendonte se shpirti ёshtё njё fron i llamburitshёm, ku ndizet njё drite, pastaj shuhet dhe vetëndizet menjëherë si njё llampe magjike. Ai nuk ёshtё diçka qё zbret nga qielli i veçuar si yll polar, por veçmas ngjihet nё qiell, hyn nё njё trup tjetër dhe len nёn dhe kockat e trupit qё jetoi si shenjё. Si zjarri nё strall, shpirti ёshtё frymё e ngjizjes sё trashëgimisë njerezore. E pёrcjellё trupin, i cili bёn levizje e merr vendime tё vetëdijshme ose tё pavetëdijshme...

Pse kjo nuk po ndodh me mua?!- pyeti Ana, pёrballё syve tё verbër tё heshtjes. Njё femër ёshtё e fortё, kur i mbron sekretet e shpirtit tё saj. Kёtё kasafortё nuk duhet lejuar qё ta çelё njeri si dollapin e bukës! Sa mistere mund tё kёtё shpirti im?! Kush mund ti numёrojё ato?!. A ёshtё pra shpirti njё lёvozhgё apo njё arrё qё nuk thyhet. Mua ma ka thyer shpirtin Ujkani. Dua ta ngjis. Dua ta besoj edhe gjyshin qё mё pati thёnё: “Kerkoje shpirtin nё gjakun tënd. Dёgjoje dhe fol me te sinqerisht. Shpirti ёshtё asht qё mund tё thyhet, por ngjitet me njё dashuri tё re!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat