A është e arsyeshme të ndërpritet mësimi?
Po kalon edhe java e dytë e grevës së përgjithshme në arsim. Këtë Grevë dikush e quan të arsyeshme, dikush të pa arsyeshme. Gjithmonë gjendet një arsye për të filluar një proces apo një akt, qoftë frytdhënës qoftë degradues. Vendimi i SBASHK sado që mundohen ta arsyetojnë prodhon efekte negative në realizimin e planeve mësimore. Në këtë projekt hiq të mençur të kryesisë së SBASHK-ut pësojnë më të pafajshmit. Fajtoret për ndërprerjen e mësimit kanë të zgjedhur problemin e shkollimit të fëmijëve të tyre në shkolla dhe kolegje private.
Pa aftësia e kryesisë së SBASHK-ut, për të gjetur forma tjera detyruese për Qeverinë e Kosovës për të shqyrtuar kërkesat e tyre, organizojnë grevë me ndërprerjen e mësimit, ku dëmtohen nxënësit, studentet dhe me një fjalë dëmtohet rëndë ardhmëria e Kosovës. Pse nuk morën shembull në sindikatat e pavarura të arsimit të shteteve të përparuara. Çka bëjnë ato? A e dinë këta zotëri kur ka pas greva në arsim për herë të fundit në shtetet e Evropës?. Greva më ndërprerjen e mësimit tregon sa e pa fuqishme dhe e pa mençur është kjo kryesi e SBASHK-ut. Kryesia e SBASHK-ut thirret dhe kërcënon punëdhënësit për presion që u behët mësimdhënësve për ta ndërprerë grevën. Por harron që përgjegjësia për humbjen e mësimit bije jo vetëm mbi Qeverinë e Kosovës por edhe mbi organizatoret e grevës dhe duhet të përgjigjën për humbjet që i krijojnë nxënësve të Kosovës.
A është e arsyeshme të ndërpritet mësimi?. Mundë të gjendet qindra forma tjera të shfaqjes së pakënaqësisë dhe krijimit të situatave detyruese për Qeverinë, pa dëmtuar nxënësin. Por për një gjë të tillë kërkohet studim dhe jo shëtitje nëpër zyrat e Qeverisë e të Parlamentit të Kosovës, ne darka dhe dreka me ta. Metodat mirë të studiuara do të jepnin rezultate dhe do të mbronin dinjitetin e mësimdhënësit. Arsimi i Kosovës ka potencial intelektual dhe patriotik të mjaftueshëm ,por greva e juaj më ndërprerje mësimi u është imponuar nga kjo kryesi shumë e pa aftë, që ndërprerjen e mësimit e sheh si formë të vetme. Më këtë grevë ndërprerje mësimi kryesia e SBSHK-ut ka treguar hipokrizinë e vet për mbrojtjen e dinjitetit të mësimdhënësit duke nxjerr nxënësin si barrikadë. Po ta lexojmë pak betimin solemn të mesuesit.
• Do ta kryej detyrimin tim më ndërgjegje dhe krenari.
•Nxënësit e mi, nuk do të jenë vetëm nxënës por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do të harroj që për fatin e tyre edhe vet mbajë një pjesë të përgjegjësisë.
•Do ta mbroj më të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
• Koleget e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
• Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta kryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjitha të drejtave në edukim dhe barazi sociale në arsim.
• Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe nderë.
Robert Dottrens 1893-1984.
Ku e gjënë veten në këtë betim kryesia e SBASHK-ut. Më 31.01.2019 do të përkujtohen Dëshmoret e Shkollës Shqipe në Uçë a mendoni së keni forcë të mjaftueshme morale të vini këtë ditë. Prindërit patriot mbrojtën nxënësit dhe dinjitetin e Arsimit Shqip në Kosovë. Ata këtë mbrojtje e paguan më çmimin kapital dhe shkollën e mbajtën të hapur. Kurse kryesia SBASHKU-ut, po e bënë të kundërtën. Tani kush po respekton betimin solemn të arsimtarit ,prindërit , ju kryesi e SBASHK-ut apo Qeveria e Kosovës?
Fajtoret për këtë grevë janë Qeveria e Kosovës dhe kryesi e SBASHK-ut.
Qeveria e Kosovës provokoj situatën më ngritjen e pagave në Qeveri pa mbulesë dhe arsye. Kryesia e SBASHK-ut organizoj grevë me ndërprerje mësimi!!!?
Tani Kryeministri ofron zbritjen e pagës së vetë, këtë e ofron edhe krye parlamentari por kjo nuk e zgjedh problemin. Mësimdhënësit janë mësuesit tuaj. Nuk mundë të mashtrohen. Grevat nuk ndërpriten pa veprime konkrete. E këto veprime mendoj që do të ishin:
1. Anulimi i vendimit për ngritje të pagave në Qeveri dhe Kuvend dhe jo me premtime për ngritje të pagave duke rrezikuar stabilitetin e Buxhetit të Kosovës.
Të hartohet koeficienti i pagave i arsyeshëm dhe i pranueshëm për deputetët dhe jo vetëm i kryetarit të Parlamentit.
2. Të hartohet koeficienti i punëtorëve në Qeverinë e Kosovës dhe jo vetëm i Kryeministrit.
3. Të caktohet koeficienti i mësimdhënësit dhe të jetë zyrtar e dinjitoz dhe jo i ndryshueshëm për të u keqpërdorë ne fushata të zgjedhjeve. Greva është pasojë e premtimeve për ngritje të pagave, mos realizimi i tyre dhe pazari i kryesisë së SBASHK-ut i bazuar në biseda pa mbulesë, i pasuar me ndërprerje mësimi. SBASHK-u të zgjedh kryesi me potencial të lartë intelektual, patriote dhe dinjitoze. Që vlerëson dhe zgjedh mjete e metoda adekuate për të mbrojtur mësimdhënësin pa dëmtuar nxënësin.