Opsioni i Karrigës së Kosovës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara!

Opinione

Opsioni i Karrigës së Kosovës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:16
Ismail Muqiqi

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, si duket është i kënaqur me opsionin që Kosova ta "fitojë" karrigën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai këtë marrveshje e konsideron historike që i mundëson Kosovës karrigën në OKB, ndërsa Serbisë antarësimin në BE.

Mendoj se opsioni i karrigës në Kombet e Bashkuara po mbështet në shembullin e dy Gjermanive të cilat ishin anëtarë të KB, edhe pse nuk e njihenin njëra-tjetrën.

Nëse vërtetë "karriga" do të nënkuptojë statusin e anëtarit të plotë me të drejtat e barabarta me KB, ku do të valojë flamuri i shtetit të Kosovës, në mesin e 193 flamujve tjerë, kjo nënkupëton se ajo Organizatë po e njehë Pavarësinë e Kosovës, gjë që derisa është në fuqi Rezoluta 1244, e Këshillit të Sigurimit, është iluzore të mendohet.

Nëse në këtë drejtim, Kosova pranohet si çështje e hapur sipas Rezolutës 1244 kjo do të ishte politikë e rrezikshme për Kosovën. Nga ana tjetër nuk besoj se opsionin e anëtarit të plotë si çështje të mbyllur të shtetit të Kosovës, mundë ta "gëlltit" Vuçiqi, sepse kjo do të thoshte se edhe ai e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, e që është jo vetëm në kundërshtim me të gjitha deklarata e ti të deri tashme, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, e cila "Kosovën E metohin", e ka "pjesë" të teritorit politikë të shtetit të Serbisë, dhe asnjëhere nuk ka dhënë shenjë për ndryshimin e këti neni Kushtetues.

Pala Shqiptare duhet të pasur shumë kujdes, që marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, të mos e fusë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se atëhere (Kosova do ta pranonte se akoma nuk e ka zgjedhur statusin përfundimtar). Kjo do të thotë se në bazë të Rezolutës 1244 të KS, Kosova po i nënshtrohet asaj Rezolute, edhe pse asaj që moti i ka kaluar koha.

Bisedimet e zhvilluara nën patronatin e BE-së dhe SHBA-ve, dhe zbatimin e marrëveshjeve duhet që këto, ta garantojnë çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe të garantojnë statusin e Pavarësisë së Kosovës. Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje të garantojnë asnjë marrëveshje as Rezolutën e tyre që e miratojnë. 

Duhet theksuar se në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, respektivishtë në Asamblenë e Përgjithshme karrigat kanë statuse të ndryshme. Kështu karriga e shtetit anëtarë të KB-së, me të drejtë vote e të drejta të tjera të barabarta; karrige e shtetit vëzhgues; dhe karrige e etnitetit jo-shtet, që mund të jenë organizatat apo lëvizje të ndryshme në botë. Karrige si shtet vëzhguesi ka Vatikani; ka pasur edhe Zvicra deri në vitin 2002, por karrigë vëzhguesi kishte edhe Organizata për Qlirimin e Palestinës, ka Sahara Perendimore, madje edhe Aralla Ushtare Sovrane e Maltës etj.

Duhet ditur në status të vëzhguesit mund të debatosh ose të përgjigjesh në pyetjet që të bëjnë anëtarët tjerë, por nuk mund të votosh as nuk je i barabarët me asnjë pikëpamje me 193 shtetet të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat