Zgjedhjet e parakohshme në R.Maqedonisë, janë bë dukuri normale

Opinione

Zgjedhjet e parakohshme në R.Maqedonisë, janë bë dukuri normale

Nga: Nexhat Bexheti Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:58
Nexhat Bexheti

Në eterin politik vjen e sa më shumë duke u kondicionuar  iluzionet e partive politike për t’u mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare .Nëse i qasemi kronologjisë së cikleve zgjedhore, do të konstatojmë se në R.Maqedonisë,  tre cikle zgjedhore parlamentare janë mbajtur si të jashtëzakonshme apo të parakohshme. Pushteti është bë imun ndaj zgjedhjeve,por nëse i qasemi anës ekonomike do shohim se bazamenti i ekonomisë nacionale është rrënuar dhe mezi që rin në këmbë,e brishtë si në këmbë të qelqit, standardi jetësor i qytetarëve është prurë në gjendje mjerimi. Detyrohemi t’u bindemi sondazheve apo statistikave të bankës botërore, dhe asocioneve  tjera hulumtuese për lëvizjet ekonomike. Ku R. Maqedonisë  rangohet  në shkallën më të ulët të zhvillimit ekonomik në regjion.

Nëse mbahen zgjedhjet së pari do pësojnë organizatat publike ,fondi pensional,fondi rezervë, fondi shëndetësor,fondi i akumulimit fillestar, ka gjasa reale të  rrezikohen edhe rezervat devizore. Mbajtja e zgjedhjeve mundet të financohet edhe nga kreditë e jashtme, gjë që do ta ritë borxhin publik.

Reperkusionet së pari do t’i përjetojë qytetari i rëndomtë, sepse i shkurtohen investimet në sferën publike, mundet të ndryshojë apo të acarohet politika fiskale,investitorët e jashtëm humbin interesin për investime, pra  indirektë  stagnon zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Po ashtu edhe ngecja e reformave të sugjeruara nga U.E-ja

Shikuar nga aspekti ekonomik zgjedhjet parlamentare nuk janë të dobishme. Por shikuar nga aspekti politik zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë të dobishme pasi që vendi përjetoi ndryshime në emërtim, dhe hapja e rrugës për inkuadrim në aleancën NATO. Dhe se duhen profile të deputetëve kompatabilë për sfidat që e presin shtetin.

Parlamenti do ta ndryshojë konfiguracionin e përbërjes së deputetëve të partive politike,ka gjasa që disa parti të mos kenë asnjë deputet gjegjësisht disave partive do ju ritet numri i deputetëve.  Edhe njëkohësisht do eliminohen disa deputet pasivë të cilët nuk kanë kontribuar në përfaqësimin e elektoratit të vetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat