Ndërprerja e negociatave është fatale për procesin

Opinione

Ndërprerja e negociatave është fatale për procesin

Nga: Nijazi Halili Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:12
Nijazi Halili

Ndërprerja e negociatave është fatale për procesin. Gjithë investimi humbet. Riaktivizimi i procesit negociues nga e para është shumë më vështirë se çdo lloj fillimi i ri. Gjithë përpjekjet duhen bërë që kjo të mos ndodhë. 

Pikërisht duke pasur parasysh këto gjëra, sugjerohet që, kur konstatohet se negociatat po futen në krizë e ndërprerjes së tyre, duhet ndërhyrë energjikisht me veprim të menjëhershëm për të parandaluar shndërrimin e situatës nga tendenca përkeqësuese në një gjendje të pa rikthyeshme.

Nëse gjendja e krizës lejohet që të zgjatet dhe të thellohet pa ndërhyrje energjike të menjëhershme për ndryshimin e situatës, akoma më e ashpër bëhet situata dhe akoma më i vështirë bëhet restaurimi i gjendjes së zhbalancuar midis palëve.

Ndërprerja  e negociatave, si sjellje e shoqëruar me sinjale bëhet atëherë kur njëra palë ngritët nga tryeza njëanshmërisht dhe largohet me nervozizëm të dukshëm dhe sjellje jo të pëlqyeshme. 

Në këto rrethana kërkohet KUJDES-KUJDES-KUJDES dhe të mendohet mirë se si duhet vijuar për restaurimin e situatës dhe vijimin e negociatave, sepse është rruga dhe mënyra me e mire e mundshme, për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve ne mese palëve, e ne rastin konkret kemi rrezikun e ndërprerjes se negociatave ne mes Kosovës dhe Serbisë, që ka lidhje me rastin e Kosovës, për përfundimin e bisedimeve dhe mbylljen e kapitullit 35 prandaj duhet kujdes dhe maturi qe procesit mos të dështojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat