Trubullira që paralajmëron destabilitet në Ballkan

Opinione

Trubullira që paralajmëron destabilitet në Ballkan

Nga: Ilir Vata Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:22
Ilir Vata

Prej kohësh Ballkani ka nis një vorbull trazirash që pasojnë nga njëri vend në tjetrin. Serbia po përballet me protesta kundër presidentit, nacionalit në thelb dhe liberal në dukje.

Në Kosovë, politika mes dy zjarreve, nga njëra anë marrëveshja Kosovë-Serbi dhe grupi i kundërshtarëve të marrëveshjes, që përfaqësohet nga qeveria që ka përdor si barrierë taksën 100%.

Në Greqi, qeveria ia doli me mosbesimi, por ka probleme porsa i përket marrëveshjes së Prespës për emrin Maqedonia e Veriut, që kjo e fundit ia doli ta miratojë.

Në Shqipëri protesta të formave të ndryshme, kontradiktë politike, dasi, ethe për pushtet

I gjithë ky vorbull mori energji nga turbulluesit e përhershëm të Ballkanit, bolshevizmi i ri, që u finalizua me mbërritjen në Serbi të kreut të shtetit të Rusisë, të paktën kështu mendojnë njohësit e çështjes së Ballkanit.

Një ditë më parë si për t’i dhënë përgjigje frymës së turbullirës ruse, mbërrin në Shqipëri Komandanti i NATO-së që çeli dhe investimet dhe zyrtarizojë Bazën Ajrore të NATO-së në Kuçovë, si garanci për stabilitetin e shqiptarëve dhe të rajonit.

Pra si duke Ballkani është i destinuar të rri në paq, falë garancisë së SHBA-së, por me sa duke politika e vjetër që është ende e pushtetshme në rajon dhe ka një plan tjetër, të destabilizojë atë.

Futja në marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e rishikimit të kufinjëve është një nga indiciet që të çojnë më afër mospajtimit, konfliktit se sa një marrëveshje të paqme, sepse shumica e shqiptareve nuk do të pranojnë një prekje të kufijve të vendosur nga SHBA.

Por si gjithmonë, marrëveshjet janë të ndër reciproke dhe nuk përjashtohet mundësia e një të mesmeje të artë mes dy vendeve, duke lëshuar në një pjesë e marrë një pjesë tjetër siç edhe është pohuar nga kreu i shtetit të Kosovës.

Vende që kanë dalë nga diktatura me një klasë politike të vjetër janë jo vetëm të lidhur me regjimet, por lehtësisht për të anuar nga konflikti dhe kjo po ndodh në Ballkan dhe në këtë aspekt, zyrtaret evropian ndihen të tërhequr.

Hezitimi i BE-së për t’i hapur rrugë Ballkanit për integrim është një lëshim i Ballkanit Perendimor në mëshirë të fati, pra në një farë mënyre Europa po e humb Ballkanin.

Shqipëria është vendi ku përplasen dy botë, ku përplasen dy qytetërimet e mëdha, krishterimi dhe myslimanizmi, vendi ku kanë shtëpinë të gjitha besime fetare dhe çuditërisht, shqiptarë kanë ditur të bashkëjetojnë mes tyre madje janë shembull model që europa dhe perëndimi duhet të ndjek.

Mjerisht këtë Europa dhe politika atje nuk e ka kuptuar ende, nuk është gati që të nis një pajtim ndërfetarë, ndërsa shpenzojnë miliarda kundër formave ekstreme të fesë, kur duhet të pranojë se besimet janë shpirtërore, njerëzit dhe qytetarët e europës janë njësoj dhe duhen trajtuar të tillë.

Sa më shumë të hesht Europa, aq më larg shkon Ballkani dhe më shumë rrezik paraqitet për të.

Më shumë ballkanas do shkojnë në Europë, më shumë njerëz të varfër do ketë jo vetëm Ballkani por dhe vetë Europa, më shumë rreziqe mundet të nisen drejt saj, ndërsa në vërtet rajoni po zien në vorbën e vjetër të flamujve, gardheve, dasive kufijve dhe konflikteve, sepse politika e vjetër është e destinuar të jetojë në të shkuarën për të garantuar pushteti e trashëgimisë së tyre, pa pyetur për njerëzit dhe integrimin e tyre

Ky sindrom i së shkuarës sillet në të gjithë Ballkanin, por së fundmi po shihet si turbullira që paralajmëron një rrezik më të madh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat