Kur Batoni e përpilon kabinetin qeveritar, më vjen turp që jam shqiptar

Opinione

Kur Batoni e përpilon kabinetin qeveritar, më vjen turp që jam shqiptar

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 25 janar 2019 Në ora: 12:52
Baton Haxhiu

Në një vend ku Kryeministrit të shtetit kabinetin qeveritar,  gjegjësisht ministrat, zv ministrat dhe këshilltarët ia cakton Baton Haxhiu nuk është çudi që ndahen edhe fëmijët prej nënave për një copë bukë, e lërë më prej Kosovës Veriu. 

Unë e di që do të alarmohen kolegët e mi (b)analistë dhe do të më akuzojnë sipas motos : Mos u tall, por prit deri sa t'i vizatohet Batonit fjala mercënar në ball, që i bie prit magar deri sa të rritet bari, sepse deri atëhere ashtu kështu do të cof magari, mirëpo të lartpërmendurit po harrojnë me apo pa qëllim, që në këtë rast magari është vetë populli, e jo Batoni, Hashimi, Edi, hoxha dhe popi. 

Këmbëngulja e Ramës që kabineti i tij qeveritar të caktohet nga Baton Haxhiu, përkundër të gjitha kundërshtimeve të argumentuara që e pasqyrojnë realitetin i cili s'do kallauz dhe përkundër mosdekretimit të Gent Cakes nga presidenti i shtetit, është dëshmi e qartë se pushtetarët e sojit të Hashimit, oligarkët e sojit të Devollve dhe gazetarët e analistët e sojit të Baton Haxhiut janë skenaristë dhe mirëmbajtës të përsosur të purgatorit të Dante's për shqiptarët e të gjitha trevave etnike pa dallim, tash e dy dekada pa ndërprerje.

Shqipëria dhe Kosova janë shndërruar nga pushtetarët e papërgjegjshëm, mafioz dhe mercenarë në korporata të bizneseve private, sepse ata me paratë e taksapaguesve, buxhetit të shtetit, doganave, borxheve të jashtme, donacioneve dhe fondeve për zhvillim i financojnë bizneset e tyre private, gjë që e shndërron pushtetin e tyre në një organ të huaj brenda organizmit të shtetit, që tërë kohen e sulmon, ngulfat, plaçkit, varfëron dhe torturon popullin me qëllim të dëbimit të tij nga atdheu, njësoj siç e sulmon dhe dëbon organizmi i njeriut veshkën e implantuar kur mungon terapia adekuate mjeksore. 

Këto para në vend se të investohen në ekonomi, arsim, inovacione, shëndetësi, edukim,  kulturë, punësim dhe shkencë, investohen në biznese private të pushtetarve, për t'a rritur deri në paturpësi mirëqenien e familjeve të tyre, farefisit, miqëve, dashamirve, shërbëtorve dhe klientelës politike e biznesore që është njëkohësisht edhe lavatriçe e parave të tyre të pista. 

Mjafton që të analizohet se kush e financon Batonin dhe dinastinë e tij gebellsiane me emrin Klan, për t'a kuptuar se motor i veprimtarisë së tij konspirative, destruktive dhe subversive është shërbimi që ai ia bënë interesave politike, klanore, klienteliste dhe biznesore të pushtetarve korrupt, mafioz dhe mercenar pa dallim, prej pasluftës e deri në ditët e sotme. 

Prandaj në përballjen ndërmjet shtetit, siç është Serbia, dhe dy korporatave të biznesit privat, siç janë Shqipëria dhe Kosova, sigurisht që fiton shteti. 

Mua nuk më habit fakti që populli është i verbër, sepse në njërën anë është i paditur, padjallëzuar dhe çorientuar maksimalisht e në anën tjetër i bombarduar nga propaganda e mediave të sponsorizuara nga pushteti . 

Mirëpo mjaftojnë që shqiptarët t'i lexojnë në internet shkrimet e Batonit kundër Ramës dhe kundër PS, para vitit 2013 për t'a kuptuar se Baton Haxhiu është mik i të gjithëve pushtetarëve kyç pa dallim dhe kurdoherë dimër e verë. 

Në fakt ai haptas e pranon se ka patur miqësi edhe me Berishën edhe me Metën edhe me mjekrrat e lesh arabve edhe me zhiletën, njësoj siç ka qenë mik edhe me Jovica Stanišić-in dhe Zoran Stijović-in dhe njësoj siç është tani mik i ngushtë me Hashim Thaçin, Edi Ramen dhe Aleksandër Vuçiqin, sepse komploti vetëm kur ndodh me ndihmën e pushtetit është komplot i sukseshëm ndaj interesave shtetit.

Pra Batoni gjithmonë  është miku më i ngushtë i pushtetit, pavarësisht se kush e mban në duar.  

Tash e ka Rama pushtetin, prandaj Baton Haxhiu është miku më i ngushtë i Ramës dhe Thaçit.

Prandaj ai shkon në takimet e nivelit më të lartë ndërkombëtar bashkë me Ramën dhe Thaçin dhe j'u sugjeron e përcakton këshilltarë, ministra e zv.ministra dhe ndikon në qëndrimet e tyre politike. 

Pse e bënë këtë Baton Haxhiu? 

Si mund të këtë një gazetar i nivelit mesatar siç është Batoni kaq shumë ndikim në politikën zyrtare të shtetit? 

Vetëm pse është i mençur, i pasur dhe pse e ka një media? 

S'do mend se këtë fuqi ia jep Batonit mbështetja që ai e ka nga shteti serb. 

Baton Haxhiu nuk ka hezituar t'a shajë Erion Braçen kur ky i fundit ka kërkuar të merren masa ndaj miellit të dëmshëm që oligarkët e korporatës Devolli e sillnin prej Serbisë në Shqipëri.

Dhe si për çudi pikërisht ky Baton, që ka pranuar vetë lidhjet e tij me shefin e inteligjencës serbe gjatë luftës, Jovica Stanišić-in, si dhe me drejtuesin e UDB-së për Kosovën, Zoran Stijović-in ( i cili e përmend shërbimin e Batonit në librin e vet ), pikërisht ky Baton që gjatë luftës e shpalli veten të vrarë për të shpëtuar, pikërisht ky Baton të cilit Veton Surroi i ka kushtuar librin “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, për t'i ekspozuar tre breza spiunësh në familjen e tij, pikërisht ky Baton që e kundërshtonte fuqishëm Ramën kur Berisha ishte në pushtet dhe që e kundërshtonte Braçen kur ky i fundit e kritikonte importin e miellit helmues nga Serbia, pra pikërisht ky Baton kontravers dhe i tejdukshëm si uji i destiluar , sot i'a  përcakton kahjen politikës së brendshme dhe të jashtme të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

Dhe këtë e bën në rrethanat më të pa favorshme të mundshme  ndërkombëtar për Kosovën kur kufijtë e saj janë të rrezikuar si kurrë më parë. 

Të mos gënjehëmi : këto rrethana të pa favorshme ndërkombëtare për Kosovën nuk kanë pikur nga qielli,  por janë rezultat i komploteve paraprake që ia kanë shkaktuar njerëzit e sojit të Hashimit, Devollve dhe Batonit Kosovës në çdo lëmi të jetës, kulturës, politikës, ekonomisë dhe shkencës pa ndërprerje tash e dy dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat