Rama mes së kaluarës së PPSH dhe modernitetit

Opinione

Rama mes së kaluarës së PPSH dhe modernitetit

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 26 janar 2019 Në ora: 19:18
Edi Rama

Rama një politikan karizmatik dhe po aq kontraverz, gjithkund mundohet t`i lë gjurmët e tij : në sport- basketbollist, si artist në pikturë dhe së fundi në politikë. Si kryebashkiak i Tiranës, arriti të bie në sy me ngjyrosjen e godinave me ngjyra të ndryshme. Kjo ishte një formë e mbulimit të ngecjes në zhvillim dhe varfërisë. Dikush do të thoshte që këtu i mori hapat e parë në pikturë, me kombinimin e ngjyrave dhe e përvetësoi teknikën e pikturimit. Si duket kjo ia zgjoi kurreshtjen që të provoi të shkoi më tutje. Ndoshta ishte tentativë për të rënë në sy. Tirana me larushinë e ngjyrave prezentohej edhe në insertet e emisioneve të huaja televizive kur prezentohej Shqipëria. Flitej për varfërinë, korrupsionin, kriminalitetin dhe krimin e organizuar, po si ngushllim prezentohej Tirana e larmishme. Si duket Rama e nuhati këtë dhe vazhdoi betejën e tij derisa e mori drejtimin e Partisë Socialiste. Lufta për pushtet Nano - Berisha i kishte lodhur së tepërmi shqiptarët dhe nga Rama pritej shumë. Ishte kërkesë që pa vonesë të fillonin reformat dhe të nxitej zhvillimi i vendit. Rama e kishte shpalosur edhe programin e vetë të quajtur “ Rilindje”. Ky emër ishte i njohur për shqiptarët që të kujtonte “Rilindjen Kombëtare”, program i hartuar nga patriotët dhe rilindasit shqiptarë për ta rimëkëmbur Shqipërinë.

 Rama e filloi qeverisjen e vendit, po “Rilindja “e tij thuajse s po vërehej askund. Korrupsioni vetëm sa erdh duke u rritur. Krimi i organizuar  u shtua. Plantazhet e drogës erdhën  duke u shumëfishuar. Shqipëria fatkeqësisht u bë eksporuesi më i madh i drogës në Evropë. Me keqardhje Shqipëria shpesh krahasohet me Kolumbinë, që e njeh tërë bota. Pastrimi i parave thuaja se është bërë veprimtari institucionale e shtetit shqiptar. Rinia dhe qytetarët e thjeshtë po ikin nga vendi, nga atmosfera e padurueshme, paperspektiva dhe nga dominimi i krimit. Rama shpesh po akuzohet se është i përfshirë dhe i lidhur me bandat e krimit. Një nga ministrat kryesor të tij është duke u hetuar.

 Në arenën ndërkombëtare Rama prezentohet si lider me ndikim. Paraqitet ballëhapur si artist, sportist me atlete dhe si politikan me ndikim i rajonit. Në prak të zgjedhjeve apo manifestimeve kombëtare, lëshon deklarata patriotike për t`u radhitur si babai i kombit. Kritikave nga jasht pastaj u bishtnon, duke u shfajsuar se këtë e ka thënë në konstolacion të bashkimit evropian e jo të bashkimit kombëtar. Pra nga dy anët, mundohet të nxjerr përfitime. Një tjetër afinitet i Ramës është që përmes artit të afirmohet në mënyrë që sa më gjatë, që është e mundur, ta mbaj pushtetin. Kjo është një formë për të dominuar në arenën ndërkombëtare, kurse për opinionin e brendshëm e ka opcionin tjetër, komunikimin me mediat sociale, Twitter. Kjo është një formë e re për të fituar adhurues dhe nëse di ta shfrytëzosh, të sjell sukses. Si duket kryeministri Rama të gjitha këto mundësi ka arritur shumë bukur t`i kordinoi dhe t`i vëjë në funksion të tij, për të qeverisur sa më gjatë, pa marr parasysh dështimet.

 Protestat e studentëve, kryeministrin Rama si duket e zunë të papërgaditur sepse ishin të papritura. Si duket Kryeministri Rama u zu në befasi dhe nuk diti si të veproi. Reagimi i tij ishte plot arrogancë, fajin u mundua që t`ia hudh opozitës, po si duket  u hodh në kurthë dhe batutat nuk do ta nxjerrin nga balta në të cilën po fundoset.

 Ndryshimet në aparatin qeveritar

 I nxënë ngusht, bëri ndryshime në aparatin qeveritar, po këto ekzibicione politike si duket nuk po i sjellin sukses. Ministrat e ri si duket i vuri që t`i zbatojnë urdhërat e tij. Ministria e Puneve të Jashtme, është një post që më së shumti i solli kokëqarje. Në fazën finale të dialogut Kosovë - Serbi ndoshta i duhet patjetër një ministër i tillë. Me zgjedhjen e tij në këtë post, po thirret në vlera evropiane. Pra tash po tregohet i moderuar dhe internacional, edhepse gjendja në Shqipëri është kaotike. Një gjendje e njejtë po ashtu mbretëronë edhe në Kosovë. Nga opozita po akuzohet se pikërisht kryeministri Rama me kryetarin e Kosovës Thaçin, qëndrojnë në të njejtën linjë, për korigjimin e kufirit me Serbinë. Frika në Kosovë është e madhe, sepse gjithmonë shqiptarët po detyrohen të lëshojnë pe, e të falin territore. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia me gjenocidin, terrorin dhe këmbëngulësinë e tyre gjithmon po shkëpusin territore shqiptare, prandaj frika është se Rama dhe Thaçi pikërisht këtë do ta bëjnë. Secili për interesa të tij personale, pa marr parasysh interesin kombëtar. Gjithnjë e më shpesh kryeministrin Rama si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë, duke i parë sjelljet e tij, ndaj shoqërisë civile, mediave dhe opozitës po e krahasojnë me Putinin dhe Erdoganin. Një krahasim i tillë ndoshta atij i pëlqen, po për qarqet demokratike është një frikë e madhe sepse që të dy Putini dhe Erdogani llogariten autokratë dhe diktatorë të rrezikshëm botërorë.

Edhe Esat Pasha donte marrëveshje me Serbinë, kuptohet duke e lënë territorin shqiptar nën mëshirën e Serbisë. Sot në Paris politikanët serb e vizitojnë varrin e tij duke deklaruar se ai ishte pikërisht një shqiptar që donte marrëveshje me Serbinë. Pra ata të tillë i duan shqiptarët. Ne kërkojmë territoret e pushtuara prej tyre, jo t`i ndajmë ato që i kemi. Miqtë tana po na këshillojnë, kujdes nga mashtrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat