A duhet besuar këtij Delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë?!

Opinione

A duhet besuar këtij Delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë?!

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 27 janar 2019 Në ora: 10:18
Takimi ne Bruksel

Sipas disa intelektualeve, apo profileve të ndryshme që nuk merren me politikë, por ka edhe të shkencës, ku kritikojnë mediumet kosovare se veç terr po shohin për Kosovën, edhe pse Kosova ka arritur shumë pas luftës.

''Shteti i Kosovës, ka lindur dhe është zhvilluar me shumë mund, djersë e sakrifica nga shumë gjenerata. Andaj, duhet që më shumë ta duam dhe të punojmë për ruajtjen dhe rritjen e tij.''

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoj as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona  u materializuar përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruaj marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës.  U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj....

Ku jemi sot?!

Bashkëdrejtuesit Kosovar për Bisedime me Serbinë a mund të jenë më të besuarit e politikës Kosovare dhe qytetarëve, derisa ishin në opozitë, mu këta që ishin deri dje në opozitë, tesh na lodhën me ato filikaqa në Kuvendin e Kosovës, dhe tani mos valle kanë gabuar profesionin e referit apo...

Ky delegacion kosovar të bisedimeve me Serbinë, duhet të jetë në dijeni se  filikaqat atje nuk ju bëjnë punë

Kur kemi parasysh se dy subjekte politike më me nami nuk ju kanë bashkangjitur këtij delegacioni kosovare sa u përket bisedimet historike për të përfunduar njëherë e përgjithmonë me Serbin, që janë LDK-ja dhe VV, dhe kur kemi parasysh edhe dispononim e qytetarëve-votuesve, pasi jemi në fund të bisedimeve LDK-ja dhe VV duhet bashkangjitur këtij delegacioni dhe Albini e ka rastin ta sfidojë veten për shtetin e Kosovës me dëshmi mu tani dhe LDK-ja si një subjekt politik që nga vitet 1990-2006,dhe po cilësohet si ma i madhi, nuk duhet rrinë duarkryq.

Që nga filli i  bisedimeve Kosovë-Serbi të preferuara e qytetarëve të Kosovës , nuk ishin të zgjedhurit e  as  presidenti Hashim Thaçi, siç nuk janë edhe tashti këta të tanishmit, të pa dëshiruarit për qytetarët e Kosovës, sepse deri sa ishin në opozitë na kanë lodhur me ato filikaqa, dhe kanë gabuar profesionin e tyre se ata duhet të jenë në zanatin e referit, në rastse ia kane zanat kësaj pune.

Kryeministri, Haradinaj që në fillim ka marrë hapa, të shpejtuara, siç po mendohet, por me Serbinë nuk ka ndryshe, njerëzit e Korpateve nuk marrin vesh ndryshe, populli.

Por duhet me kujdes koordinimi, së pari me Amerikën, aleatët e saj dhe të Kosovës, deri  Letra e Trumpit nuk duhet anashkalohet, as të evitohet por të studiohet mirë e mirë.

Ndryshe....

Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi. Që nga fillimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me 8 mars 2011, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012. Që nga fillimi i dialogut e deri më tani janë arritur 19 marrëveshje.

Kuvendi i Republikës së Kosovës deri më tani ka miratuar tri Rezoluta lidhur me procesin e dialogut: më 10 mars të vitit 2011, më 18 tetor 2012 dhe më 21 prill 2013. Përmes këtyre Rezolutave, përveç mandatimit të Qeverisë për të negociuar në Bruksel me shtetin serb, Kuvendi poashtu obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës për të raportuar në mënyrë të rregullt para Kuvendit për Ë GJITHA DOKUMENTET E QEVERISË PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI Draft Marrëveshja Gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Raport mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit_18 qershor 2018 Vendim i Qeverisë për miratimin e projekt platformës për finalizimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë Parimet themelore të Qeverisë për vazhdimin e dialogut teknik Kosovë - Serbi Projekt Platforma për Finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve RAPORT_Marrëveshjet e Brukselit në Pritje të Zbatimit 6 korrik 2017 Raport vjetor 2016 për të arriturat kryesore në Dialogun e Brukselit_ 21 dhjetor 2016 Raport mbi gjendjen në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit_16 qershor -25 nëntor 2016 Raport mbi Gjendjen në Zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit_1 janar-15 qershor 2016 Raport Vjetor për të Arriturat Kryesore në Dialogun e Brukselit gjashtë vitit 2015_15 dhjetor 2015 Raport mbi Gjendjen në Zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit_25 nëntor 2015 Përfitimet shtetërore te Kosovës nga Pakoja e marrëveshjeve ne Bruksel_27 gusht 2015 Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për Dialogun e Brukselit 2014-2018_15 janar 2015 Raport mbi Gjendjen në Zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit_mars - shtator 2015 Gjendja në Zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit_Janar-Shtator 2014

Marrëveshja për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal u arrit më 24 shkurt 2012, në raundin e nëntë të bisedimeve në mes zëvendëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic. Në këtë marrëveshje u dakordua që Kosova do të prezantohem në përfaqësime rajonale me denominimin Kosova* dhe me fusnotën shoqëruese si në vijim: “Ky shënim është pa paragjykim të pozicioneve për status dhe është në linjë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”. U tha që kjo marrëveshje do të mundësojë Kosovën për të marr pjesë, për të nënshkruar marrëveshje të reja dhe për të folur në emër të vetin në takimet rajonale, gjë që më herët e kishte bërë për të misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK. Ky denominim është përdorur edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të arritur mes Kosovës dhe BE-së më 27 tetor të vitit 2015.

Marrëveshja për shënimet kadastrale u arrit në raundin e gjashtë të bisedimeve të mbajtur më 2 shator 2011 në mes zëvendëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic. Me anë të kësaj marrëveshje palët u pajtuan që, të bëjnë çdo përpjekje për të vendosur një kadastër plotësisht të besueshëm në Kosovë me qëllim për të mbrojtur të drejtat e njerëzve me kërkesa legjitime në pronë. Sipas marrëveshjes, Serbia do t’i kthente Kosovës, përmes Përfaqësuesit Special të BE-së (PSBE), kopjet e skanuara të shënimeve kadastrale të marra para vitit 1999. Një agjenci teknike, përkatësisht Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave (AKKVP) do të ishte përgjegjëse që të identifikonte, krahasonte dhe raportonte zbrastësirat në shënimet kadastrale origjinale të para vitit 1999 me kadastrën e ri konstruktuar të Kosovës.

Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave u arrit më 02 Korrik 2011, në raundin e pestë të bisedimeve të dialogut teknik në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic me lehtësimin e përfaqësuesit të BE-së, z. Robert Cooper. Kjo marrëveshje u ridiskutua dhe një marrëveshje e re u arrit më 29 shtator 2015, e cila u rikonfirmua edhe një herë më 19 janar 2016. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.

Marrëveshja për vulat doganore u arrit në raundin e gjashtë të bisedimeve në Bruksel, më 2 shtator të vitit 2011, në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic. Kjo marrëveshje përcakton që palët duhet të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave në përputhje me marrëveshjen e CEFTAs. Gjithashtu përfshihet edhe pranimi i vulave doganore me mbishkrimin “Dogana e Kosovës” në të gjitha dokumentet dhe komunikimit përcjellëse.

Më 7 tetor 2013 marrëveshja për vizitat zyrtare reciproke ishte arritur parimisht mes ish kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic dhe ish kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa u finalizua më 14 nëntor të vitit 2014, mes përfaqësueses së Kosovës znj. Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë z. Marko Djuric. Përmes kësaj marrëveshjeje palët u pajtuan që zyrtarët ndërlidhës përkatës të vendosur në Prishtinë dhe Beograd të merreshin me procedurat dhe detajet e vizitave. Në tekstin e marrëveshjes u përcaktuan zyrtarët të cilët duhet të bënin kërkesë për të realizuar vizitat si dhe modalietet e trajtimit të këtyre kërkësave. Kjo marrëveshje filloi të zbatohej më 1 dhjetor 2014.

Marrëveshja për Njohjen Reciproke të Certifikatave ADR , u arrit më 19 prill të vitit 2016 mes përfaqësueses së Kosovës Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë Marko Djuric. Përmes marrëveshjes së arritur, palët zotohen për lëvizje të lirë të mallrave, duke përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesa dhe në përputhje me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare. Rrjedhimisht, ato janë pajtuar që në mënyrë reciproke t’i pranojnë këto standarde që lidhen me transportin e mallrave të rrezikshme, përfshirë të gjithë dokumentacionin në përputhje me konventën e ADR-së (certifikatat e shoferëve dhe automjeteve).

Për fund

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoj as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona  u materializuar përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat