Iu uroi suksese grevistëve?

Opinione

Iu uroi suksese grevistëve?

Nga: Prof. Avdi Gjata Më: 28 janar 2019 Në ora: 21:24
Prof. Avdi Gjata

Uroi që të gjithë grevistët që kanë filluar grevën, atyre që nesër ia fillojnë, si edhe atyre që do ti bashkangjiten grevës më vonë që të ken sukses në ngritjen e pagave e jo me u ndalur vetëm me kaq po të kërkojnë edhe ma shumë sesa që kanë kërkuar deri më tani.

Atëherë, sipas kësaj logjike të "shëndoshë" në Kosovë, po na del mendimi që nuk është problemi se nuk ka Lekë, ekonomi të zhvilluar e prodhim mallrash, po që është duke munguar vullneti për me ia dhënë punëtorëve, qytetarëve, mësimdhënësve, mjekëve paga për të jetuar si në vendet Skandinave etj etj.

Greva në Kosovë, greva në Shqipëri si po ka mundësi të koordinohen gjërat kaq bukur në momente vendimtare. Interesant a?

Në fund, edhe pse nuk e adhuroj një sjellje të tillë, më duhet të shprehi mendimin tim që diçka nuk është në rregull me ne në përgjithësi si popull, apo jemi duke vepruar sikur nëna për djalin e saj që : Minati të resë, më vdektë djali. Kujdes populli im i dashur pasi mundemi me gabuar shumë?!....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat