Ramushi ka një shans për thirrjen e një Konference Ndërkombëtare për Kosovën

Opinione

Ramushi ka një shans për thirrjen e një Konference Ndërkombëtare për Kosovën

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:10
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Po të kishte pasur politikë, diplomaci dhe vizion “anija drejtuese” e Kosovës, në vend të përqafimit të  Dalogut të Brukselit (2011), që atëherë, do të kërkonte organzimin e një Konference Ndërkombëtare, Jo vetëm për Kosovën, por edhe për Preshevën, Bujanocin, Medevgjën dhe Pazarin e Ri.

Mirëpo, meqë në praktikë ndodhi ndryshe për shkak të përqafimit të Dialogut të Brukselit (2011-2019), tani, pas 9 vitesh, kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka mbetur vetëm NJË OPSION për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën, OPCION KY, që në mënyrë indirekte përjashton vazhdimin e Dialogut të Brukeslit. Kjo është shumë pozitive për Kosovën, por, çështja është se, si të braktiset ai Dialog fatkeq 9-vjeçar, kur presidenti Hashim Thaçi  me “shuttle” gurpin e tij kanë vazhduar biedimet me palën serbe në Bruksel?!

Nuk ka “konferencë mbi dialog” për Kosovën!

Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj ka një shans real, që t’ia kyç dyert Dialogut të Brukselit, I cili për 9 vite rresht ishte dështim politik dhe diplomatik për Kosovën.

-Ekziston kjo mundësi politike dhe ligjore, që kryeministri Ramush Haradinaj, kërkesën e dërguar ambasadorëve të Quintit, ta riformulojë në një KËRKESË  TË RE për mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare për Kosovën, për Preshevën, për Medvegjën  dhe për Pazarin e RI dhe, t’ia dërgojë për aprovim Kuvendit të Kosovës. Nëse Kuvendi, do ta miratonte këtë kërkesë, atëherë  do të mbyllej përgjithmonë Dialogu i Brukselit. Kjo është froma e vetme legale për pezullimin e Dialogut të Brukselit, e cila do t’i hapte rrugën e  sigurt  mbajtjes së një Konference Ndërkombëtare për Kosovën dhe më gjerë, duke përfshirë edhe territoret e tjera etnike shqiptare.

Realisht, alternativë tjetër ligjore nuk ka, sepse qe 9 pala negociuese kosovare është kridhur në “baltën e gjallë” të Dialogut të Brukselit (produkt i politikës dhe i diplomacisë serbo-ruse për sfidimin e shtetësisë së Kosovës së pavarur), tani, është vonë të kërkohet mbajtja e një konference ndërkombëtare për Kosovën. Nuk mund të ketë “konferencë mbi konferencë” pa mbylljen e Dialogut të Brukselit (2011-2019). Ky është turpi dhe absurdi më i madh i politikës dhe i diplomacisë së Kosovës, sepse qe 9 vjet të zeza kinse bëjnë “dialog” me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, duke  shpenzuar  paranë e popullit-buxhetit të Kosovës. – Bëjnë dialog për çka?!

-Vetëm nëse pala shqiptare e Kosovës, do ta braktiste Dialogun e Brukselit, d.m.th. nëse dështon ky dialog, atëherë do të krijohehin premisat reale për mbajtjen e një konference ndërkombëtare(por, kjo do të varej nga vullneti dhe nga gatishmëria e fuqive të mëdha botërore, jo as nga Beogradi e as nga Prishtina), por jo vetëm për Kosovën, sepse këtë do ta doje edhe Serbia, e cila qëkur Kosova u pavarësua (17 shkurt 2008), përfaqësuesit e lidershipit të saj kanë shprehur interesimin e tyre, që të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, të paktën sipas modelit të “Konferencës së Dejtonit” për Bosnjën, Kroacinë dhe Serbinë (1995).

Vazhdimi i Dialogut përjashton kërkesën për ndonjë konferencë ndërkombëtare për Kosovën!

S’ka asnjë dilemë se,  drisa të vazhdojë Dialogu i Brukselit (2011-2019), nuk do të ketë kurrfarë Konference Ndërkombëtare për Kosovën. Këtë duhet ta mbajnë parasysh edhe Prishtina, edhe Beogradi zyrtar, sepse logjikisht nuk mund të ketë “konferencë mbi konferencë” ndërkombëtare për Kosovën. Kjo është e qartë si dielli.

Pra, shumë e thjesht për t’u kuptuar politikisht, derisa Prishtina zyrtare ka  zgjedhur, ka përqafuar dhe po vazhdon Dialogun e  Brukselit (2011-2019), nuk mund të ketë “KONFERENCË NDËRKOMBËTARE” për Kosovën. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse  ndonjëra nga palët negociuese, do të braktiste “DIALOGUN E BRUKSELIT”. Ndryshe, JO!

Pra, është absurde të kërkohet mbajtja e një konference ndërkombëtare për Kosovën, kur pala kosovare është duke negociuar me palën serbe në Bruksel nën patronatin e Federica Mogherinit (Përfaqësuese e Lartë për Siguri dhe për Çështje të Jashtme të Bashkimit Evropian).

Logjikisht dhe realisht nuk mund të ketë “konferencë mbi konferencë” për Kosovën, me gjithë kërkesën kushtëzuese të kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të formuluar nga “5 pika” si përgjigje Amerikës, se nuk e tërheq “tarifën 100%”   doganore për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat