Zyrtarët e lartë shqiptarë dhe shkollimi i fëmijëve në universitetet e botës

Opinione

Zyrtarët e lartë shqiptarë dhe shkollimi i fëmijëve në universitetet e botës

Nga: Skënder Karaçica Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:05
Skënder Karaçica

Është bërë praktikë dhe dëshirë e zyrtarëve të lartë shqiptarë në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni që fëmijët e tyre të shkollohen  në universitetet e botës(BE-SHBA).Kjo nismë është e mirë pa fije dyshimi,sikundër më parë të programohej përmes institucioneve të shtetit për fëmijët tanë talente në fushat e jetës e të dijes,vërtetë të shkojnë për studime jashtë atdheut.

Kjo që po ndodhë këso kohe,na ka rastis shpeshherë të dëgjojmë në debatet e zyrtarëve të lartë shqiptarë,që në këto debate televizive apo në faqet e gazetave,nga e para e theksojnë si më ,,mburrje,,se fëmiu im ka shkuar për studime në universitetet e Evropës.Dhe,ata,harrojnë dhe ia kthejnë shpinën universiteteve në Tiranë,Prishtinë dhe Tetovë dhe me pozitën e qytetarëve të ,,rendit të parë,,(!)flasin dhe vetëm flasin për fëmijët e tyre në rrugëtimin për dije në këto universite të Evropës dhe botës...

Kjo krejt në rregull,sikundër që fëmijët e tyre dhe fëmijët tjerë të prindërve shqiptarë pa ndojë pozitë të lartë politike e shtetërore në institucionet tona të jenë të barabartë dhe pa asnjë privilegje (politike e shtetërore)për shkollimin e brezit të ri shqiptarë,që,kur e kur nuk ka asgjë të keqe,por pa e harruar asnjëherë ngritjen e cilësisë së studimeve në universitetet në Prishtinë,Tiranë dhe Tetovë.

Kujtoj se nuk duhet të lënë pas shpine universitetet tona,që nëpër vite ka dhënë kuadro të nivelit të lartë me dije shkencore që nuk besoj se ka mbetur diçka mungut nga universitetet evropiane,atje ku shkojnë fëmijët e zyrtarëve të lartë shqiptarë .Po sot,kemi plot shembuj që na ka rënë të shohim e të dëgjojmë në Amerikë se,shumë kuadro të shkolluara në universitet e Tiranës dhe Prishtinës,fjala vjen,
ata posa kanë ardhur në këtë vend e kanë verifikuar dijen e tyre shkencore dhe janë bërë kuadro të njohura në institucionet ekonomike,arsimore,universitare dhe të fushave tjera me diplomat e universiteteve tona.

Çfarë të themi më tutje...?Duhet të forcohet,të reformohet dhe të forcohet baza matriale dhe me kuadro të cilësisë së lartë shkencore të profesorëve në tempullin e dijes(universitetet tona)dhe,pa fije dyshimi brezi i ri shqiptarë në kohën e globalizimit do të jenë të gatshëm që të rreshtohen në participimin e dijes e të shkencës me brezin e ri evropianë në Evropë dhe botë në fillim të shekullit të ri tekniko-tekonologjik dhe të ekonomisë së lirë.

Në universitetet tona në Tiranë,Prishtinë dhe Tetovë ka vende të lira edhe për fëmijët e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe,ata duhet të jenë pjesë e jetës,të rritës dhe të shkollimit si të barabartë me moshatarët tjerë,që do të jenë e ardhmja e kombit dhe shtetit shqiptar.

Jo privilegje në shkollimin e brezit të ri shqiptarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat