Ku mund të shkohet me tri qëndrime të kundërta të tre udhëheqësve shtetëror?!

Opinione

Ku mund të shkohet me tri qëndrime të kundërta të tre udhëheqësve shtetëror?!

Nga: Hafiz Shala Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:06
Hafiz Shala

Në një situatë kur shteti udhëhiqet më tri politika të cilat krijojnë pasiguri, konfuzion dhe ndarje të popullit, si mund të shkohet përpara me funksionimin e shtetit në aspektin politik, demokratik dhe ligjor dhe Kushtetues.

Letrat e Kryeministrit dërguar partnerëve ndërkombëtar, shteteve të Quintit, pastaj ajo qeverive të shteteve të botës me shpjegime se Kosova është shtet i pavarur dhe me shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, kjo temë ka përfunduar kur kihet parasysh edhe shpjegimi i Gjykatës Ndërkombëtare, që do të thotë se çështja e shtetësisë së Kosovës ka përfunduar dhe çdo tentim të kthimit prapa, për Qeverinë dhe popullin e Kosovës është i papranueshëm.

Mendoj  se toni i letrës me ultimatum dhe kushtëzim, është nje gjuhë që në diplomaci nuk preferohet ani pse në thelb e tregon paluhatshmërinë kur është fjala për sovranitetin, tërësinë teritoriale me theks të posaçëm për ndryshimin e kufijve, për të cilën temë askush nuk e ka autorizimin për të ndërmarrë kurrfar hapi pa vendimin e Parlamentit dhe atë më shumicë absolute të votave të deputetëve.

Një gabim politik i kryeministrit është kërkesa për një konferencë lidhur me temat rreth bisedimeve me Serbinë, sepse ajo tani le që nuk është e nevojshme, por është edhe e rrezikshme për kthimin e statusit të Kosovës në diskutim.

Qëndrimet e kryeparlamentarit si shef i koalicionit qeveritar, më ne nuancë dallon nga ai i kryeministrit ani pse është arritur siç thuhet në harmoni bile shpesh edhe duke u lavdëruar se cila ka qenë i pari dhe çfarë përqindje ka propozuar.

Tani, kryeparlamentari, në mënyrë jo të ndershme del së po që së vijnë në pyetje marrëdhëniet më SHBA-të, ai qenka në gjendje edhe të largohet. Pse nuk e ka cekë ai këtë kusht në fillim.

A nuk është llogaritur së bashkësia ndërkombëtare posaqërisht SHBA-të, do të reagojnë ani pse, që të  gjithë pajtohemi se as Bashkësia Ndërkombëtare, në rend të parë SHBA-të, asnjëherë nuk i reaguan Serbisë për të gjitha pengesat që i bëri dhe po i bënë Kosovës duke filluar që nga moszbatimi i marrëveshjeve, po thuajse që të gjithave deri te pëngimi dhe lobimi për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare dhe tërhjeqjen e njohjeve të deritanishme.

Dhe letra e Presidentit dërguar Presidentit Trump për gatishmërinë e tij që bëjë kompromise të nevojshme që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e garantuar nga Bashkësia Ndërkombëtare e obligueshme për të dyja palët. Është një huti për të gjithë.

Shtrohet pyetja shumë legjitime që kërkon sqarim para se të bëhet vonë se a po shkelët Kushtetuta e Republikës së Kosovës kur është në pyetje integriteti respektivisht ndryshimi i kufijve pa vendimin e Parlamentit më shumicë votash. Dhe a thue Presidenti Trump do të insistojë apo të heshtë kundër një veprimi jokushtetues?

Në emër të kujt flet Presidenti dhe a e ka përkrahjen për një deklarim të tij kur rreth kësaj çështje edhe partia e tij e kundërshton e lëre më që nuk e ka pas opozitën shumicë që po anashkalohet përmes grupit të “unitetit”, i cili nuk e përfaqëson shumicën.

Pse nuk u aprovuar në Parlament Ligji për grupin e “unitetit” ndoshta ende ka shans që të votohet se askush nuk e ka përkrahjen për të biseduar për ndryshim, korigjim apo ndarje të territorit të Kosovës dhe kjo do të ishte mënyra më racionale dhe e sigurt që Presidenti i vendit nuk mund të sillët në mënyrë nonshallante sikur të ishte sulltan i Kosovës.

A ka unitet të spektrit politik, parlamentar dhe shtetëror që kjo mos të ndodhë, përderisa as Bashkësia ndërkombëtare e as SHBA-të nuk u deklaruan se garantojnë së nuk do të ketë ndryshimë, korigjim apo ndaj territorit të Kosovës i njohur ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të ketë botës.

A do të thotë kjo se po përgatitet ose veç është përgatit ndonjë opsion në dëm të Kosovës siç ndodhi me Demarkacionin me Malin e Zi, merre ose leje.

A po punohet pas shpinës së popullit? A do të pajtohet populli i Kosovës të falë territor të vetin për një paqe që nuk do të funksionojë përderisa Serbisë i bëhen lëshime, ndërsa Kosova ndëshkohet.

Siç e dimë, Kosova me Planin e Ahtisarit, ka bërë lëshime shumë të dhimbshme dhe përsëri t’i kërkohet të bëjë koncesione ndaj Serbisë.

Në këto pyetje dhe për këto brenga, popullit të Kosovës duhet t’i ipet përgjigje e sinqertë dhe të ndershme.

Pse Presidenti i vendit, nuk e shpjegon dot se çka nënkupton me lëshime të dhimbshme? A  nuk pati Kosova mjaft dhimbje, por po u dashka të rëndohët edhe më shumë?

Presidentit më shumë i intereson t’i kënaq ndërkombëtarët së sa popullin të cilin e udhëheq. Se ma shumë ju referohet atyre se popullit të vetë, se i anashkalon organet shtetërore në rend të parë Parlamentin për çka e bënë përgjegjësinë kushtetuese se për vendime të tilla nuk mund të veprojë vetëm. Dhe, pyetje e  thjeshtë dhe e drejtëpërsëdrejtë se a pajtohet populli me ndarjen e një pjese të territorit të Republikës së Kosovës? A duhet të pyetet populli për këtë. Përgjigjën duhën ta jepin udhëheqësit e shtetit të cilët janë përgjegjës që për këtë të kërkohet forma e deklarimit për të marrë mendimin dhe vendimin zyrtar dhe të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat